Kameron: Hetim publik për “News of the World”

eGo0sTyle

System Engineer
cameron-news-300x187.jpg

Kryeministri britanik David Kameron bëri thirrje për një hetim të pavarur lidhur me akuzat se tabloidi britanik News of the World ka përgjuar telefonat e disa viktimave të krimit gjatë viteve të fundit.
Media britanike tha se policia e ka zgjeruar hetimin për të përfshirë akuza akuzat se gazeta ka përgjuar telefonat e disa nxënëseve të shkollave të vrara në vitin 2002 dhe telefonat e viktimave të 7 korrikut 2005 në sulmet terroriste të transportit në Londër.
Në fjalimin e tij në parlamentin britanik, zoti Kameron i quajti zbulimet rreth tabloidit News of the World si tepër të neveritshme. Ai tha se ka nevojë për një hetim të pavarur dhe publik lidhur me sjelljen e individëve dhe organizatave të medias dhe dështimi i policisë për të zbuluar akuzat e fundit në hetimet e mëparshme.
Zoti Kameron tha se procesi duhet të fillojë pas përfundimit të hetimeve nga policia. Deputetët britanik do të mbajnë sot një debat emergjent lidhur me skandalin.


Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top