Kaligrafia

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kaligrafi (nga greqishtja καλٍς Calos "bukur" dhe γραφία GRAPHIA "shkrimi") është arti i të shkruarit dekorativ.
Në kohët e lashta ai ishte zhvilluar shpesh në sferën fetare, ku ishte si një formë e komunikimit.


Kaligrafia Perëndimore daton fillimisht ne skriptet greke dhe romake e me tej ne mesjete ne lulezimin gotik.Librat e shkruar dhe dekoruar me dore u bene me te rralle pas shpikjes se shtypshkronjes nga Johannes Gutenberg ne shek e XV.
Ne shek e XV dallohen manualet e shkruara nga Feliciano da Veronae ndersa ne shek e XVII kaligrafia morri nje forme tjeter,ate te te harkimit te shkronjave paksa.Dallohet francezi Barbedor qe gjeten nje gjuhe mirekuptimi mes kaligrafise italiane dhe asaj franceze.


LouisBarbedor--1640.jpg

Në sajë të supremacisë kulturore të pushtuar nga Franca e Luigjit XIV, modelet francezë, edhe pse fillimisht italiane, u perhapen kudo.Ndeshi rezistence ne Angli ku mjeshtrit e letersise se universitetit te Oksfordit duke u bazuar ne modelet e meparshmeate francez dhe gotik,i dhane nje forme tjeter te titulluar Fraktur

b4039b5098e3d3ff89a4f20ae27e73bf.jpg

Me tej kaligrafia krijoi nje renie deri ne shek XIX kur William Morrisdhe Edward Johnston e risollen artin e kaligrafise ne menyren angleze.Shume kaligraf te njohur ishin anglo-sakson prej te cileve mund te permenden: Hermann Zapf, Thomas Ingmire, Fernando Lembo di Pino, Rudolf Koch etj.

Kaligrafia e lindjes se larget perdorte shpesh penelat me boje per te shkruar sinogramet.
Kaligrafi (në gjuhen kineze, Shufa 書法, në japonisht Shodo 書 道, ose "Mënyra e të shkruarit") është konsideruar si një art i madh në Azinë Lindore dhe forma më e rafinuar e pikturës.

800px-Huushincho_1.jpg

Kaligrafia arabe eshte shpesh prezente ne artin islam dhe kryen nje funksion frymezues.
Shkollat kaligrafike ishin pjesë e programit mësimor të studentëve të teologjisë.

Kaligrafi te njohura qe njihen sot e kesaj dite jane :
  • kaligrafia indiane me stilin Aśoka te indise
  • kaligrafia nepaleze me skriptin e Ranjana-s qe u perdoren ne Nepal,Bhutan,Leh,Mongoli,Kine,Japoni dhe Kore qe derivojne nga shkrimet Sanskrit dhe Pali.
  • Kaligrafia Tajlandeze
  • Kaligrafia Tibetiane
  • Kaligrafia Persiane
  • Kaligrafia e Maya-ve ne gad.Jukatan



Themeluesi i kaligrafise moderne ishte Edward Johnston.Rilindja moderne e kaligrafise rifilloi ne fund te shek XIX e influencuar nga estetika dhe filozofia e William Morris .Edward Johnston u konsiderua si babai i kaligrafise moderne.Pasi studioi idete e arkitektit William Harrison Cowlishaw,u prezantua tek William Lethaby ( president i shkolles qendrore te artit dhe artizanatit ) qe e udhezoi te studionte idete nga Muzeu Britanik.
Ky interes i Johnston ne artin e kaligrafise me nje stilo laps me maje te holle beri qe te hapej nje kurs ne shkollen qendrore ne Southampton Row,Londer ku dhe u influencua designer-i Eric Gill.
Johnston rigjalleroi artin e kaligrafise me shkrimet e tij Writing & Illuminating, & Lettering (1906) i influencuar nga britaniket Graily Hewitt, Stanley Morison, Eric Gill dhee Anna Simons.Ai krijoi stilin e shkrimit Foundational ,thjeshtesisht artizanale ,e rrumbullaket,kaligrafike.
Me tej ndoqi rrugen e tij, Graily Hewitt ne vitet 1915 - 1943.nxenesja e Johnston, Anna Simons futi ne gjuhen gjermane kaligrafine me tej Rudolf Larisch ne shkollen e artit ne Viene.
Rudolf Koch ishte mik i ngushte me Rudolf Larisch .Kaligrafite e tij u ben te njohura ne shek e XX ne Amerike dhe ne Evropen Veriore.
Sot kaligrafia moderne perdoret me shume ne programet kopjuterike si microsoft word apo Apple Pages dhe designeret profesioniste

Disa shembuj ne ditet e sotme :

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kaligrafia

Ne fakt kur permendet Kaligrafi, mua kryesisht me kujton kaligrafine arabe, dhe me pas ate kineze, ndonese sepse dhe keto jane me te perhapura dhe me te vecanta, sidomos per ne qe perdorim shkrim tjeter ate latin. PO shtoj disa stile te kaligrafise arabe per ta pasuruar me shume temen:


Ndër llojet dhe stilet më kryesore të kaligrafisë Arabe mund të përmendim: Kufi, Deuani, Nas’hi, Rika,Talik, Thuluth.

1- Shkrimi Kufi njihej si el-hatel-kufi dhe pati një ndikim domethënës në të gjithë kaligrafinë islame.Ky shkrim është triumfues i kohërave të hershme të islamit. Kufi ka masa specifike të përpjesshme, së bashku me kënde të theksuara dhe forma katrore. Ai u krijua pas themelimit të dy qyteteve muslimane të Basrës dhe të Kufes në Irakun e sotëm në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të hixhri.

Shahada-Kufic-21x21-Ghazi-B1.png


2- Shkrimi Deuani u përhap në shek. XV-XVII i cili pëlqehej shumë nga kancelaritë osmane dhe përdorej shumë për qëllime dekorative. Ky shkrim u zhivillua nga kaligrafi Ibrahim Munif dhe arriti majat e tij falë kaligrafit Shala Pasha.
Diwani_Izzet_al_Karkuki.jpg


3-Shkrimi Nas’hi është gjithashtu një nga shkrimet e hershme që u zhvillua në botën islame. Stili i tij paraqet një linjë ritmike, ku më vonë u reformua në një shkrim estetik për Kuranin Famëlartë.

tumblr_mgk334qhJX1qapk2qo1_500.jpg


4- Shkrimi Rika rridhte nga kombinimi i shkrimit Nas’hi dhe Thuluth dhe ishte ndër shkrimet e preferuara të kaligrafëve otoman. Sot është shkrimi i preferuar në botën arabe në të shkruarën e përditshme.

IMAGE634930694040662065.jpg




5- Shkrimi Talik thuhet se ka prejardhjen nga Persia dhe është përdorur që në shekullin e IX-të. Kaligrafi Abd Al-Haj ka luajtur nje rol te rëndësishëm në zhvillimin e këtij stili.

Persian-Calligraphy-780-Image+$285$29.jpg


6- Dhe së fundmi shkrimi Thuluth u shfaq së pari në shekullin e VII-të gjatë kalifat umajid, dhe pati shumë pak zhvillim përgjatë dy shekujve të mëvonshëm. Thuluth nënkupton “ një e treta”, ndoshta sepse madhësia e gërmave ishte sa një e treta të shkrimeve tjera. Thuluth është shumë i njohur për grafikat mjaft të përpunuar dhe plastikën e shquar.

L_8D6271C85A_11368.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top