Kahlil Gibran

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Gibran Kahlil Gibran ka lindur me 6 nentor 1883 ne Bashari, Liban dhe vdiq me 10 prill 1931 ne New York. Ishte poet, filozof, piktor dhe ne vendet arabe konsiderohej si gjeniu i kohes se vet. Ai jetonte kurdohere me Profetin, dhe shpirtit i tij gjithwkohws nxirrte ate gejzerin e etur qe kishte shpirti i tij i madh. Por, fama e tij u perhap shume me teper se ne Lindjen e aferme, poezia e tij u perkthye ne me shume se njezet gjuhe, vizatimet e tij u ekspozuan ne kryeqytetet me te medha te botes dhe nga Augusto Rodin krahasoheshin me veprat e William Blake. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku jetoi njezet vitet e fundit te jetes se vet, shkroi ne anglisht "Profeti" botuar me 1923 me ilustrimet e veta simbolike, u prit nga kritika si nje kryeveper e vertete dhe u pelqye dhe u vleresua nga miliona lexues si nje klasik i kohes se vet. Kryevepra e Kahlil Gibranit, shënoi një bujë të madhe në tërë botën, dhe arriti të prek një perlë të pasur poetike. Verpa e tij bëri një hap shume te madh ne letersi, dhe haperoi shume shpejte ne ecurine progrese. Vepra e tij eshte shtrire ne rrafshin poetik, filozofik, gje qe kjo e ben te jete nje veper e pjekur artisitkisht. Kahlil Gibran e ka vleresuar gjithnje "Profeti" si vepren e tij me te arrire artistikisht. "Besoj se nuk kam jetuar asnje cast pa ndjere brenda meje Profetin, qe nga fillimi i konceptimit te tij atje, ne malin Liban", shprehej ai. Kur doli vepra shtypi permendi "ritmin madheshtor te Predikuesit", "pranimin e heshtur te nje filozofie te madhe njerezore", "bagazhin e fuqishem te jetes shpirteore"... Nder krijimet me te njohura jane: "Profeti", "Jezusi biri i njeriut", "I çmenduri", "Perendite e tokes", "Zeri i mesuesit", "Maksima shpirterore", "Krahet e thyer" etj, etj.


Trishtimi - Khalil Gibran

Pyes trishtimin dhe zbuloj
Se nuk e ka dhuntinë e fjalës
E megjithatë po të mundte
Jam i bindur që do të shqiptonte
Një fjalë më të ëmbël se gëzimi
Të kthehesh fëmijë
Gjërat që fëmijët duan
Mbeten në mbretërinë e zemrës
Deri në plakje
Gjëja më e bukur e jetës
ثshtë se shpirti ynë
Ndal fluturimin
Në vëndet ku njëherë një kohë luanim.
 
Pe: Kahlil Gibran

Si u bëra i çmendur...

Po më pyesni si u bëra i çmendur. Ndodhi kështu: Një ditë, kohë të shkuara, para se shumë zota të lindnin, u zgjova nga një gjumë i thellë dhe pashë se m'i kishin vjedhur të gjitha maskat - shtatë që i kisha ndërtuar dhe mbajtur në shtatë jetë - unë vrapova pa maskë mes rrugëve të mbushura me njerëz duke thirrur, "Hajdutët, hajdutët, hajdutët e mallkuar".
Burra e gra qeshën me mua dhe disa vrapuan nëpër shtëpi nga frika.
Kur mbërrita në sheshin e tregut, një i ri që po rrinte në majë të një shtëpie thirri," Ai është i çmendur". Unë hodha sytë lart për ta parë; dielli puthi për herë të parë fytyrën time të zhveshur. Për herë të parë e puthi dielli fytyrën time të zhveshur dhe shpirti im u ndez nga dashuria për diellin dhe unë nuk i desha më maskat e mia. Dhe, si i shtangur, thirra, "Bekuar qofshin hajdutët që më vodhën maskat".
Kështu u bëra i çmendur.
Dhe gjeta lirinë e vetmisë dhe u sigurova që nuk do të më kuptonin, sepse ata që na kuptojnë, skllavërojnë një pjesë tonën.
Por, le të mos jem aq krenar për këtë" siguri. Edhe një hajdut në burg është i siguruar nga një hajdut tjetër.
 
Pe: Kahlil Gibran

Heshtja eshte e dhimbshme, por eshte pikerisht ne heshtje qe gjerat marrin forme, dhe ka momente ne jete ne te cilat e vetmja gje qe mund te bejme eshte te presim. Tek cdokush nga ne, ne thellesi te qenies tone ka nje force qe shikon dhe degjon ate cfare nuk mund ta perceptojme akoma.Gjithcka qe jemi sot ka lindur nga heshtja e se djeshmes...
 
Titulli: Kahlil Gibran

Fytyrat

Kam parë një fytyrë me njëmijë shprehje, dhe një fytyrë me veçse një shprehje si e mbajtur në një kallëp.
Kam parë një fytyrë përmes vezullimit të së cilës mund të shihja shëmtinë nën të, dhe një fytyrë vezullimin e të cilës më duhej ta ngrija që të shihja sa e bukur ishte.
Kam parë një fytyrë të vjetër më së shumti vijëzuar me asgjë, dhe një fytyrë të lëmuar në të cilën të gjitha gjërat ishin gdhendur.
I njoh fytyrat, sepse shoh përmes cohës që thurrin sytë e mi, dhe vë re realitetin nën të.
 
Titulli: Kahlil Gibran

Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu,
Janë bijtë e bijat e vetë jetës.
Ti i sjell në jetë por nuk i krijon,
Janë pranë teje, por nuk janë gjëja jote.
Mund t'u japësh atyre dashurinë tënde,
Por jo idetë e tua.
Sepse ata kanë idetë e tyre.
Ti mund t'u japësh një shtëpi trupave të tyre,
Por jo shpirtin e tyre,
Sepse shpirti i tyre banon në shtëpitë e së ardhmes,
Ku ty nuk të lejohet të hysh,
As edhe në ëndërr.
Mund të përpiqesh t'u ngjash atyre,
Por mos dëshiro të të ngjajnë ty.
Sepse jeta nuk kthehet prapa,
Dhe nuk ndalet dje.
Ti je harku që lëshon bijtë drejt së nesërmes.

 
Titulli: Kahlil Gibran

1604481_643830449013482_1627515411_n.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top