Kadeli lë PD për LSI: Mandati im prej burrërisë së Sali Berishës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
97829_2.jpg

TIRANث - Gjovalin Kadeli lë opozitën dhe Partinë Demokratike për të kaluar në radhët e mazhorancës, e jo më në PS, por në LSI. Lajmin e bëri të ditur vetë deputeti në një intervistë televizive, teksa kujtoi takimet elektorale me bazën e tij të dikurshme, militantët e majtë dhe pas një kohe reflektimi të tij.

KAM PASUR NGACMIME NGA BAZA, KAM 20 VITE ME TA
“Kam pasur ngacmime të herëpashershme për shkak të gjenezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh, por dhe me veten time. Me këta njerëz kam një jetë të tërë, 20 vite me ta", tha Kadeli. Ai shpjegoi se jemi në këtë pozicion pasi "dera e PS u mbyll në një kohë kur ne punuam për të ardhur një ditë në pushtet në mënyrë që të implementojmë atë program që kemi paraqitur". "Pavarësisht se ishim në krah të votuesve të PD Lezhë, ishim pranë edhe kolegëve të PD, duke bërë të mundur ruajtjen e mandatit të katërt. Kjo tregoi se PS janë këta dhe kanë të drejtën morale të më kërkojnë llogari. Unë së bashku me këta njerëz kemi vendosur që unë të largohem nga PD, grupi parlamentar i PD për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI” deklaroi Kadeli, i cili para zgjedhjeve të 23 qershorit braktisi PS-në, për të kandiduar për PD.

DOJA LSI, POR META U VONUA Tث Mث KTHENTE PثRGJIGJE PARA ZGJEDHJEVE
Kadeli zbulon se ka pasur kontakte me kreun e LSI që në fillimet parazgjedhore për t’iu bashkangjitur ekipit të tij, por që për arsye objektive zoti Meta kishte vonuar në kthimin e një përgjigje. Përkundrejt vendimit, Kadeli e cilëson të përmbushur misionin e tij në lidhje me PD, duke deklaruar se ka një mandat që vjen nga një marrëveshje me ish-liderin demokrat Berisha, e për të cilin shton jo vetëm së bashku me 2 kolegët socialistë mbajti në këmbë qeverinë, por dhe punoi fort në qarkun e Lezhës për të mbajtur katër mandate për të djathtën. “Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam pas kontaktuar me zotin Meta, që të jem pjesë e ekipi të tij, por zoti Meta u vonua në përgjigje, pasi kalkulonte numerikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë".

ZGJEDHJET E MIRA FALث SALI BERISHثS, MANDATI IM PREJ BURRثRISث Sث TIJ
"Në atë kohë u paraqit nevoja e votës në parlament lidhur me anëtarin e kolegjit zgjedhor dhe me mbajtjen e qeverisë në mënyrë që të përmbushte detyrimin për zgjedhje të lira. Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu, që quhet Sali Berisha", ka vlerësuar Kadeli. Ai ka treguar se "marrëdhënia e tij ka qenë me zotin Berisha". "Unë s'kam qenë asnjëherë anëtar i PD. E kam marrë mandatin për shkak të marrëveshjes, për shkak të burrërisë së zotit Berisha, burrëri e cila bëri që ne në fushatën e 2013 mos të jemi parazitë me një mandat të dhuruar, por të jemi si kandidatët e tjerë për të marrë një numër sa më të madh votash, që u konfirmua përmes pranisë së madhe të militantëve socialistë që përkrahnin pa rezerva PD, megjithëse PD ishte në pikët e saj më të ulëta”, tha Kadeli.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 
Titulli: Kadeli lë PD për LSI: Mandati im prej burrërisë së Sali Berishës

Mashkull legen prit hajr nga ky lloj njeriut.
 
Titulli: Kadeli lë PD për LSI: Mandati im prej burrërisë së Sali Berishës

Legena qe genjehen per nje kocke
 
Titulli: Kadeli lë PD për LSI: Mandati im prej burrërisë së Sali Berishës

Prostitucioni eshte zanati me i vjeter i njeriut human. Por seç ka nje lidhje te ngushte me politiken..!

@Quku, ma gjej nje mashkull serjoz ne politike..;)
 
Titulli: Kadeli lë PD për LSI: Mandati im prej burrërisë së Sali Berishës

Nuk me shqteson fakti se "iku" ky qe u zgjodh ne listat e PD ne Lezhe si shperblim per tradhetine qe i beri PS-se, por me shqeteson fakti se LSI po ben stan me lepuj dhe po ble me flori deputete ku te mundi.

Pas 2 vjetesh ja ben bam kjo histori.

Mafja ne Shqiperi e gjeti Padrinon e saj me ne fund.


hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top