Ka 450 milionë euro, e nuk di të lexojë

stv2008

Anëtar i ri
Ka 450 milionë euro, e nuk di të lexojë

06_06_11_43838_06-lex_0606111750_1-300x175.jpg

Një nga njerëzit më të pasur në Britani të Madhe, Andreas Panayiotou, edhe pse multimilioner, nuk di të lexojë.

Ky 45-vjeçar për shkak disleksisë nga e cila vuan, nuk ishte në gjendje të përfundojë as formën më të thjeshtë të shkollimit. Pavarësisht kësaj, pasuria e tij vlerësohet në rreth 450 milionë euro.

Si 14-vjeçar vendosi të braktisë shkollën, por kjo nuk e pengoi të krijojë perandori.

Sot posedon tre aeroplanë, jaht dhe kompania, transmeton “Daily Mail”.

Perandorinë biznesore filloi ta krijojë që në moshë të re. Së pari punoi te i ati, e vazhdoi me blerjen e tokës dhe ndërtimin e shitjen e banesave.

Sot, është i bindur se asgjë nuk do të arrinte po të mos ishte lufta me disleksinë.
 
Pe: Ka 450 milionë euro, e nuk di të lexojë

I lumte per pasurine qe ka aritur.

Disleksia eshte nje aftesi e kufizuar te zhvillimit leximit. Leximi nuk eshte nje veprim themelor tek njeriu, ai duhet mesuar...
Te semuret me disleksi nuk kane nje nivel me te ulet zgjuarsie dhe nuk mesojne gjerat e tjera me veshtire, pervec leximit. Ne fakt, pjesa me e madhe e disleksikece kane nje inteligjence mbi mesataren.
Gjithesesi, pamundesia e leximit te shpejt ose te rrjedhshem mund te bej shume lende veshtire per ti ndjekur.
Disleksia= mangesi leximi, paaftesi per te lexuar.

Femijet mesojne te lexojne duke "perkthyher" ose dekodifikuar fjalet, nepermjet tingujve, gradualisht duke mesuar tingujte mesojne dhe me kollaj leximin, prandaj dhe nuk kane nje lexim te rrjedhshem, sepse nuk bejne lidhjen shpejto midis shkronjave dhe tingujve.
Keta femije kane problem ne dekodimin e germave dhe si pasoj kane probleme ne mesimin e leximit dhe shkrimit ortografik.
 
Pe: Ka 450 milionë euro, e nuk di të lexojë


Disleksia, si shfaqen çrregullimet te fëmijët
Disleksia është mungesa e aftësisë për të mësuar dhe për të folur. Një person i prekur nga disleksia ka vështirësi në të lexuar, edhe pse ai mund të ketë inteligjencën dhe motivacionin e nevojshëm për të mësuar dhe për të lexuar. Studimet e deritanishme nuk kanë arritur akoma të zbulojnë një shkaktar të vërtetë të disleksisë, por studiuesit mendojnë së gjatë zhvillimit të fëmijës mund të ndikohet në zona të procesit të informimit në tru. Ata mendojnë së në këtë fushë një faktor ndikues është edhe gjenetika. Kjo nuk do të thotë se faktori gjenetik të jetë i trashëguar nga brezi i parë, por duhet kërkuar në rrënjët e familjes. Disleksia nuk shkaktohet nga një paaftësi fizike, siç janë problemet e shikimit apo të dëgjuarit. Personat me disleksi kanë një nivel mesatar apo mbi mesatar inteligjence./ mjeku.org

Kështu të sëmurët me disleksi kanë vështirësi në të kuptuarit e fjalëve që ata lexojnë, ata zakonisht nuk i kuptojnë, të cilat i dëgjojnë qoftë edhe nga një person tjetër. Studimet e deritanishme nuk kanë arritur akoma të zbulojnë një shkaktar të vërtetë të disleksisë, por studiuesit mendojnë së gjatë zhvillimit të fëmijës mund të ndikohet në zona të procesit të informimit në tru. Ata mendojnë së në këtë fushë një faktor ndikues është edhe gjenetika. Kjo nuk do të thotë se faktori gjenetik të jetë i trashëguar nga brezi i parë, por duhet kërkuar në rrënjët e familjes. Disleksia nuk shkaktohet nga një paaftësi fizike, siç janë problemet e shikimit apo të dëgjuarit. Personat me disleksi kanë një nivel mesatar apo mbi mesatar inteligjence. Kjo lidhet me faktin se truri i disa njerëzve ka nevojë për një cak më të madh kohor për të marrë, organizuar, kujtuar dhe përdorur informacionin e marrë. Në SHBA, përafërsisht 5 për qind deri në 10 për qind e popullsisë sipas gjasave ka probleme të tipit të disleksisë. Disleksia nuk është një problem që ka të bëjë me shikimin. Nuk janë sytë ata që i shohin gabim fjalët, por truri është ai që ka vështirësi në përpunimin e informacionit vizual. Por duhet treguar kujdes, sepse disleksia nuk duhet të ngatërrohet me problemet që kanë fëmijët gjatë procesit të mësimit të shkrimit dhe leximit. Disleksia nuk mund të vihet re para se fëmija të ketë filluar shkollën.

Faktorët

¨ Vështirësi në kuptimin e fjalëve
¨ Vështirësi në formimin e fjalëve
¨ Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë
¨ Formulon me vështirësi mendimet
¨ Edhe pse i lexon nuk i artikulon fjalët/ F.shqiptar

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top