Jusuf Buxhovi — Historia e Kosovës

Love

βeℓℓe â๓e
  • PثRKATثSIA PثRENDIMORE E SHQIPTARثVE
    Jusuf BUXHOVI — KOSOVA — Perandoria Osmane (Me rastin e promovimit të tre vëllimeve mbi historinë e Kosovës, New York 1 Dhjetor 2012)
Nga: Frank Shkreli

ambasadori-300x198.jpg

I nderuar Profesor Buxhovi, të nderuar pjesëmarrës.
Fillimisht dëshiroj të përshëndes Vatrën për organizimin e promovimit të këtyre veprave të historisë së Shqiptarëve, mu në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë kombëtare. Unë jam i kënaqur të marr pjesë në këtë promovim, jo vetëm për rëndësinë që ka vepra e historianit Jusuf Buxhovi për historiografinë shqiptare, por edhe për faktin se me autorin jam njohur shumë vite më parë, kur Zoti Buxhovi vinte në Uashington si pjesë e delegacioneve të Kosovës, të kryesuara nga Dr. Ibrahim Rugova. Ishte ajo periudhë, kur Zoti Buxhovi dhe intelektualët e tjerë shqiptarë të Kosovës, erdhën në Washington t’u flisnin drejtë për drejtë zyrtarëve amerikanë mbi gjenocidin që po ndodhte në Kosovë kundër shqiptarëve të Dardanisë.

Ishte këjo një përsëritje e historisë sonë kombëtare, e asaj historie 100-vjetë më parë, dhe për të cilën shkruan Z. Buxhovi, kur një grup tjetër atdhetarësh dhe patriotësh nga të gjitha trevat shqiptare, delegacione të kryesuara nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini e të tjerë, endeshin anë e mbanë Evropës nga Vjena, në Romë, e në Londër, për të siguruar përkrahjen e botës së atëhershme për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha otomane, si dhe për të siguruar mbështetje për çështjen e pa-zgjidhur të kombit shqiptar, përpjekje këto që kishin për objektiv korigjimin e vendimeve të pa drejta dhe tragjike të konferencave të ndryshme ndërkombëtare në kurriz të kombit shqiptar.

Pas përpjekjeve dhe lufërave të shumëta, Kosova u çlirua dhe u bë shtet i pavarur. Si i tillë, shteti i Kosovës kishte nevojë për një histori të shkruar, pasi historia e saj, si pjesë përbërse e historisë së kombit shqiptar, duhet patjetër të rivlerësohet, jo sepse një gjë të tillë e kërkon turku, sllavi ose greku, por për arsye se ajo është deformuar dhe keq trajtuar, jo vetëm, nga këta armiq të kombit, për qëllimet e tyre ekspansioniste, por edhe nga komunizmi shqiptar në bashkpunim me komunizmin ndërkombëtar, për arsyet e tyre ideologjike.

ثshtë domethënës dhe me rëndësi kombëtare fakti që historiani Jusuf Buxhovi, ka botuar këto tre vëllime ekzaktërisht këtë vit, me rastin e 100-vjetorit të Shqipërisë, pasi bota fatkeqsisht di shumë pak për historinë e shqiptarëve dhe ato që i di, janë të influencuara nga propaganda turke, serbe, greke dhe ruse të cilët gjatë shekujve, falsifikuan historinë e vërtetë të Arbërit, pa asnjë përgjegjësi morale, historike ose politike.

Në këtë 100-vjetor të festës së madhe shqiptare, vepra e Zotit Buxhovi i paraqet lexuesit një përmbledhje faktesh dhe dokumentacioni të nevojshme për çdo njërin që kërkon të mësojë dhe të kuptojë historinë e shqiptarëve, jo vetëm në kontekstin kombëtar por edhe në atë
ndërkombëtar.

Mua më ra shorti t’i them dy fjalë në lidhje me vëllimin e dytë të Z. Buxhovi, dmth., mbi Perandorinë Osmane, si një prej perandorive që ka zgjatur më shumë se çdo tjetër, ç’prej kohës së antikitetit. Zoti Buxhovi në këtë vëllim nënvijon proceset dhe qasjet historiketë perandorisë osmane në relacion me shqiptarët, si pjesë e historisë së Evropës dhe të botës. Ai përshkruan jetën dhe lëvizjet politike, ushtarake, diplomatikedhe intelektuale
të shoqërisë otomane në relacion me shqiptarët dhe anasjelltas, duke u bazuar në dokumentacion arkivash vendesh të ndryshme, e sidomos siç thotë edhe vet autori, në arkivat e pasura gjermane.

ثshtë këjo një histori e trashëgimisë së një perandorie, që la gjurmë dhe një trashëgimi të rëndë ku i shkeli këmba, sidomos ndër ne shqiptarët.

Profesor Buxhovi shkruan për çmimin e lartë që kombi shqiptar ka paguar nën sundimin ottoman, si dhe për luftën e tij të për të dalur nga terri i natës së gjatë të pushtuesve otomanë. Turqit otomanë shkaktuan shkatërrime të papërshkrueshme në jetë njerzish dhe dëme të mëdha materiale, përfshirë edhe përpjekjet për të eliminuar kulturën, gjuhën dhe traditat shekullore të shqiptarëve.

Në të vërtetë, Prof. Buxhovi i paraqet osmanlijtë si pushtues të Arbrit e jo si administratorë, në kundërshtim me disa të tjerë që pretendojnë se osmanët ishin vetëm administratorë të trojeve shqiptare. Në përputhje me historiografinë botërore, Profesor Buxhovi dokumenton se Perandoria osmane në Ballkan kishte ardhur dhe sillej si një fuqi pushtuese. Po të kishin qenë osmanlijtë vetëm administrues në trevat shqiptare, pse atëherë pavarësia e Shqipërisë ishte ndër të fundit dhe më e vështira në Evropë?

Frank-Buxhovi-198x300.jpg

Tema kryesore e këtij libri është se lufta e Arbërit kundër pushtuesve osmanë pasqyron mbijetesën dhe vazhdueshmërinë e “ndjenjave dhe të vetdijes perëndimore’’, në rezistencën shekullore të Shqiptarëve ndaj barbarëve turq e sllavë.

Zoti Buxhovi thekson se qëndresa dhe lufta e shqiptarëve gjatë pesë shekuj okupimi osman, tregon se shqiptarët ishin të gatëshëm që me çdo kusht e mjet, mbi të gjitha, të ruanin identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, kulturën dhe mënyrën e tyre të jetesës. Lufta dhe rezistenca epike e Gjergj Kastriotit – Skënderbe, prej një çerek shekulli kundër otomanëve, thotë autori, do të shërbente si një frymëzim për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve, breza, të cilët edhe pas vdekjes së heroit kombëtar, rezistuan duke iu kundërvenë okupimit osman me aq sa kishin mundësi e fuqi.

Zoti Buxhovi në librin, ‘’Kosova në Periudhën e Osmanlijve’’, shkruan se megjithse ‘’Perandoria Osmane kërkonte një emancipim shoqëror dhe politik të
Shqiptarëve, i cili të ishte në përputhje me islamin dhe frymën e tij’’, rilindasit shqiptarë si dhe në përgjithësi, Lëvizja Kombëtare Shqiptare….jo vetëm që nuk do të kërkojnë Orientin, por duke iu këthyer antikitetit, ku ata si pasardhës të Pellazgve… do të mbështeten te qytetërimi perëndimor.’’


Ai vazhdon duke thënë se ‘’Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kërkesat e saj si edhe formimi i Qeverisë së Përkohëshme, paraqet këthimin e Shtetit të Arbërit për herë të parë pas 500- vjetësh — ndonëse në përmasat e vilajetit të Kosovës — nuk ishte gjë tjetër pos shprehje e vullnetit politik dhe shpirtëror (të shqiptarëve) për t’u këthyer në Perëndim, pikërisht aty ku kishte mbetur Gjergj Kastrioti – Skendërbeu para pesë shekujsh, i vetmi që kishte kundërshtuar dhe luftuar pushtimet osmane.

Për më tepër, si rrjedhim ose si pasojë e shtypjeve osmane, Zoti Buxhovi thotë se gjatë periudhës së Osmanizmit, rezistenca ndaj pushtimit turk, jo vetëm “nxjerrë në pah të vërtetën për sjelljen e Arbërve, në përputhje me vetëdijen përendimore’’ të tyre, por në të njëjtën kohë, ajo rezistencë kundër pushtuesve osmanë, shkakton lindjen e një shqiptarizmi ose nacionalizmi të fuqishëm shqiptar, i cili u kultivua gjatë dekadave duke nxitur dhe duke u dhënë shqiptarëve guximin dhe besimin në vetveten, një ndjenjë këjo, që më në fund, çoi deri në lëvizjet e shekullit të kaluar drejtë — jo vetëm pavarësisë së Shqipërisë, por edhe në pavarësinë dhe shtet formimin e sotëm të Kosovës’’, thotë autori.

Nacionalizmi dhe ndjenjat e shqiptarizmit kanë lindur dhe janë formuar — duke përdorur mjetet dhe duke shfrytëzuar rrethanat dhe metodat që shqiptarët kishin në dispozicion. Nacionalizmi shqiptar, në të vërtetë, sipas Zotit Buxhovi ka ndikuar pozitivisht edhe në zhvillimet brenda perandorisë osmane, sidomos pas sundimit të Sulltan Hamitit, duke thënë se nacionalizmi shqiptar nxiti madje edhe forcat e shëndosha nacionaliste turke, të cilat do të kishin më vonë ndikime historike në krijimin e një Turqie evropiane ose përendimore.

Zoti Buxhovi nënvijon edhe faktin se revolucioni xhonturk është krijuar, influencuar dhe organizuar nga shqiptarët me 1908 në Ferizaj. Këto zhvillime dhe influenca e shqiptarëve në këtë revolucion të xhonturqve, sipas prof. Buxhovit, e kishin bërë Kosovën qëndër me rëndësi të lëvizjeve kombëtare shqiptare, e të cilat më në fund ndihmuan, që 100-vjetë më parë më 1912, të shpallej pavarësia së Shqipërisë.

Nacionalizmi shqiptar i asaj kohe, sipas Z. Buxhovi, ishte dhe mbetet një trashëgimi lënë brezave të shqiptarëve të Kosovës dhe të përpjekjeve politike të tyre shekullore për shtet-formim — për të siguruar përfundimisht, të drejtat natyrale të kombit shqiptar. Zoti Buxhovi thotë gjithashtu se Kosova ishte qendra, e atij që ai e cilëson si ‘’graviteti kombëtar’’, politik e kulturor i shqiptarëve, dhe përmendë, natyrisht, Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit, revolucionin e xhonturqve, si edhe 14 pikat e Hasan Prishtinës — si ide këto dhe një program që i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

Sinani-flet-e-salle-300x198.jpg

Titulli i tre vëllimeve është ”Kosova”, por këtu në të vërtetë flitet dhe përshkruhet historia e të gjithë shqiptarëve. ثshtë historia e kombit shqiptar, sepse Kosova nuk mund të shikohet si një koncept gjeografik, ndryshe nga Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, por Shqipëria natyrale dhe Kosova si pjesë e kësaj Shqipërie natyrale paraqitet nga Z. Buxhovi në këtë vëllim si qendra e vlerave kombëtare, kulturore dhe shpirtërore, por në të njëjtën
kohë e paraqet Kosovën madje edhe nën pushtuesin ottoman, si pikënisja e lëvizjeve për pavarësi dhe shtetformim e të gjithë shqiptarëve.

Unë nuk jam historian dhe si i tillë nuk jam në gjëndje të vlerësoj sa duhet e si duhet rëndësinë e kësaj vepre, por besoj se duhet të bindemi për vlerën historike të veprës së prof Buxhovit, po të marrim parasyshë reagimet e Akademisë së Shkencave të Serbisë, e cila i konsideron këto tre vëllime prej më shumë se dy mijë faqesh, ‘’si një ”pamflet”. Siç duket, ata as nuk i kanë parë këto tre vëllime, e lere më t’i kenë lexuar.

Në të vërtetë, kritikat e ashpëra të akademisë serbe ndaj veprës së Buxhovit duhet të konsiderohen si një vlerësim, pasi është pikërisht këjo akademi, ajo që ç’prej mesit të 1880-ave ka përgatitur terrenin ideologjik nacionalist serb si edhe atmosferën politike dhe ushtarake për të pastruar Kosovën etnikisht njëherë e mirë, duke rekomanduar vrasjen, shpërnguljen dhe dëbimin me dhunë të qindra mijërave shqiptarëve gjatë gjithë historisë dardane.

Ishin tezat dhe rekomandimet e kësaj të ashtuquajtur akademi, të cilat janë zbatuar gjithmonë me përpikëmëri nga politika shoviniste serbomadhe duke përfunduar në disa gjenocide dhe shpërngulje në masë të shqiptarëve.

Profesor Buxhovi kundërshton pretendimet shpifëse serbe se shqiptarët janë të ardhur në Ballkan dhe si ‘’vasalë të perandorisë osmane’’, nuk kanë histori të veten dhe, si të tillë, duhet të zhduken nga harta e Ballkanit. Për t’ia arritur këtij qëllimi — bashkrendonin veprimtaritë kundër Shqiptarëve –osmanët, rusët, serbët, dhe grekët të cilët gjatë gjithë historisë, kërkesat e shqiptarëve i cilësuan dhe ia paraqitën botës si ‘’kërkesa të
ekstremistëve shqiptarë’’.


Por siç ka pas thënë dikur senatori amerikan Barry Goldwater, ekstremizmi në mbrojtje të lirisë nuk është mëkat. Shqiptari kurrë nuk ka dashur atë që nuk është e tija, shqiptari kurrë nuk e ka ngritur flamurin e tij në luftëra për të pushtuar tokat e të tjerëve, por vetëm e vetëm në mbrojtje të lirisë së vet.

Të përshendes i nderuar Profesor Buxhovi për këtë vepër historiografike mbi Kosovën, me të cilën i ke dalë zot historisë dhe ruajtjes së identitetit unik, pro-perëndimor të Kombit Shqiptar. Vet autori ka thenë se këto tre vëllime nuk janë fillimi as mbarimi, mbi këtë subjekt. Por, Jusuf Buxhovi me botimin e ‘’Historisë së Kosovës’’ — në këtë 100-vjetor të Pavarësisë kombëtare ka dhënë kontributin e tij të çmueshëm, “ndaj plotësimit të
pasqyrimit të kuadrit historik të Shqipërisë së natyrshme, si një realitet shoqëror, kulturor dhe politik i tërësisë së qytetërimit perëndimor, ku i ka rrënjtë’’ kombi shqiptar dhe ku historia dhe i Madhi Zot e kishte vendosur.

Këtë e ritheksoi edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një fjalim me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, duke u shprehur se ne
“Kemi qenë, jemi dhe do jemi, vigjëlues të rreptë të qytetërimit perëndimor, të cilit, pavarësisht trilleve historike që hera-herës na kanë ndarë, — vetvetiu i përkasim’’.

Vepra e Profesor Jusuf Buxhovit është për tu vlerësuar në këtë moment të historisë shqiptare, një vepër këjo që nderon historinë kombëtare, por ndaj historisë të gjithë kanë obligime, sidomos ata që kanë privilegjin të udhëheqin sot kombin shqiptar.

Një mesazh serioz i kësaj vepre është, siç tha edhe autori në një intervistë: kujdes që të mos bëhemi “çorbë ballkanike’’ e pa shije, duke ia dorëzuar interpretimin e historisë sonë dikujt tjetër.

Unë do të shtoj të mos biem pre e kërkesave të shëmtuara për ndryshimin e historisë të kombit shqiptar nga pasardhësit e ish-perandorive okupuese. Sepse një popull i cili nuk mbron historinë e vet, një popull që nuk ruan identitetin e vet kombëtar në trojet e tija antike, si dhe vlerat dhe traditat e veta kulturore shumë shekullore, të trashëguara nga të parët, ai popull është i destinuar të asimilohet ose të zhduket si komb nga faqja e dheut.

 
Titulli: Jusuf Buxhovi — Historia e Kosovës

Ndaloni vendimet skandaloze të akademikëve të Kosovës!
Jusuf Buxhovi


Letër e hapur Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Ndërgjegjja si shkrimtar, historian dhe qytetar i Kosovës më shtyri të reagoj në këtë mënyrë, ngaqë Ju dhe institucioni që përfaqësoni jeni të vetmit që mund të pengoni vendimin skandaloz të akademikëve të Kosovës të marrë në kuvendin zgjedhor kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës zgjodhi anëtar me korrespondencë sllavistin Oliver Jens Schmitt, të njohur për qëndrimet rrënuese pa kurrfarë bazash shkencore ndaj historiografisë shqiptare, të cilat ai prej kohësh po mundohet t’i promovojë në emër “të rishqyrtimeve” historike, qëndrime këto që kanë marrë përgjigje të merituar nga shumë historianë akademikë në Tiranë, por që për fat të keq, në Kosovë, pos ndonjë reagimi individual, jo vetëm që nuk janë përfillur, por si po shihet, ato janë në rrugë të gjejnë miratim “akademik”, gjë që nuk është për t’u habitur nëse kihet parasysh sjellja e deritanishme tepër pasive e akademikëve të Kosovës ndaj të gjitha çështjeve madhore.

Pa kontestuar të drejtën që Akademia jonë të ketë anëtarë me korrespondencë dhe pa kontestuar të drejtën që dyert e saj të jenë të hapura për nivelet e jashtme shkencore, megjithatë propozimi dhe zgjedhja e Schmittit në këto rrethana hap dyshimin se rruga e futjes së tij në këtë Akademi është pjesë e manipulimeve politike, pikërisht e atyre qarqeve që dëshirojnë Kosovën ta shohin pa histori shumëshekullore, ku dominon identiteti i saj shqiptar me rrënjë të thella qysh në antikitet.

Se është kështu, këtë më së miri e tregon profili prej sllavisti i këtij historiani si dhe veprimtaria e tij e deritanishme, e cila kryesisht është mbështetur në rrënimin e historiografisë shqiptare si e drejtë historike dhe etnike.

Mjafton me këtë rast të përmendet qëndrimi i tij fyes ndaj Skënderbeut, kur ai shihet si “kaçak” dhe çmos tjetër, dhe assesi si personalitet historik evropian dhe botëror, ndër më të mëdhenjtë e kohës.

Qëndrime të ngjashme ndaj Kosovës dhe historisë së saj mund të shihen edhe në librin “Kosova – histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, doracak ky që më shumë i përngjanë një pamfleti që ka për qëllim të delegjetimojë rolin historik të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në dobi të tezave hegjemoniste serbomëdha, që edhe sot e gjithëditën i mbrojnë akademikët e Beogradit, se sa, si thotë në parathënie, te një “kontributi” që do ta baraspeshonte historinë “me të vërteta” për “hir të bashkëjetesës”!

Schmitt dhe të tjerët kanë të drejtë të shprehin qëndrime e tyre, por kur ato reklamohen në një pjesë të shtypit të Kosovës, “në emër të rishqyrtimeve objektive historike”, ndërkohë që anatemohen “nacionalistë” historianët që përpiqen që rishqyrtimet historike dhe ikjen nga klishetë e njohura ideologjike t’i shohin në përputhje me të vërtetën nga e cila shqiptarët janë privuar dhe vazhdojnë të privohen, atëherë çështja fiton dimensionet e një fushate, që ka për qëllim që Kosovës t’i imponohet historia e kurdisur, pra mjegullimi historik e të ngjashme, gjë që hap dyshimin e arsyeshëm se edhe veprimet e fundit të akademikëve të Kosovës janë në përputhje me qëndrimet e atyre që atë dëshirojnë atë ta shohin jashtë historisë së njëmendtë, ku e drejta historike u njihet serbëve, por assesi shqiptarëve!

Për të qenë e keqja edhe më e madhe, ky “argumentim shkencor” i sllavistit Schmitt kryekreje kalon nëpër filtrat e historiografisë hegjemoniste serbomadhe, të kurdisur në shekullin e kaluar me shumë e shumë të pavërteta, të njohur për projektet e saj gjenocidiale ndaj shqiptarëve. Në këtë mënyrë, duke e parë Kosovën si “qendër shpirtërore dhe shtetërore të Serbisë mesjetare”, duke ia atribuar asaj gjithë trashëgiminë historike të krishterimit dhe falsifikime të ngjashme që mund të gjenden vetëm në kuzhinat e akademikëve serbë dhe falsifikime të tjera të ngjashme, historiani nga Vjena, jo vetë që bie ndesh me rezultatet e albanologëve gjermanë dhe austriakë (Laibnicit, Hanit, Majerit e të tjerëve) aq të merituar për përhapjen e të vërtetës për lashtësinë antike të shqiptarëve, por ai bie ndesh edhe me rezultatet e albanologëve shqiptarë dhe të historianëve shqiptarë, të cilët ka më shumë se një gjysmë shekulli që bëjnë luftë të ashpër me akademikët hegjemonistë të Beogradit dhe qendrave të tjera antishqiptare, për ta përhapur të vërtetën shkencore për shqiptarët!

Ndaj, pranimi i Schmitit si anëtarë me korrespondencë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, krahas hendikepimit që mund t’u bëhet historianëve të Kosovës në rrugën e tyre për të studiuar të vërtetën historike, gjithsesi se do fuste një hendek të papërballueshëm me Akademinë e Shqipërisë dhe institucionet tjera shkencore, të cilave më shumë se kurrë u duhet uniteti dhe gjuha e përbashkët pikërisht në luftë kundër gënjeshtrave serbomëdha të Beogradit, të cilat po vazhdojnë me të madhe për ta kontestuar legjitimitetin e lashtësisë shqiptare në përputhje me të vërtetën historike, si popull-themel i antikitetit, por edhe të shtetit të Kosovës si pjesë e këtij realiteti historik dhe politik.

Sigurisht se mund të thuhen edhe shumë e shumë gjëra të tjera rreth asaj pse Schmitt nuk duhet të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe se një debat i hapur shkencor, që për fat të keq te ne mungon, do ta pengonte anëtarësimin e tij në këtë institucion.

Por, në mungesë të tyre apeloj te organi më i lartë i Republikës së Kosovës, që si themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ta pengojë këtë gjë, duke përdorur autoritetin ligjor, aq më tepër kur dihet se në procedurë e sipër është ligji i ri për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, aprovimi i të cilit, pas një debati të gjerë të të gjithë faktorëve relevantë, me siguri se do të krijojë bazën e mirë që në zgjedhjet e ardhshme të gjejnë vend shkencëtarë dhe akademikë të mirëfilltë nga brenda dhe jashtë, por jo ata që vinë me projekte për ta rrënuar identitetin tonë historik!

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës,

Jam i vetëdijshëm se kapja për masat e ligjshme, nuk do t’u pëlqejë atyre që thirren “në autonominë akademike”, ndërkohë që me qëndrimet e tyre kanë treguar se u mungon jo vetëm vullneti për punë të mirëfilltë shkencore dhe, si po shihet me një zgjedhje të tillë, u mungon edhe morali shkencor ndaj çështjeve madhore të historisë shqiptare në përgjithësi dhe asaj të Kosovës, si pjesë e saj, në veçanti. Por, kjo është e domosdoshme, që së paku “shkencërisht” të mos përligjen dëmet e mëdha që i janë bërë Kosovës deri më tani nga shumë veprime të papërgjegjshme të Klasës politike, e cila me pranimin e Pakos së Ahtisarit, trashëgiminë tonë historike, që ka të bëjë me krishterimin, ia ka dhuruar Beogradit.

Me këtë rast, njëherësh apeloj edhe te institucionet shkencore të Kosovës, të studiuesit dhe intelektualet, të cilët, për arsye të ndryshme, rreth këtyre çështje kanë heshtur, të ngritin zërin e tyre, nëse nuk dëshirojnë të bëhen bashkëpjesëmarrës në këtë komplot historik!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top