Justifikimet

ZHIGO

Stumblin' in
V.I.P
ne fakt me lind si pytje qe i boj vetes ,

a mundet te justifikojme çdo gjo ? çdo veprim tonin?

si te thuash ,

duke pa shume tema ,qe po hapen (ngjarje qe ndodhin nga jeta jon, qe jetojm , perjetojm)

ja po marr nji shembull shume ekstrem, kur dikush dhunon dike, psikolloget fillojne te kerkojne arsyjet qe e shtyn kete person te bej kete krim, me nje fjale mundohen te justifikojne qe perdhunusi, perdhunoi, sepse dikur eshte perdhunuar ai vete ose ka pasur traumatizma te thella femijerie...ose burri keqtrajton grun sepse dikur babai i tij keqtrqjtonte nonen e tij...

dmth deri kur do justifikojme cdo gje qe ne bojm ? deri ne cilen pike do shkojne justifikimet tona? esht kaq e veshtire te pranojm, qe jemi njerez, nuk jemi as asaj qe quhet perfekte, e qe ndonjeher gjonat behen pa arsyje, se jane te pa justifikushme, e qe behen pa ndonje kuptim te caktum....apo çdo gjo sillet rreth nesh apo ndodh , ndodh sepse dum vet ne , e esht e justifikueshme, si te thush te gjithe sot kemi tendenc te themi per kollaj aksion-reaksion, qe cdo veprim i joni e ka nje arsye , kjo per ti mbush mendjen vetes e te tjereve, i bie te jete zgjidhja e cdo gjoje, ne menyr qe ndergjegja jone te jete sa me e paster ,

si e mendoni?
 
Pe: Justifikimet

Interesante...duket me shume si nje pyetje qe i drjetohet vetes zakonisht...

E para mendoj qe justifiimet jane gjithmone prezente per cdo mendim apo veprim, derisa ekziston nje arsye qe te ka shtyre per ate veprim te tille...
Nga ana tjeter nuk vihet ne dyshim qe njeriu eshte gabimtar, POR, me i miri nder nesh eshte ai qe pendohet.. Me kete dua te them qe gjeja me e pakte qe duhet te bejme kur kemi vepruar gabim eshte te pendohemi, dhe jo te krekosemi se kshu jam une, kam tmiren dhe te keqen... Kush don me pranon, kush sdo pune e tij....
Sokrati thoshte: HEROI ME I MADHE ESHTE AI QE MPOSHT VETVETEN. Pra i forte eshte ai njeri qe di te mposhte veset, epshet, mendimet negative etj..
E lidhim dhe me shembullin qe ke sjelle ti ne paralelizem.. Psh sot lexuam qe babai kish vrare djalin se ish i dehur...Nqs ai sdo pinte, sdo e vriste te birin...Ne justifikojme vrasjen, por nuk justifikojme alkolin... pasi dihet qe po s'pive alkol, do ulen kriminalitetet, po si dhe me shpejtesi makines dhe zbaton rregullat e qarkullimit, do pakesohen aksidentet, e me radhe.... Une kaq kisha...:p
 
Pe: Justifikimet

Justifikimi eshte shprehje shume e gjere qe per mua ngerthen ne vehte shumekuptimesi: perligje, shfajsim, arsyetim, e ndoshta edhe shprehje tjera.
Te gjitha keto kane te bejne me perditshmerin tone. Madje edhe kete debat qe po bejme, lidhur me kete teme, eshte nje lloj justifikimi, arsyetimi apo perligje e mendimit tim apo mendimit te tjetrit. Pra me justifikim ne perligjim dhe arsyetojme ate cfare kemi bere apo kemi thene.

Pra, gjykimi (qe e kemi diskutuar me heret) dhe justifikimi jane pjese te pandashme te jetes dhe veprimtarise sone te perditshme. Eshte nje koncept shume i gjere dhe behet edhe me kompleks ngase qe ndryshon nga vendi ne vend e le me qe ndryshon nga njeriu ne njeri. Ne kete drejtim dicka per mua eshte e justifikueshme por per dike tjeter munde te jete e pajustifikueshme. Per kete arsye justifikimet rralle here marrin vulen perfundimtare.

Nisur nga parimi se mileti rrone per dukje dhe rendesi, veprimet, gjykimet dhe justifikimet qe bejne i konsideroje si pjese te jetes. Por, si cdo medalje tjeter edhe justifikimi ka anet pozitive dhe negative.

Jo cdo gje eshte e justifikuar me norma morale por kjo ka diversitet nga vendet, kulturat dhe njerezit e ndryshem.

Deri kur do perdorim justifikimet?

Ceshtje shume e komplikuar kjo. Ngase nga tere historia e krijimit te qenies njerezore edhe sot, te gjithe e dime se faji ngeli pa shtepi por edhe jetim. Pra te rralle jane ata te cilet e moren fajin dhe e uften ne gjirin e tyre. Kshu edhe po vazhdon me sa shohe, madje edhe ne kete forumin tone te dashur, justifikimet, jo vetem qe me bejne pershtypje, por kan marre permasa shume interesante.
 
Pe: Justifikimet

Nuk eshte gjithmone Justifikim....Nqs dikush cdo gje qe ben e shoqeron me fjalen "Justifikim" atehere po ben 1 padrejtesi te madhe dhe kete padrejtesi se pari ja ben vetes pastaj tjerve.Personalisht mendoj qe cdo gje duhet te ndodh per 1 ARSYE dhe jo per 1 "Justifikim",ne kete rast fillon te behet diferencimi dhe dallimi midis Arsyes dhe Justifikimit...
 
Pe: Justifikimet

Teme qe me terhoqi sepse me kane thene ti gjen nje justifikim per cdo gje..

Besoj qe gati cdo gje eshte sipas 'cause and effect law'.
Varet si e shikojme ate shkakun ne syrin tone.
Nje justifikim qendron midis dy skaje, ku nga njera ane eshte te jesh I pergjegjshem ose I papergjegjshem.
Plus qe kjo gje akoma e me shume veshtiresohet me ca kendi e shikon nje person se duam sduam kemi paragjykimet tona.
Justifikimi mund t keqperdoret edhe per te rehatuar ndergjegjien tone te "paster". (qe anon te papergjgjshmeria)
Gabime ndodhin po me e rendesishmja eshte sa jemi gati te ndryshojme. Ajo eshte pjesa me e veshtire..qofte si individ qofte si shoqeri..

Po marr nje rast se me beri pershtypje dje: (ky eshte kendveshtrim personal)
Vrasesi Breivik qe nxituan ta deklaronin "insane" per krimet makabre qe ndodhen ne korrik te ketij vitit.
Shoqeria norvegjeze eshte nje shoqeri me nje kulture qe nuk njef ksenofobi, dhe nje veper e tille tronditi publikun. Krizat ekonomike gjithmone kane ndezur urrejte per nje armik, dikur cifutet tani emigrantet, myslymanet etj etj..
Ka nje rritje te ekstremit te djathte kudo ne Europe, dhe shoqeria po e shikon kete gje pa vepruar ose te marri masa ta parandaloj.
Ky vrases, qe per mua ka qene mese I shendetshem nga trute kur e ka bere ate, eshte nje shembull tipik I nje fanatiku. E cuditshme qe kete fanatik nxitojne ta nxjerrin skizofren e jo te shqyrtojne shkaqet e lindjes edhe rritjes se ketyre fanatikve ekstremiste. Per mua ky krimb I ideve te semura ekstremiste ska asnje ndryshim nga terroristat qofshin fetar, me ngjyra apo pa ngjyra
Por e deklarojne "insane" sepse ndoshta I djeg ndergjegjia sesi nje shoqeri e civilizuar norvegjiane te prodhojne perbindesha te tille...
Kjo per mua eshte nje papergjegjshmeri e madhe...
 
Re: Justifikimet

Atehere ka justifikime nga ana negative si dhe ato pozitive...

Tjeter eshte se po bere nje gje humane pozitive ,,,pak kush pyet se cfare justifikimi ke per kete...
Qe ti biem shkurt ,,,ata qe veprojne ne menyre negative,,,se shohin ose se pyesin veten ,,,Pra per ata sjane gabim kurre.Si rrjedhoje nuk kane as justifikim..

E nese une si person kam ndergjegje ,,pyes veten.Pse e bera kete veprim apo pse u solla ashtu..

Athere sduhet te kete justifikim per cdo gje...Te pakten per gabime fatale qe trashegohen nga nje brez ne tjetrin..

Njeriu mund te gjej forcen e te thote: Stop une do ta bej ndryshe.

Ktu qendron dhe forca e karakterit te nje individi.
 
Pe: Justifikimet

Te jete puna per justifikime edhe nga dheu e nxjerr njeriu....Me shume justifikimi eshte ikja nga disa pergjegjesi,eshte thjesht idea se po i jap nje sqarim situates dhe me kete po mundohem te zbus gjerat...Varet tani si shikohet justifikimi si merret si ide dhe eshte justifikim pozitiv apo justifikim negativ...Zakonisht njerezit justifikohen kur shohin se nuk kane rrugezgjidhje,kur shohin se ka ardh puna keq dhe ja tani do them dicka qe te kem nje argument per veprimin e bere...Me shume justifikimi perdoret si menyre shfajesimi....Justifikimet gjenden sa here per to kemi nevoje,gabimet harrohen...Gabimet jane te pranueshme,fajet e pajustifikueshme...Keshtu thonin dikur disa filozofe...
 
Pe: Justifikimet

Nqs marim ne "studim" njeriun NORMAL ( pa asnje problem psihike apo psikollogjike) atehere ai ka justifikim per cdo veprim qe ben... Une sdo veja deri tek rasti ekstrem, do filloja me veprimet me te thjeshta, psh " zgjohem ne mengjes sepse duhet te vete ne pune/shkolle; laj dhembet sepse perndryshe bejne kariesi; ha buke se perndryshe vdes"... Mund te them qe keto jane arsyje, cdo veprim tek nje njeri i sakte ka nje ARSYJE, qe ne kete rast mund ti themi dhe justifikim per veprimin qe ben.
Tani nqs nje njeri ka probleme tek truri ( edhe pse ti i permende psikot qe mundohen te japin nje sqarim), epo atehere eshte veshtire te gjesh justifikim pse e beri ate veprim, kur ai vete mbase as nuk realizoj ca beri.
Ka njerez qe si bien ne te kush jane, se si funskionon koha ( si ikin oret ose vitet psh), se dora e majte eshte e tyrja dhe keshtu me radhe. Ne kete rast dhe veprimtaria e tyre eshte anormale dhe e pajustifikueshme.
Por njerzit normal duhet te kene nje justifikim per cdo veprim qe bejne, perndryshe PSE TA BEJNE ate veprim?!
 
Pe: Justifikimet

Nje nga temat me te bukura ne forum, te pergezoj Zh.

Keto teorite filozofike sikur te lodhin me shume se nje problem i veshtire matematikor, kam pershtypjen se na tremb disi ideja qe ndoshta pergjigjet s'kane fund.

Shkurtimisht do te thoja qe nuk duhen ngaterruar justfikimi me shpjegimin. Justifikimet nuk jane universale - diçka qe une mund ta pranoj si nje justifikim, nje tjeter nuk e pranon, qe e ben domosdoshmerisht produkt te veprimeve. Ndersa shpjegimi eshte ndryshe. Per shembull mund te shpjegojme se perse Gjermania ju kthye fqinjeve ne 1930'ten por justifikimi i sjelljes se Gjermaneve nuk do pranohej nga nje pjese e mire e njerezve sot. Shpjegimi eshte universal dhe duhet te ndjeki rregullat e logjikes dhe te mbetet i vlefshem ne ekstrapolim. Ndersa justifikimi varet ne sistemin personal te moralit (pra, varet sipas individit).

Temes do t'i rikthehem me nje perkthim ne Shqip te nje ese'je qe kam bere ne lenden e Jurisprudences ne fakultet.
 
Pe: Justifikimet

Nje nga temat me te bukura ne forum, te pergezoj Zh.

Keto teorite filozofike sikur te lodhin me shume se nje problem i veshtire matematikor, kam pershtypjen se na tremb disi ideja qe ndoshta pergjigjet s'kane fund.

Shkurtimisht do te thoja qe nuk duhen ngaterruar justfikimi me shpjegimin. Justifikimet nuk jane universale - diçka qe une mund ta pranoj si nje justifikim, nje tjeter nuk e pranon, qe e ben domosdoshmerisht produkt te veprimeve. Ndersa shpjegimi eshte ndryshe. Per shembull mund te shpjegojme se perse Gjermania ju kthye fqinjeve ne 1930'ten por justifikimi i sjelljes se Gjermaneve nuk do pranohej nga nje pjese e mire e njerezve sot. Shpjegimi eshte universal dhe duhet te ndjeki rregullat e logjikes dhe te mbetet i vlefshem ne ekstrapolim. Ndersa justifikimi varet ne sistemin personal te moralit (pra, varet sipas individit).

Temes do t'i rikthehem me nje perkthim ne Shqip te nje ese'je qe kam bere ne lenden e Jurisprudences ne fakultet.

jemi ne pritje te lexojme me shume rreth kesaj teme ekzemplare:LOL
 
Pe: Justifikimet

Ka nje shkak qe ka nje pasoje ,pasoja ka ndodhur ....mbetet per tu studjuar dhe justifikuar shkaku .Ne menyre qe te njihen rrethanat ,kushtet arsyet e keti shkaku qe solli nje pasoje te tille .Ne kriminologji-penalogji ne degen e juridikut ,eshte folur gjithmone mbi analizen e ''shkakut'' qe ndodhi pasoja penale .Qellimi nuk eshte per te justifikuar shkakun ,por per te njohur shkakun e per te mar masa qe mos te ndodh me here tjeter.
Kapa nje aspekt te kesaj ,por per justifikimet ne teresi normalisht eshte si nje menyre mbrojtie ndaj personit .
 
Pe: Justifikimet

Justifikimin e shikoj me teper ne shprehi, ndersa arsyja eshte veprimi... (mbase keshtu e shikoj une)
Cdo person ka nje arsyje per veprimet e tij, dhe cdo njeri mundohet te gjej nje justifikim per te treguar arsyjen...
 
Titulli: Pe: Justifikimet

jemi ne pritje te lexojme me shume rreth kesaj teme ekzemplare:LOL


hahahahahahaha .

ky koment po , qe esht ekzemplar . nje njeri qe di si ta hedh tuç kundershtarin me dy fjal....yttttt. me komento ne pm nqs e lexon majmun - e .
 
Pe: Justifikimet

Arësyetimi jo fort i logjikshëm i disa veprimeve si:

- Ngritja e çmimit të cigareve! - Arësyetimi: ndihmesë për ruajtjen e shëndetit tonë! ( mbetet t'i besojmë)

- Ndërtimi i radarëve të panumërtë nëpër autostradë! - arësyetimi: siguria jonë! (zakonisht arësyeja është mbushja e arkës)

- Po më dhemb koka! - arësyetimi i shpeshtë për të mos pasur ke k s!

- Zënja e parkingut! - arësyetimi: s'e kam dijtë se është i yti!

- Merre një çamçakëz s'e nuk kam pare të imëta! ( tek dyqanxhia)!



etj.
 
Titulli: Justifikimet

Jo cdo gje qe bejm duhet ta justifikojm.
Them per veprime qe si kan hije askujt :)
Pershembull (tradhetia, vrasjet, ofendimet perdhunimet etj etj) smund te justifikohen
jo isha i/e pir jo po jam e stresume jo po kshu e jo po ashtu
 
Titulli: Pe: Justifikimet

hahahahahahaha .

ky koment po , qe esht ekzemplar . nje njeri qe di si ta hedh tuç kundershtarin me dy fjal....yttttt. me komento ne pm nqs e lexon majmun - e .

haha.. ku ke humb? hajd hap ndonje teme hajd
 
Titulli: Justifikimet

Te gjithe veprimet qe i bejme nga ndonje arsye pse i bejme dhe si rrjedhim perhere kemi justifikim per ate qe bejme, pervec atehere kur skemi (se u bera si Aver me ate komentin per gocat e bukura :p)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top