Jugu eshte Greqi!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Sa janë shqiptarët që banojnë në Republikën e Shqipërisë? Sa ka minoritarë grekë në Shqipëri? Përgjigja befasuese vjen nga një dokument zyrtar i prodhuar nga Ministria e Jashtme Greke: "... të përqendruar në jug (grekët) përbëjnë tri të pestat e popullsisë, pa përfshirë këtu vllehtë greqishtfolës".Kështu, të paktën, pohohet në një dokument zyrtar të qeverisë greke, që ka të bëjë me jugun e Shqipërisë.

Ky dokument nuk është përpiluar nga "segmente të caktuara" nacionaliste të fqinjit, anëtar prej vitesh i BE dhe NATO, siç thuhet rëndom për to, por është një dokument zyrtar i Qeverisë greke. Ky fakt është shkëputur nga një letër zyrtare e nënshkruar nga ish-ministri i Jashtëm grek Maliviotis, që i është dërguar ish-homologut të tij holandez, Bernard Bott, në javën e dytë të qershorit 2004. Më 1 korrik të të njëjtit vit, Holanda merrte presidencën e radhës të BE dhe një letër e tillë synonte ta njoftonte atë për problemet e mundshme që një vend anëtar i BE kishte me një vend tjetër. "اdo gjashtë muaj, në Ministrinë e Jashtme të cilitdo vend që merr Presidencën dërgohet pothuaj i njëjti dokument, që në vërtetë është qëndrimi zyrtar i qeverisë greke ndaj Shqipërisë", pohon një burim diplomatik që nuk deshi të identifikohej. Sipas tij, në raste të tilla, vendi që ka presidencën fillimisht njeh palën e interesuar me pretendimin e vendit tjetër dhe e shënon zgjidhjen e këtij problemi në agjendë. Në rastin e përplasjes shqiptaro- greke ka ndodhur e njëjta gjë. Një procedurë që vetëm formalisht ngjan si rutinë, por që në thelb jep një shfaqje të padiskutueshme të asaj çka nuk është dhe nuk mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm si "frymëzim që vjen nga qarqe të ndryshme dhe segmente të caktuara të shoqërisë dhe politikës greke", por si një qëndrim konstant i saj dhe tërësisht zyrtar. MAPO ka mundur të sigurojë dokumentin integral që jep provën pikërisht për një gjë të tillë. Ky është një dokument nga ata që në gjuhën diplomatike konsiderohet si sekret. MAPO e publikon atë për të hedhur dritë përtej asaj që konsiderohet si syprinë e qetë marrëdhëniesh mes dy vendeve. Mes Shqipërisë dhe Greqisë, që prej vitit 1941 vazhdon të qëndrojë në fuqi një ligj absurd lufte, pavarësisht asaj se Shqipëria tashmë ka marrë ftesën e anëtarësimit në NATO dhe Greqia është anëtare e këtij pakti ushtarako-politik prej dekadash. Sot, katër vjet pas nënshkrimit të këtij dokumenti nga Maliviotis, problemet mbeten po aty në rastin më të mirë, ose kanë shkuar dhe më tej. Nën pretekstin e "ndjeshmërisë së thellë" të opinionit publik grek, Greqia zyrtare ka kërkuar në mënyrë gati ultimative ndërtimin e katër varrezave për ushtarët grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. I pari në Këlcyrë, është ndërtuar tashmë, kërkohet edhe Korça e gjetkë, e cila gjë, e parë në hartë, shënon pikërisht kufirin virtual të ashtuquajturit Vorio Epir. Muaj më parë, kjo kërkesë është transmetuar në mënyrë gati ultimative nga zëvendësministri i Jashtëm grek, Kasimatis, i cili madje pranimin e kësaj kërkese e ka lidhur me nënshkrimin
ose refuzimin e MSA'së me Shqipërinë nga Parlamenti grek. Të martën e kaluar, në Tiranë, në ministrinë e Jashtme u zhvillua një takim maratonik mes dy delegacioneve teknike shqiptarogreke, pikërisht për çështjen e varrezave. Sërish asnjë detaj publik zyrtar për takimin në nivel drejtorësh të drejtorive. Diskutimet e gjata përfunduan vetëm për një pikë, që ato të vazhdojnë e të zgjaten përsëri.

Dokumenti sekret

ثshtë plot 11 faqe dhe mban titullin "Minoriteti etnik grek në Shqipëri". Në dukje një material prezantues, i ndarë në nënkapituj, që fillon me "background"-in historik dhe përfundon me radiot dhe televizionet në gjuhën e minoritetit. Referencat e të kaluarës janë të shumta dhe në to gjen çudira që shpjegojnë "detaje" po aq të çuditshme edhe për të sotmen. Ato fillojnë me numrin e popullsisë së minoritetit në jug, ku, sipas dokumentit, ai përbënë tri të pestat e gjithë popullsisë, një numër ky në të cilin nuk përfshihen vllehët greqishtfolës. Vazhdojnë me arsimin në gjuhën greke. Sipas dokumentit, në vitin 1921, mbas hyrjes së Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në vend u garantua "arsimimi në gjuhën amtare, e drejta për të praktikuar lirisht besimin fetar, e drejta për përfaqësim të barabartë në punësimin publik...". Një dekadë më vonë, sipas të njëjtit dokument, në vitin 1933 kushtetuta shqiptare mbylli një numër shkollash të minoritetit, që u bë problem në Lidhjen e Kombeve dhe në "Permanent Court of International Justice, in the Hague". Për të dëshmuar thellësinë e problemit, dokumenti përmend se në vitin 1913, pas shpalljes së Pavarësisë, në Shqipëri ndodheshin 409 shkolla greke, nga të cilat 86 në Gjirokastër, 74 në Korçë, 73 në Berat,
21 në Himarë. "20 vjet më vonë, në vitin 1933, mbeten vetëm 10 të tilla", thuhet në dokument. "Pas Luftës së Dytë Botërore, minoriteti grek... u ndodh nën një plan të orkestruar për të zvogëluar numrin e tij...". Dokumenti pretendon se minoritarët grek u bënë subjekt i një shtypjeje qeveritare, për të fshehur identitetin e tyre etnik, duke i larguar nga vendbanimet, duke ua shmangur të drejtën e arsimimit në gjuhën kombëtare dhe duke shqiptarizuar emrat e tyre. "Një nga vendimet e para të regjimit të Enver Hoxhës ishte që të limitohej territori ku jetonin... vetëm në zona të veçanta, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër dhe Përmet. Grekët që jetonin ose lëviznin jashtë këtyre zonave, humbnin automatikisht të drejtat e minoritetit", thuhet në dokument, i cili gjithashtu shënon se në vitin 1967 "janë konfiskuar pronat e institucioneve religjioze dhe janë shkatërruar... rreth 2500 kisha". Të njëjtat tone përdoren edhe për të përshkruar të sotmen, gjegjësisht sjelljen e qeverive shqiptare ndaj këtij problemi: të drejtat e minoritetit "janë ende të parespektuara jashtë zonave të minoritetit". Shënohen arreste të minoritarëve - në vitin 1994 - manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe refuzimi shqiptar për ta përfshirë pyetjen për kombësi në regjistrimin e popullsisë (2001). "Kisha po rimerr veten, por problemet me administratën ekzistojnë ende". Në dokument disa herë theksohet fakti se lëvizja e minoritarëve grekë nga zonat "minoritare" ka bërë që ata të humbasin statusin e tyre si të tillë. Pa dhënë shifra konkrete, dokumenti referon se në vitin 1919, popullsia greke në Shqipëri numëronte deri në 120,000 banorë, kurse për këto shkaqe, në regjistrimin e vitit 1989 ajo ishte shënuar me 60,000 banorë. Për të arritur kështu 12 vjet më vonë në numrin 49,000 mijë, por pa përmendur se regjistrimi i konsideron banorë ata qytetarë që ndodhen në vend në momentin e kryerjes së tij - pa marrë parasysh emigracionin masiv. Dokumenti vazhdon me probleme të arsimit, të administratës publike dhe të përfshirjes së minoritarëve grekë në të, me shqiptarizimin e emrave të tyre, me çështje të sigurisë, të zgjedhjeve të lira, të pronave, të toponimeve, me përdorimin e greqishtes në raport me autoritetet, e deri te transmetimet radiotelevizive.

Përgjigja shqiptare

Besohet se letra e ish-ministrit të Jashtëm grek Maliviotis, u bë e njohur në Shqipëri gjatë takimit të kryeministrit të atëhershëm, Fatos Nano, me ministrin e Jashtëm holandez, Bernard Bott, në vjeshtën e vitit 2004. Asgjë zyrtare nuk u botua në lidhje me këtë detaj të takimit. Besohet se palët e pozuan problemin, Bott neutral, kurse Nano duke e kundërshtuar dokumentin. Një vit më vonë, diplomacia shqiptare gjithashtu prodhoi një material bazë, i cili jep përgjigje pothuaj në mënyrë simetrike për të gjitha pretendimet zyrtare greke. Materiali është i klasifikuar, por MAPO ka mundur ta sigurojë në vija të përgjithshme përmbajtjen e tij, të shtrirë në 15 faqe. Materiali shqiptar ka gjithashtu një prapavijë historike. Ai fillon me problemin e shkollave në gjuhën greke, por me shifra tërësisht të ndryshme nga ato që
përmenden në dokumentin grek. "Në vitin 1922 në Shqipërinë e Jugut ekzistonin 36 shkolla në gjuhën greke, me 2,614 nxënës dhe 49 profesorë. Në Himarë, me një popullsi dygjuhëshe, kishte tri shkolla me 318 nxënës. Në vitin 1933 në gjithë Shqipërinë kishte vetëm 77 shkolla private, nga të cilat 10 ishin fillore greke". Një vit më vonë, nga 54 fshatra me popullsi greqishtfolëse prej 29,000 banorësh, secili kishte nga një shkollë fillore. "Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë regjimit komunist pjesëtarët e pakicës greke nuk kanë qenë objekt i diskriminimit të posaçëm, dhe ata kanë ndarë fatin e shumicës shqiptare". Ndërsa, për periudhën e pluralizmit pohohet se "pakica gëzon të gjitha të drejtat në përputhje me standardet demokratike evropiane...".

Numrat e minoritetit

Kjo është dhe pjesa më interesante e materialit përgjegjës shqiptar. Ai i referohet fillimisht vitit 1922, kur një Komision i Lidhjes së Kombeve kryen inspektimin në jug të vendit dhe kur rezulton se minoriteti grek kishte 35,000 deri 40,000 banorë, ose një të gjashtën e popullsisë së zonës. Në regjistrimin e vitit 1930, popullsia greqishtfolëse llogaritej në 37,271 banorë. Në vitin 1989 përqindja e popullsisë joshqiptare luhatej mes 2 dhe 3.5 për qind. E nga ky numër, grekët përbënin rreth 90 për qind të gjithë pakicave, që përbëheshin edhe nga maqedonasit, serbo-malazeztë, arumunët, etj. Pakica greke shkonte deri në 58,759 banorë. Një vend të veçantë në material zë dhe arsimimi në gjuhën greke, që përfshinë të tri nivelet e shkollimit - parashkollor, nëntëvjeçar dhe të mesëm të përgjithshëm. Pastaj, kapitujt e materialit shqiptar vazhdojnë me të njëjtën renditje si dokumenti zyrtar grek, flitet për administratën publike dhe përfshirjen e minoritarëve në të, për përdorimin e emrave dhe mbiemrave të pakicave, për njësitë administrative, zonat zgjedhore, çështjen e pronave, toponimet, përdorimin e greqishtes në raport me autoritetet dhe programet radiotelevizive.


MAPO
 
Redaktimi i fundit:
nje spastrim do bente pune por kujt ti thuash
 
le te vazhdojne ne kete menyre sepse me mire eshte per ne.Kjo te rrit temoeraturen kundervepruese.
 
E mor po ketyre ju duhet q.. soj e sorollop po hajt ska gajle se me te mire dhe me nacjonaliste na bejne.Rrofshin ata qe akoma jane krenare per gjakun SHQIPTAR qe ju vlon ne vena ,vdekshin te gjith ata qe kan mungese te theksur te ketij gjaku te bekuar
 
perralla me mbret, kujtojne keta se nuk e di evropa historine e minoritetit grek ne shqiperi e?
keta i bejne autosugjestion vetes ore.
mjafton te besh nje kerkim ne internet dhe e egjen shume kollaj sec mendojne dnjaja per keta. gjithashtu e dine te gjithe qe emigrantet tane kane nderruar emrat, qe kane nderruar fene, per tu pranuar ne shoqerine greke. ahuuu
 
:lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim::lexim:
ncncncnncncncncnc
 
Jugu i greqise! pfff normale eshte se shumica anej poshte nga jugu jan bo me nenshtetesi greke... vetem ktu ke ne nodhin kto lloj cudirash!
 
Si mund te quhet Jugu i Shqiperise greqi, kur dihet shume mire se vet greqia nuk eshte gje tjeter veçse nje shtet artificial i krijuar nga hiçi ne shek. 19-te???

اdo gjashtë muaj, në Ministrinë e Jashtme të cilitdo vend që merr Presidencën dërgohet pothuaj i njëjti dokument, që në vërtetë është qëndrimi zyrtar i qeverisë greke ndaj Shqipërisë", pohon një burim diplomatik që nuk deshi të identifikohej..... Një procedurë që vetëm formalisht ngjan si rutinë, por që në thelb jep një shfaqje të padiskutueshme të asaj çka nuk është dhe nuk mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm si "frymëzim që vjen nga qarqe të ndryshme dhe segmente të caktuara të shoqërisë dhe politikës greke", por si një qëndrim konstant i saj dhe tërësisht zyrtar
:lexim:

Eshte e qarte se jemi ne nje lufte te heshtur tinzare dhe dinake qe ka per te na çuar drejt shfarrosjes se kombit shume shpejt !!!

Nese nuk merren masa urgjente atehere duhet ti themi shume shpejt lamtumire Shqiprise keshtu siç e njohim....
 

Attachments

  • piss in right place.jpg
    piss in right place.jpg
    18.5 KB · Shikime: 13
Keto dite niset nje miku yne per ne Greqi, bashkim familjar. Por e vetmja mundesi qe kishte per tu bashkuar me gruan e tij me anen e nje vize turistike 1-vjecare, ishte te rregjistrohej si vorio-epiriot :(

Ja c'ben fqinji yne e ne akoma heshtim..
 
Grekut eshte per ta var nga b*** mer daku po mire na e ben se ne jemi toca si re su ngrejt asnjeri me kundershtu rrafin e vrasin shqipetar edh ete gjithe rrin urt madje i dun pfffffffff un skam pas lidhje me grekun po i gje e them mos me rafte ne dore nji grek se kam me ja martu plaken se jan popull m..i ma shum urrej greket se italianet
 
Last edited by a moderator:
Kur kam shkuar njehere ne Sarand dhe u ulem ne nje restorant,filloi kamarieri te merte porosin ne gjuhen greke,ju drejtuam ne gjuhen shqipe dhe se ca tha ne greqisht!--u habita!thash me vete mos jemi ne greqi e nuk dim gje, morem cantat e ikem fare.

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top