Jose Saramago

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Samarago lindi në 16 nëntor të vitit 1922 në qytetin e Azingahas pranë Lisbonës, por më pas u rrit në kryeqytet. Erdhi nga një familje e varfër dhe nuk arriti që ta mbaronte kurrë universitetin, por vazhdoi që të studionte me kohë të pjesshme ndërsa edhe punonte. Romanin e tij të parë e botoi në vitin 1947 “Toka e mëkatit” që ishte një përrallë fshatarësh në një krizë të madhe morale. Ai u shit jo mirë, por ishte mjaftueshëm për ta futur Samaragon në rrethin e njerëzve të shkrimeve të vendit të tij dhe për ta kaluar nga puna në uzinë në atë të një gazetari në një revistë letrare. Por për 18 vjet, Samarago publikoi vetëm disa shënime udhëtimi dhe libra me poezi, ndërsa punonte me kohë të plotë si gazetar. “Në një moment të caktuar të jetës sime mbërrita të përfundimin se muza më kishte shteruar dhe se nuk kisha më asgjë për të rrëfyer”, ka deklaruar Samarago për atë periudhë shterpësie të jetës së tij. Por kjo periudhë ishte thjesht një moment i pjesshëm. Ai iu rikthye romanit pas rënies së diktaturës 40-vjeçare të Antonio Salazar nga një grusht shteti në vitin 1947. Kritika thotë se jeta e tij e dytë artistike dhe ajo e begata nisi në fakt në vitin 1982 me librin e botuar në vitin 1988 “Baltazar dhe Blimunda”. Historia vendoset në periudhën e inkuizicionit dhe merret me eksplorimin e betejës mes individëve dhe fesë së organizuar. Në këtë libër, ai nisi edhe romanet e tij të cilat zakonisht kanë në qendër të tyre një person të vetëm që lufton kundër gjithë kastës në pushtet dhe ia del mbanë. Pikërisht ky lloj rebelimi i një njeriu të vetëm ishte edhe stil jetese i Samaragos, i cili në vitin 1992 pati një përleshje të nxehtë me nënsekretarin portugez të shtetit për kulturën. Përplasja mes tyre lindi pas botimit të librit “Bibla sipas Jezu Krishtit” në të cilin Samarago merr temën e Krishtit që jetoi dhe u martua me Maria Madalenën. Sipas autoriteteve fetare portugeze, kjo ishte shumë ofenduese për kishën. Por ky ishte një libër që krijoi një dasi shumë të madhe mes njerëzve dhe mendimeve të tyre. Vetë Samarago u kryqëzua dhe u akuzua dhe e akuzoi qeverinë për censurë. Zakonisht ai ishte një nga ata njerëz dhe shkrimtarë që e kishte parë veten e vet më shumë se një herë në rrymë të kundërt me atë të njerëzve të zakonshëm. Ndërsa futja e Portugalisë në Bashkimin Europian u përshëndet nga pjesa më e madhe e portugezëve, për Samaragon kjo nuk përbënte aspak një arritje. “Së pari, unë jam portugez, së dyti jam iberik dhe vetëm së treti mund të them se jam europian”, deklaroi shkrimtari në një intervistë të viteve më parë. Që nga vitet ’80 ai u shndërrua në shkrimtarin më të shitur portugez që ishte ende gjallë dhe veprat e tij janë përkthyer në 20 gjuhë të ndryshme. Por ndërkohë, nuk ka përfituar kurrë nga fama që i ofroi gjithë ky popullaritet dhe mbi të gjitha çmimi “Nobel”. Ai është shprehur ashpër edhe ndaj trajtimit që izraelitët u bëjnë palestinezëve duke i krahasuar kampet e refugjatëve të Ramallahut me ato të nazistëve. Në vitin 1998 ai shkruan librin “Verbëria” që flet në fakt për një verbëri të shpirtit njerëzor dhe të mungesës së koshiencës dhe ndërgjegjësimit për atë që po ndodh në botë. Ai është krahasuar shpesh me shkrimtarin kolumbian, Markez, dhe stili i tij i të shkruarit është cilësuar si realizëm mistik.
Jose Saramago, që ishte fituesi i parë portugez i “Nobelit” për letërsi, edhe pse popullariteti që gëzonte në vendin e tij nuk ishte i madh për shkak të mbështetjes që shkrimtari i ka dhënë gjithmonë komunizmit, ndërroi jetë ne 2010-06-18...
87-vjeçari vdiq në shtëpinë e tij në Lanzarote, një nga ishujt Kanarie të Spanjës, pas një sëmundjeje të gjatë dhe probleme me një sërë organesh të trupit. Momentet e fundit i ka kaluar në shoqëri të njerëzve të familjes, të cilave u ka lënë lamtumirën në një mënyrë të qetë dhe të paqtë. Samarago ishte një njeri shumë kontradiktor, që kishte krijuar shumë konflikte në jetën e tij pas njërit prej të cilëve u largua për të jetuar në ishujt Kanarie. Bëhet fjalë për grindjen e madhe të vitit 1992 që e pati me qeverinë portugeze në lidhje me akuzat që i bëri për përdorimin e censurës, “Nobeli” i tij që i përket vitit 1998 u prit me një entuziazëm të madh nga të gjithë admiruesit e shkrimtarit. Në fakt, ishte një fitore edhe për vetë Portugalinë dhe shkrimtarët e kësaj gjuhe që pavarësisht se kishin bërë prej vitesh një letërsi shumë cilësore dhe origjinale nuk ishin vlerësuar kurrë me një çmim të përmasave të tilla. Dhe të mendosh që portugalishtja përdoret nga 170 milionë persona në të gjithë botën. “Njerëzit thonë për mua se jam i mirë, por jam komunist”, deklaroi në një intervistë të vitit 1998 Samarago. E me gjithë kundërshtitë dhe zënkat me establishmentin e Portugalisë, Samarago është vlerësuar nga Kryeministri i vendit të tij si “një nga figurat më të mëdha të kulturës sonë, një vlerë e tillë e çmuar që do të krijojë shumë boshllëk”.
----------------------------------------------------------
''-Do shoh hijen tende, nese nuk do qe te te shoh ty: i tha ajo,
dhe ai i'u pergjigj:
-Dua te jem kudo qe te jete hija ime, nese atje do te jene syte e tu!''
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top