Jonida Maliqi: Pas shtatezanise nje kenge e hareshme

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
jonida-maliqi-004.jpg

Kësaj here do ta shohim ashtu siç nuk e kemi parë ndonjëherë. Pret një bebi të vijë në jetën e saj, dhe do të shfaqet në një klip duke kërcyer. Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi përgatit një suprizë verore për fansat e saj, pikërisht një këngë të hareshme me titull “Fantastik”. Sapo kanë përfunduar xhirimet e klipit të realizuar nga “Big City Studio”, një këngë me muzikë e tekst të Big Bastës (Gerald Xharit) dhe orkestrim të Edlir Begollit. Klipi tashmë ka përfunduar ndërsa i dedikohet një gjendjeje fantastike shpirtërore, një lumturie me shkak, e realizuar nëpërmjet ritmit “dance”, veshjeve gjithë stil e ngjyra, dhe fytyrës së qeshur të Jonidës. Vjen kështu me një ndryshim të bukur nga kënga e sezonit të kaluar, balada me titull “Një orë më shumë”, për të prezantuar profilin e saj të lumtur. Ndërkohë që në atë klip shfaqej në një skenë teatri, ku perfomonte pa lëvizur dhe e pushtuar nga notat e trishtimit, në këtë këngë shpërthen në hare, duke transmetuar ndjesinë e vërtetë të jetës së saj në këto momente. “Në klipin tim të ri do ju transmetoj me shumë spontanitet harmoninë shpirtërore që ndjej unë në vetvete”, thotë Jonida për gazetën “Panorama. “Dua të falenderoj autorin e këngës, Big Bastën, pasi sapo mësova lajmin e bukur të shtatëzanisë i kërkova atij një material të tillë, pasi kisha shumë dëshirë të realizonim një këngë të gëzueshme. Kemi punuar në një kohë rekord, krijimi na ngjiti dhe tashmë sapo kanë përfunduar xhirimet e klipit me njëmijë figurantë në “Muza Park” në Tiranë. Xhirimet janë realizuar në ambientet e banakut dhe pishinës së këtij clubi, ku ritmet përcillen nëpërmjet skenimit të një “party” madhështore me të rinj të bukur dhe miss-e.
Jonida: “Bebi im është djalë”
Në fakt është ndier e emocionuar dyfish këto ditë, pasi ndërsa ka hyrë në muajin e katërt të shtatëzanisë, dje ka mësuar lajmin nga mjeku i saj që e ka në mbikqyrje, Halim Kosova se fëmija i saj i parë do të jetë djalë. Këngëtarja ka marrë dje në dorë rezultatin e ekos, që tregon seksin e fëmijës. Ajo pohon se ndihet shumë mirë në kujdesin e doktor Halim Kosovës, të cilin e vlerëson për mbështetjen dhe kurajon që ai jep në këtë periudhë, për ta kaluar qetë këtë ndjesi të re dhe të panjohur në jetën e saj. Se si po e përjeton pritjen e fëmijës së parë, ajo e përshkruan me fjalët se, është emocionuese, plot kureshtje e njëkohësisht e bukur kjo ndjesi në pritje për t’u bërë mami.


Burimi: Panorama Plus
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top