Dmth Shqipëria nuk është Europe për ty që vjen nga një vend i harruar nga zoti si Afganistani.
Do doja që në vend të këtyre afganëve pordhace të OJF. të kishim marrë afgane të thjeshtë. Njerëz që kanë vuajtur e ta dinë nderin. Do kishim bërë sevap realisht.
Përtej sjelljes fyese, ajo që të vret më tepër është fakti që këta OJF - ista janë një nga arsyet e dështimit të Amerikës në Afganistan. Njëlloj si Presidenti i tyre Afgan që u largua me 169 milionë dollarë më vete dhe këta OJF-iste (njëlloj dhe si të ngjashmit e tyre në Shqipëri) janë këputur duke sajuar projekte "emancipimi" "demokratizimi" "antikorruptimi", "reformimi"e duke futur lekët në xhep. E kështu avulluan 2 trilionë dollarë amerikanë në 20 vjet e Talebanet janë në pushtet njëlloj si në 2001. Praktikisht nuk ndryshoi asgjë për popullin afgan i cili prapë ngeli aty në Afganistan, duke vuajtur, ndërkohë që OJF-istet fluturan me xhepat plot me avionët e atyre të cilëve u kishin mbushur xhepat.
Një nga arsyet e rrëmujës që mbizotëron sot në politikat shtetërore janë dhe mbështetja pa kushte bile pothuaj dogmatike në OJF të tilla. Mesa kemi parë dhe që është pranuar vetë zyrtarisht nga Sekretari i shtetit Amerikan, raportet e OJF shërbejnë si burim informacioni për të bërë politika. Nuk habitem që Kabuli ra për 24 orë dhe Amerikanët nuk dinin gjë. Sipas informacioneve të OJF afganase populli ishte demokratizuar, ushtria dhe rendi ishin të fuqishëm e ndërkohë fusnin lekët e projekteve në xhep pa pikë turpi.
Një pjesë e madhe e fajit të politikave të shteteve dhe në vende të tjera është dhe mbështetja në njerëz të tillë "ekspertë" që punojnë nëpër OJF apo organizma " të suksesshme" por që në fakt punojnë thjesht për xhepin e tyre duke bërë ca "studime e analiza" me më pak vlere se Bonot Shqiptare të Privatizimit në vitet 90.
Shembullin më të fundit në Shqipëri e kemi me "Reformën në Drejtësi" ku "eksperte" të tillë OJF-sh e Fondacionesh na bënë peshqesh një shkatërrim total të Drejtësi qe nuk ka Zot qe e rregullon. E ndërkohë vetë morën lekët e Projekteve, mbushen faqet e Raporteve, bile dhe u vunë në krye të Organizmave që monitorojnë e drejtojnë "Drejtësinë e re".
Për sa më sipër më vjen shumë keq që nuk morëm popull afgan të thjeshtë, por na erdhën njerëz të tillë që mbase do ishte më mirë të kishin ndejtur atje e të vuanin pasojat e gabimeve të veta.
Gjithashtu shpresoj që shqiptarët ta kenë kuptuar tashmë rrezikun që vjen nga politika që nuk bazohen as në informacione e analiza të thelluara dhe as në përgjegjësi politike me votë por bazohen në "ekspertë OJF" që nuk kanë as përgjegjësi politike para votuesit por as mekanizma kontrolli e përgjegjësie për të gjithë ato "studime dhe projekte" që prodhojnë. Projekte jo vetëm pa pikë vlere, por dhe të rrezikshme në planin afatgjatë.
Shpresoj ta kemi kuptuar.
/E.Tafani