“Jetoj duke ngrënë telekomanda dhe shishe plastike”

Një vajzë 18-vjeçare nga Kalifornia, SHBA, dëshmoi në një program televiziv për një varësi të padëgjuar më parë… atë nga sendet plastike.

E quajtur Kailyn, e reja nuk mund të ngopet duke ngrënë shishe që mbajnë ujin, pjata, lugë, telekomanda, varëse rrobash apo sende të tjera plastike. Sipas përllogaritjeve të saj, në 11 vitet e fundit, që prej nisjes së këti vesi të çuditshëm, ka konsumuar mbi 60 mijë “vafte plastike”.

”Plastika është diçka për të cilën kam nevojë dhe që më pëlqen ta konsumoj. Jo edhe aq për shijen, por për mënyrën se si kërcet dhe ndienjën që të lë në gojë kur e gëlltit”, tregoi vajza.

Midis ushqimeve më të çuditshme më të “shijshme” që konsumon vajza, janë telekomandat e televizorit. “Janë të mrekullueshme. i heq butonat një nga një dhe i kapërdij. Pastaj copëtoj telekomandën dhe e haj”, dëshmoi ajo për befasinë e të gjithëve.

”Pasioni im do të ishte shumë i kushtueshëm nëse nuk do të punoja në një restorant. Përveç pagës, shpërblehem gjithashtu edhe me plastikën e mbetur”, tregoi adoleshentja.

Midis gjërave të tjera që e reja ha konsumisht janë edhe mbajtëset plastike të CD-ve, por edhe varëset e rrobave dhe pajisje të tjera plastike.

Në mosbesim, asaj iu kërkua të përsëriste një prej gjesteve të saj në studion amerikane, ku spektatorët, të shtangur panë se si një telekomandë u zhduk brenda disa minutash.

/t/ch
plastike.jpgplastike1.jpgplastike2.jpgplastike3.jpg
 
Pe: “Jetoj duke ngrënë telekomanda dhe shishe plastike”

lool cfare organizmi do kete kjo :-O
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top