Jeta eshte...???

Po te zura ta vura, po te kapa ta piiip lol lol
 
Ne me pyetsh c'eshte jeta?
Te rritesh do te thoja,
te ndryshosh,
te zhvillohesh.
Jeta eshte te rrezohesh neper kodra,
gure e ngaterrim kembesh,
qe ti te mesosh te hidhesh,
kapercesh e ringrihesh me i forte.
Ti hedhesh hapat nje pas nje.
Ne me pyetsh c'eshte jeta?
Te dashurosh do te pergjigjesha.
Te duash veten, e te gjesh lumturine
ne brendesine e qenies tende.
Te shijosh rrenqethje e fryme-marrje
ne nje prekje a perqafim.
Te japesh jete nga shpirti yt
e te sjellesh ne jete nje engjell!
Ne me pyetsh c'eshte jeta?
Je ti e une do te thoja,
sot,
ne kete cast.
Duke folur e duke u zene,
duke qeshur e duke qare!

#vargjetedites
Kjo eshte jeta per mu.. flm @Soulmind sa bukur e ke shpreh
 
Une desha ate temen tj ckeni mesuar nga jeta por spo e gjej
Dmth ne jete meshkujt bejne cdo gje qe te lihen nga grate,grate bejne cdo gje qe te durojne.

Cbote!
 
Ulje-ngritje,sukses qe vijne nga deshtimet,e mira me te keqen e domosdoshme, djell dhe shi ,por mbi te gjitha shume e bukur per ta jetuar
 
Jeta eshte nje begati e madhe per njeriun
 
Jeta eshte gjume qe syte ti kaplon
 
Jeta eshte komshija ime,Jetes i pelqejn kafshet .
Jeta di te bej edhe gjera te tjera ,mban rekord per prishje qetsie,publike dhe familjare.
Behu si Jeta,shijo Ivyn(pijen jo my Ivy)kap motivin ?
 
Jeta eshte nje enderr.
 
Shume e bukur ndonjehere.
Ndonjehere jeta na ben te kuptojme se lumturia vjen pikerisht nga gjerat e vogla, ato qe ne i mendojme shpesh here si te parendesishme.
Me erdhi nje shoqe e shkolles fillore nga Irlanda keto dite. Vite pa u degjuar.
Kujt ja merrte mendja se do i binte ndermend per mua pas kaq shume vitesh.
Kam kaluar 3 dite te mrekullueshme.

Shumë e vërtetë Frank.
Një rast të këtillë përjetova dhe unë gjatë pushimit të vjeshtës në Maqedoni. Takova shoqen e bankës (shkolla e mesme) dhe dy tjera, pas më shumë se dy dekadave.... edhe këto “të pamundura” i ka jeta.....
 
Redaktimi i fundit:
Nje gote me raki lol lol
 
Jeta eshte...

Cdo gje qe vjen pas fjales "Eshte", duhet te jete e embel, sepse jeta si e tille eshte, sado qe perjetojme momente te veshtira, nese deshtojme apo nuk kemi durim, faji nuk eshte i jetes por i yni.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top