Jeremiq: Po hapen dyert për negociata

Ado

FISEBILIL-LAH
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq ka deklaruar se mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të duhej që sërish t’i hapte dyert për negociata në mes të Beogradit e Prishtinës për statusin e Kosovës.

Në një konferencë për media pas miratimit të rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Jeremiq ka thënë se është i bindur që Gjykata në Hagë do të vlerësojë se me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare.

Jeremiq i ka hedhur poshtë pohimet se nisma e Beogradit është politikisht e motivuar, duke thënë se mendimi i GJND-së do t’i zvogëlojë tensionet dhe do të pengojë që Kosova të bëhet precedent për separatizëm në botë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top