Jeremiq: E fituam betejën por jo edhe luftën

Ado

FISEBILIL-LAH
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq ka deklaruar të mërkurën se vendimi i Komitetit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së të përfshihet nisma e Serbisë, paraqet një “fitore taktike, por jo edhe luftën e fituar”.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë me betejën e saj për t’i siguruar votat e përkrahjes në këtë organizatë botërore gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, kur pritet të votohet projekt-rezoluta e Serbisë që nga Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të kërkohet vlerësimi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Jeremiq ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm të KB-së është zhvilluar “një betejë e rëndë” dhe se “është arritur një fitore domethënëse”, mirëpo e gjithë kjo, sipas tij, “është larg nga puna e kryer”.

"Duhet të vazhdojmë të punojmë me tempin e njëjtë, në mënyrë që t’i sigurojmë votat e nevojshme. Sot ishim të suksesshëm, por në Asamblenë e Përgjithshme do të jetë edhe më vështirë”, ka shtuar ai.

Jeremiq ka potencuar se të hënën Serbia do të ketë shumë punë në Asamblenë e Përgjithshme, por ka shtuar se ka arsye për kurajë.

Menjëherë pas takimit të Komitetit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jeremiq është nisur drejt Indisë, për të kërkuar përkrahjen e këtij shteti me ndikim në OKB për nismën serbe. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top