“Jehonë nga Iliria”

WxP

Staf në FV.AL
Parashqevi Simaku bën Hollivudin të flasë shqip

Gazeta SOT

Hollivudi këtë rradhë do të flasë shqip nëpërmjet këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Kjo për arsyen se këngëtarja shqiptare, Simaku ka bërë një kontratë në Hollivud me studion diskografike ku kanë nxjerrë albumet e tyre edhe Majkëll Xhekson, Mariah Carey, Britney Spears e shumë nga gjigandët e muzikës botërore. Kjo CD e Simakut do të jetë në shqip dhe për herë të parë një këngëtare nga vendi ynë ka mbrritur deri në këtë kulminacion. Kjo arritje është në saj të punës shumëvjeçare të këngëtares nga Kavaja e cila me zërin e saj brilant ka çuditur audicionin ndërkombëtar.

Simaku është një ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri deri në vitet 90-të, por pas këtij viti ajo emigroi në SHBA, ku kërkoi me ambicie profesionale të lartë, bashkëpunimin me shtëpitë diskografike më të njohura të globit. Dhe më në fund shpërblimi i punës shumëvkeçare të saj nuk ka vonuar. Titulli i albumit të Simakut është gjithashtu plot kuptim, njëlloj si kumbimi i këngëve shqiptare që interpretohen plot vitalitet nga ylli i muzikës sonë. Muza Records dhe Hollivudi i bazuar në Lunaticworks and Reincarnate Music, kanë lançuar një album të ri të artistes së njohur shqiptare Parashqevi Simakut.

Albumi i saj është i gjithi në gjuhën shqipe dhe titullohet “Jehonë nga Iliria”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ky album do të shpërndahet nga distributori Sony BMG.

“Jam shumë e lumtur që më është dhënë kjo mundësi, që të shfaq muzikën time në arenën ndërkombëtare. Dua të falenderoj Robert dhe Jason Whittington që më dhanë këtë mundësi. Për mua Shqipëria do të mbetet gjithmonë vendi i poetëve, heronjve dhe i muzikës”,-thotë Simaku.

Whittington nga Lunaticworks/Reincarnate thotë: “Jemi me të vërtetë shumë optimistë ndaj këngëtares Simaku, e cila është një artiste unike. Muzika e popullit të saj, është e padëgjuar në botën moderne dhe zëri i saj së bashku me muzikën bëjnë një thirrje globale.

” Albumi “Jehonë nga Iliria”, përmban 10 këngë origjinale në shqip e miksuar me muzikën Folk dhe muzikën amerikane moderne. Këngëtarja Simaku ka shkruajtur dhe ka qenë producente e këtij albumi, me ndihmën e bashkëshortit të saj Robert Nolfe. Albumi është realizuar nga studioja Sony/BMG, ku do të shpërndahet nëpër dyqanet diskografike më 21 shkurt të këtij viti dhe do të lançohet për shitje në disa webside si: Tower Records, Amazon, Best Buy, Circuit City dhe shumë të tjera.

Kënga e titulluar “Haxhireja”, do të lançohet në adresën e internetit muzarecords.com, e cila bazën e ka në NeëYork. Studioja diskografike Sony BMG, është një nga distributorët më të mirë të muzikës në botë dhe zyrat e tij i ka në Neë York. Kurse Lunaticëorks rend mes industrisë së muzikës së Jason Wihhtington dhe Reincarnate Music, të cilat bazën e tyre e kanë në Hollivud.

www.simaku.com (http://www.simaku.com)

www.muzarecords.com (http://www.muzarecords.com)
 
Albumi i saj është i gjithi në gjuhën shqipe dhe titullohet “Jehonë nga Iliria”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ky album do të shpërndahet nga distributori Sony BMG.
shpresoje mos te jete e vetmja qe publikon ne kete etiket :bum:bum:bum:bum:bum:bum:bum:bum
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top