Janis Ricos: Pa poezi, nuk ka të nesërme

eGo0sTyle

System Engineer
janis-300x214.jpg


Intervistë e Moncef Ghachem me poetin e madh grek JANIS RICOS

(«Le temps», Tunisi, 14-16 agosto 1984)


Janis Ricosi më priti në shtëpinë e tij në Athinë. Unë vazhdoj t’i jetoj akoma dhe sot si një triumf të jetës sime ato çaste që kalova pranë poetit të madh.

M. G. – Ishin disa studentë ata që i takova gjatë kësaj rruge shumë të njohur, të cilët më shoqëruan deri te porta e shtëpisë suaj. Më thanë se ju jeni një hero kombëtar, një bashkatdhetar i vërtetë.



J. R. – S’do doja të flisja për çeshtje sentimentale, sociale, politike dhe estetike. ثshtë veprimi estetik ai që më intereson e jo teoria estetike. Poezia është një veprim i drejtpërdrejtë. Ajo mund të përfshijë njëherësh gjithë problemet sociale, filozofike dhe estetike, gjithë problemet e trupit dhe shpirtit njerëzor, tërë gjithësinë e marrëdhënieve midis njerëzve. Poezia është mjeti im kryesor shprehës. ثshtë mjeti i vetëm dhe më efektiv që unë zotëroj. Kur më pyesin ç’mendoj, për këtë ose atë çeshtje, u them menjëherë se ua kam dhënë, tashmë, përgjigjen me anë të poezisë sime, këtyre apo atyre probleve.

M. G . – Dëshira eksplicite e poetit s’është që të pohojë çastin, të afirmohet në çast, të lindë në të një thelb objektiv e subjektiv i realitetit të jashtëm, i një mendimi që identifikohet me atë objekt të jashtëm?

J. R. – Poeti dëshmon çastin e përjetshëm duke shkuar në takim me të ardhmen. Por ai nuk shkon para vetëm me aftësitë dhe intuitën e tij, për të parashikuar; ai kërkon edhe njohuritë e mundshme dhe mundësitë e çdo hetimi sociologjik … Pa poezi nuk ka të nesërme …

M. G – Ju këndoni dhe mbroni lirinë «gjithmonë të parën» … dhe për këtë, zëri juaj, është një zë universal!

J. R. – Poezia është pjesë e jetës. Nuk është pjesë e vdekjes. Poezia është shprehja e skajshme. ثshtë lufta e palodhshme kundër vdekjes, kundër çdo formë vdekjeje. Dhe vdekja nuk është vetëm fundi fizik i një njeriu, fundi i jetës së një qenieje … Jo. Vdekja merr kryesisht format e padrejtësisë dhe të shfrytëzimit, të pushtimit dhe privacionit … Ajo merr formën e frikës, mungesës së ushqimit, të mungesës së kënaqësisë… Vdekja është dëshira e ndrydhur e individëve … Dhe poezia lufton kundër të gjitha këtyre formave të vdekjes. Ajo do që të zhdukë shkaqet që provokojnë dëshpërimin, që e bëjnë njeriun të bindur, steril që e shkatërrojnë…
Kjo do të thotë se poezia merr pjesë gjithmonë në krijimin e një jete, të jetës njerëzore. Puna e saj, dëshira e saj, lufta e saj është gjithmonë jeta e pafundme, është lufta për t’i dhënë jetës fitoren… Poezia del nga errësira, nga terri, nga labirintet e paudhësisë, nga labirintet e çdo terrori, e çdo padrejtësie, e çdo tiranie … Ajo merr mbi vete ndërlikimin e gjërave dhe i dritëson… Gjen kështu, rrugët për të komunikuar me të gjithë… Në poezi flet e gjithë bota. Dhe me të gjithë së bashku ajo është duke folur. Dhe së bashku me të gjithë, poezia kremton jetën.

M. G. – ا’manifestim madhështor optimist ..!



J. R. – Po, unë jam optimist. Kam dalë nga terri më i thellë. U kam mbijetuar sëmundjeve, u kam mbijetuar torturave, madje, mund të them se kam dalë nga thellësitë e vdekjes. Për këtë, optimizmi nuk më duket i lehtë. Nuk është një mjet për të kapërcyer vështirësitë apo për t’i injoruar ato … Optimizmi im është i patundshëm, është i fortë, pikërisht ngaqë vjen nga dëshpërimi.

M. G. – Vdekja, dëmtimi, humbja kthehen shpesh në poezitë tuaja. Ju i zhvendosni ato në një nivel të ndryshëm, i transformoni në një triumf të jetës … Gjejmë, kështu, një nga konstantet e poezisë suaj: kërkimin ngulmues, për një zgjidhje, një zgjidhje për vetminë, ndoshta?

J. R. – Unë nuk kërkoj vetëm vetminë, sepse poezia nuk mund të jetë e shkëputur krejtësisht, e ndarë nga problemet jetike dhe vendimtare të botës. Poezia ime, teli i së cilës vibron në universin tim të brendshëm, shprehet, njëkohësisht, në rrafshe të ndryshme: ontologjike, sociale, psikologjike. Përzien kujtimet historike dhe ndjenjat imediate, për të afruar gradualisht idetë, në një kohë historike dhe subjektive, të fragmentuara dhe, përmes çdo lloj veçimi, të prodhojë një imazh uniteti dhe vazhdimësie të njeriut dhe historisë së tij. Pra, hulumtimi poetik nuk është vetmia. Në poezi, poeti nuk ecën kurrë vetëm … Por, nëpërmjet vetmisë së vet, hyn në kontakt me vetminë e secilit, me vetminë e të gjithëve. Dhe midis gjithë këtyre vetmive, komunikimi më autentik realizohet në hapësirën e poezisë … Në këtë mënyrë, një poezi gjen gjithmonë dialogun e gjallë, gjen marreveshjen me kombin e vet dhe me gjithë popujt e botës, në të gjitha gjuhët, përmes ndërmjetësimit të përkthimeve. Meqë ajo shpreh një ndjenjë të përbashkët, një konceptim të përbashkët, një dëshirë të përbashkët për të komunikuar dhe zgjidhur dallimet, sepse përmban figurën thelbësore që na mundëson të njohim të tjerët … Poezia është kështu marrëdhënia njerëzore më e përmbushur, e ndërtuar më mirë, më e rëndësishmja. Flet me secilin në territorin e veçantë të vetmisë së vet. Që është i përbashkët. ثshtë hapësira e banuar nga bashkësia njerëzore. Për këtë, objektivi i përhershëm i poezisë është që t’u flasë të gjithëve, të prekë gjithë botën.

Por poezia është një krijim përherë në ndryshim, përherë në kantier.

Përktheu: Faslli Haliti



Jeta e Janis Ricos:

Lindur: Në Monemvasia, më 1909.

Vepra: Përmbledhja e parë poetike Traktor (1934) bëri përshtypje për idetë e reja, për autencitetin dhe pasurinë e shprehjes, sidomos në qarqet përparimtare greke. Në përmbledhjen e dytë Piramida (1936) poeti vjen si një poet shoqëror, shqetësimi dhe frymëzimi i të cilit përfshin larmitë e jetës së përditshme, shqetësimet dhe dramat njerëzore, luftën për lirinë dhe dashurinë. Më pas vjen Epitaf (1936). Frymëzimi nga turbullirat e Selanikut, përleshjet e punëtorëve e frymëzojnë atë për të kompozuar në distikë poemën Epitaf Kjo vepër botohet në 10 mijë kopje, një numër i madh për atë kohë. Kjo vepër mbresëlënëse është vënë në muzikë nga kompozitori i shquar Mikis Teodorsakis. Poezia e Ricosit dallohet për gjerësinë e ndjenjës së mendimit, për pasionet e fuqishme luftarake, larminë e pafund të pamjeve, variacioneve të motiveve, figurave, ritmeve të brendshme, duke paraqitur një botë të trazuar dhe derdh lule, brenga, ligjërime, himne, marshe për njeriun e thjeshtë grek. Modeli i Ricos në shqip mbeti përkthimi më serioz dhe elegant i Mëhallave të botës nga Spiro اomora më1961. Janis Ricos vdiq më 11 nëntor 1990.


Burimi : Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top