Jam nga Kosova dhe është vendi që e dua më së shumti (Video)

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1112215006113_m.jpg

Rita Ora

Këngëtarja e lindur në Prishtinë, Rita Ora, në asnjë moment nuk e mohon origjinën e saj shqiptare, ajo flet me krenari për vendlindjen e saj. Kështu ka ndodhur edhe gjatë një interviste para fillimit të MTV European Music Awards.
Duke komentuar lindjen e saj në Kosovë dhe rritjen në Angli, gazetarët e kanë pyetur se cili është vendi i saj i preferuar në Evropë.

“Unë jam nga Kosova, çfarë duhet të them, Kosova! Por Londra është vendi ku jam rritur, prandaj është Londra dhe Kosova”, ka deklaruar Rita.

Rita Ora on the red carpet MTV EMA 2012 - YouTube (74.125.227.72)

Më 28 Nëntor, Rita do të kujdeset për atmosferën në Tiranë

Festa e madhe kombëtare, 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, do ta sjellë këngëtaren me famë botërore, Rita Ora, në Tiranë.

ema3.jpg


21-vjeçarja është ftuar që të hapë festimet më 28 Nëntor në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytetin e Shqipërisë – shkruan revista Story.

Rita pritet të dalë në skenë rreth orës 21:00 dhe padyshim që fansa nga të gjitha trevat shqiptare do ta kenë mundësinë që ta përcjellin drejtpërdrejtë performancën e saj.

ema1.jpg


Ndryshe, sipas mediave të huaja, Rita Ora kryeson listën e personaliteteve të veshura më bukur të dielën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA. Pas saj renditen, këngëtarja Taylor Swift dhe supermodelja Heidi Klum. /Telegrafi/

ema2.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top