Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’

Arfenilla

Themelues i Forumit
samsung1-620x330.jpg


Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë dhe derisa ajo është duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është tek Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.
Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë ‘Samsung’? Pasi që nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit Samsung është i paqartë.
Nëse e përkthejmë fjalën Samsung në gjuhën shqipe do të thotë ‘tre yje’, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë Samsung, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell.
Por pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri ‘tre’ me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri ‘tre’ është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.
Pra, dëshira për tu bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga Samsung brenda viteve të fundit. Megjithatë, për tu bërë një ‘bishë’ vërtetë edhe më madhështore duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge mund të jenë ata që do të vendosin për fatin e kompanisë.B tetova
 
Titulli: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’

semsang lexohen kta mo?

gjithsesi jane per 3 yje e me shume
 
Pe: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’

Të flitet për Samsung se është prodhues i smartfonave
është s'ikurse s'ke thënë gjë.
Samsung është edhe shumë më herët, kur smartfonat
as që ishin në imagjinatën e njeriut.

Gjithashtu thuhet se tre yjet simbolizojnë 3 djemtë e themeluesit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top