Ja piktura më e shtrenjtë në histori, ‘triptiku’ i Bacon mposht ‘Ulërimën’

Didi

C'est la vie.
Triptiku i Francis Bacon i quajtur “3 studimet e Lucian Freud” është shitur për 142,4 milionë dollarë në një ankand
të organizuar nga ‘Christie’s’, duke u bërë kështu vepra e parë e artit e shitur më shtrenjtë në një ankand.


627a576898d40d8faaf9aceb2357ee3d.jpg

Piktura që i përket vitit 1969, e vënë për herë të parë në një ankand, pati një numër shumë të madh kërkesash nga
koleksionistë të ndryshëm, duke nisur nga një çmim fillestar vlerësues prej 85 mln dollarë. Triptiku i Bacon i shitur për
142,4 mln dollarë një koleksionisti i cili ka preferuar të qëndrojë anonim, rrëzoi nga froni ‘Ulërimën’ e Edvard Munch, e
shitur në majin e vitit të kaluar në “Sotheby” për 119,9 milionë dollarë.

Piktura me tre panele përshkruan shokun e piktorit të lindur në Dublin dhe ish-artistin Lucian Freud mbi një karrige, me
një shikim nga secili krah dhe njëri përballë.






13 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top