Ja cilat kategori emigrantësh nuk i kthen pas Greqia

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Kthimi dhe ripranimi i emigrantëve në përputhje me standardet e BE-së dhe marrëveshjet përkatëse që Shqipëria ka nënshkruar me shumë nga vendet e BE-së (mes tyre edhe me Greqinë) kanë qenë tema e takimit të djeshëm mes përfaqësuesve të policive dhe strukturave kufitare të dy shteteve: Shqipërisë dhe Greqisë.

Z. Andreas Karageorgos, kolonel i Policisë Greke në Divizionin për të Huajt, duke prezantuar manualin me rekomandimet dhe praktikat më të mira të kthimit dhe ripranimit, hartuar në kuadrin e projektit “Ngritja e mekanizmave për zbatimin efektiv dhe të qëndrueshëm të Marrëveshjeve të Ripranimit mes Shqipërisë, Komunitetit Europian dhe vendeve të treta të interesuara”, tha midis të tjerash se ka pasur praktika të mira për kthimin dhe ripranimin me Shqipërinë.
Mekanizmat me të cilët kryhet ripranimi në Greqi
“Deri në 97-n, Greqia ishte një nga vendet që bënte eksport të emigrantëve ekonomikë. Me hyrjen në BE është kthyer në një vend ku destinojnë emigrantët e paligjshëm dhe është një nga vendet e para që bëhet presion për të punuar, për shkak të pozicionit të veçantë gjeografik të Greqisë, si kanal mes tri kontinenteve (Azisë, Afrikës dhe Europës). Ne kemi lidhur edhe disa marrëveshje me disa klauzola që kanë të bëjnë me trafikimin e lëndëve narkotike, luftën kundër terrorizmit etj”, u shpreh Karageorgos.
Procedurat e dëbimit dhe mbrojtja që u ofrohet emigrantëve
Cilat janë procedurat që kanë të bëjnë me dëbimin pas një vendimi gjykate dhe cila është e drejta për të kërkuar refuzim të një vendimi? Cila është mbrojtja që u ofrohet emigrantëve dhe cilat janë ata që kategorizohen si emigrantë të padëshirueshëm? (Një vendim jo nga gjykata, por nga organet administrative të Greqisë) etj.
Vendimet e organeve administrative përdoren për të gjithë emigrantët, që shkelin ligjin për të huajt në shtetin grek, pasi ata mund të përbëjnë rrezik për shëndetin publik të popullit grek, u shpreh z. Karageorgos,- që mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas tij, në rastet kur emigrantët nuk iu binden vendimeve të spitaleve dhe nuk pranojnë të kthehen vullnetarisht, vendimet zbatohen nga komisariatet e policisë. “Ekzistojnë disa parakushte për mbajtjen dhe arrestimin e një emigranti ekonomik të paligjshëm, derisa të gjendet zgjidhja, data, mjeti që do ta kthejë në vendin e origjinës, por ama ne nuk kemi të drejtë t i mbajmë më tepër se 3 muaj.” Koloneli i policisë greke tha se ky është vendim i ekspulsionit dhe emigranti ka të drejtë që të refuzojë vendimin e shkallës së parë. Kurse, në rastet kur një emigrant nuk konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin publik, vendimi administrativ jepet pa e mbajtur emigrantin në arrest.
Gjykatat penale dhe ata që nuk mund të kthehen
Ekziston një ligj grek për të huajt që, emigrantët që kanë marrë një dënim nga gjykatat penale, duhet të shlyejnë dëmin ndaj shtetit grek e pastaj merret vendimi i ekspulsionit. Duhet të kalojnë 3-5 vjet që emigranti të ketë të drejtë të kthehet në vendin ku ka bërë një shkelje. Këto afate nuk respektohen gjithnjë, për raste të veçanta bëhen përjashtime, sidomos për ato që kanë të bëjnë me sigurinë e Greqisë. “Sidoqoftë,-sikurse shprehet z. Karageorgos,- qytetari emigrant duhet të bëjë paraprakisht një kërkesë dhe të shpjegojë se pse ai do që të rikthehet në tokën helene”. Në rastin e rikthimit para këtyre afateve, atij i vihen disa kushte si: nuk duhet të ndryshojë vendbanimin, duhet të paraqitet çdo 15 ditë në rajonin e policisë greke më të afërt, etj.
Koloneli në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit grek tha se nuk bëjnë ekspulsione (largime) të të miturve me masa edukative, prindërit e të cilëve jetojnë në mënyrë të rregullt në Greqi, as të të rriturve që duhet të përkujdesen për të mitur si dhe të të huajve mbi 80 vjeç, që nuk besohet se përbëjnë rrezik. Sipas Traktatit të Gjenevës, Greqia tha ai, nuk kthen as gratë shtatzana si dhe ato që kanë lindur në Greqi deri në 6 muajt e parë. Pas kësaj kohe, ato mund të kthehen në vendin e origjinës.
Kostoja, pala greke kërkon që shpenzimet e kthimit të paguhen nga Shqipëria
Pala greke në këtë takim përsëriti çështjen e kostos së lartë që ka zbatimi i marrëveshjes. Koloneli Karageorgos u shpreh se është kaq i madh numri i emigrantëve të paligjshëm, saqë rëndojnë buxhetin e shtetit helen. “Emigrantët që arrestohen për t u kthyer, nuk kanë para për rrugën. Atëherë duhet që këto kosto t i marrë përsipër shteti që e ka këtë emigrant të paligjshëm. Së dyti, shumë e rëndësishme janë vendet ku strehoen emigrantët e paligjshëm deri në kthimin e tyre në atdhe, ku policia jonë ka përgjegjësinë për ruajtjen e këtij ambienti.” Lidhur me çështjen e të dhënave për të gjithë të kthyerit, Andreas Karageorgeos u shpreh se rregjistrimi i tyre vlen për një kohë të caktuar dhe mbajtja e të dhënave në arkiv është shumë më kohëgjatë kur jepen nga gjykata penale dhe shumë më kohëshkurtra, kur jepen nga organet administrative.

Nikolla Ndoci, drejtori i Migracionit dhe Ripranimeve
Gjysma e atyre që kthehen janë me identitet të rremë, jo shqiptarë

Bëhet fjalë për tri kategori për të cilat Shqipëria kërkon zbatimin e standardeve të BE-së në trajtimin dhe kthimin e tyre nga vendi helen. Një kategori janë viktimat e trafikimit, një tjetër janë azilkërkuesit kryesisht nga vende të tjera që e përdorin Shqipërinë si tranzit dhe kategoria dominuese janë emigrantët e parregullt ekonomikë.

Sipas Nikolla Ndocit, drejtor i Migracionit dhe Ripranimeve në Departamentin e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, Ministria e Brendshme e Shqipërisë, në gjysmat e rasteve, shtetasit që ripranohen nga pala shqiptare janë me identitet të rremë, janë shqipfolës por jo shtetas shqiptarë. Ai tha se një aspekt problematik për ripranimet është mungesa e ambienteve të pritjes, e stafit që do t i intervistojë të kthyerit etj. Nga ana tjetër ai shprehu shqetësimin se pala shqiptare nuk ka pika kontakti me vende si India, Pakistani etj dhe mungesa e shërbimeve diplomatike me këto vende bën të vështirë marrëveshjet e ripranimit. Ai tha se një pjesë e qytetarëve të këtyre vendeve përdorin kërkesën për azil për të hyrë në Shqipëri dhe pastaj e përdorin atë për të kaluar në një vend tjetër. Pyetjes së palës greke se sa është numri i atyre që kërkojnë azil në Shqipëri në një vit, nga cilat vende janë dhe sa leje azilkërkuesish lëshojnë në vit autoritetet shqiptare, ai iu përgjigj se nuk bëhet fjalë për fluks dhe se shifra është diku tek 20 raste në vit. “Në ligjin tonë, ne kemi paraparë arrestimin e një azilkërkuesi, kur ai përdor dokumente false”, u shpreh drejtori i Migracionit dhe Ripanimeve, z. Ndoci.


Ballkan
 
na me ti therimke se ate fjale une e di ndryshe dhe ngatrohem me keto depilimet,palicetat,pecetat recipetat qe mesova nga ju ketu :D:D

ok djalke, po te keshilloj qe here tjeter ta perdoresh shqip konceptin, se depilimi dhemb goxha nese e ben me depilator ose me zamke:D:D
 
ok djalke, po te keshilloj qe here tjeter ta perdoresh shqip konceptin, se depilimi dhemb goxha nese e ben me depilator ose me zamke:D:D

moj cupke une se bej me keto qe thua ti,une e bej depilimin me mastico qe te mos me dalin per tere jeten LOLLOLLOL
 
Mossssss erdhi fundi.... LOL LOL LOL o Bledi te te depilosojne edhe per mua ty oooo se skam cfare te me depilosojne LOL LOL LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top