Ja arsyet pse flokët tuaja nuk rriten

Jetmira

V.I.P
aryseja-floket-nuk-rriten.jpg

Nuk është vetëm eliminimi i stresit që ndikon si përparësi. Gjithashtu është e domosdoshme të kufizoni ngjyrën dhe dëmtimin nga nxehtësia që të parandaloni çarjen e majave të flokëve dhe dëmtimin e tyre. Nuk ka garancë që flokët t’ju rriten si të Rapunzel (personazh i filmave të animuar, që karakterizohet me flokë të gjata). Pse? Sepse të gjithë kanë një cikël rritjeje të flokëve që është përcaktuar nga gjenetika.

“Tek shumica e njerëzve, cikli i rritjes së flokëve është mes 2 deri 6 vjet”, thotë shkencëtari i Living Proof-Eric Spengler. Flokët rriten përafërsisht rreth 1.5 cm në muaj. Nëse cikli juaj është dy vite, flokët do t’ju rriten rreth një pëllëmbë, deri në supet tuaja. nëse cikli i rritjes është 6 vite, rritja do të jetë tri pëllëmbë deri në belin tuaj. Pasi fija e flokut të arrijë fundin e ciklit të tij (e cila shkurtohet me moshë), nuk ndalon vetëm rritjen por folikuli i saj do të bjerë dhe një tjetër do të fillojë të rritet në vendin e saj. Kjo shpjegon se pse është normale që të humbni 50 deri 100 fije në ditë.
Ky cikël normal deshifron se sa kohë mund t’ju rriten flokët tuaj. Por, zakonisht shumica e njerëzve nuk i rrisin aq gjatë sepse kështu ata futen në shprehi që i bëjnë të duken keq para se të arrijnë në atë fazë./femra.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top