Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

1460049194parisss.jpg


Kampionati Europian i Futbollit është një nga ngjarjet më të ndjekura nga tifozët e sportit më popullorë në botë, por Euro 2016, është padyshim më i veçanti pasi Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një ngjarje kaq të rëndësishme.

Por, cilët janë stadiumet ku do të zhvillohen Finalet e Europianit të Francës? Shqipëria e ka të sigurt që do të zhvillojë ta paktën tre takime, jashtëzakonisht të rëndësishme. Ndeshjen e parë për kombëtaren tonë është ajo ndaj Zvicrës më 11 qershor, në orën 15:00, në stadiumin e Lensit, Stade Bollaert-Delelis. Ky stadium ka një kapacitet prej 35 mijë vendesh dhe rikonstruktimi i tij përfundoi në gushtin e vititet të kaluar. Në këtë stadium do të zhvillohen edhe ndeshjet Angli-Uellsi, Ceki-Turqi, si dhe një ndeshje nga 1/16-tat.

Ndeshja e dytë e Shqipërisë është ajo ndaj organizatorëve të Francës, e cila do të zhvillohet në “Stade Velodrome”, me një kapacitet prej 67 mijë vende. Në këtë stadium do të zhvillohen edhe 5 ndeshje të tjera, mes tyre edhe një gjysmëfinale.

Ndeshja e tretë dhe e fundit në grupe, por shpresojmë jo e fundit në Europian për Shqipërinë, është ajo ndaj Rumanisë, e cila do të zhvillohet në “Stade de Lyon”. Ky është një stadium me 59 mijë vende dhe në të do të zhvillohen edhe 5 ndeshje të tjera. Në këtë stadium do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër.

Finalja e Europianit do të zhvillohet në “Stade de France”, i cili ka një kapacitet prej 80 mijë spektatorësh. Ky stadium është i vendosur në Sent-Deni. Ai u inaugurua në janarin e vitit 1998.

Ja 10 stadiumet ku do të luhen të gjitha ndeshjet e Euro 2016...

/ Top Channel


1460047491_tuluz.JPG


Qyteti: Tuluzë Stadiumi: “Stadium de Toulouse” Statusi aktual: Punimet filluan në maj 2013 Përfunduan në nëntor 2015 Udhëheqësit e projektit: Toulouse City Council Kapaciteti: 33.000 vende Kosto e projektit: 35 mln euro



1460047774_nice.jpg

Qyteti: Nise Stadiumi: "Stade de Nice" Statusi aktual: Stadium ekzistues Inaguruar më 22 shtator 2013 Udhëheqësit e projektit: Nice City Council Tipi i projektit: Stadium i ri Kapaciteti: 36.000 vende Kosto e projektit: 204 mln euro


1460047934_sainte%20etiene.jpg

Qyteti: Sent-Etien Stadiumi: "Stade Geoffroy Guichard" Statusi aktual: Punimet kanë përfunduar Hapur në janar 2015 Udhëheqësit e projektit: Saint-Etienne Métropole Kapaciteti: 42.000 vende Kosto e projektit: 75 mln euro

1460048323_bordo.jpg

Qyteti: Bordo Stadiumi: "Stade de Bordeaux" Statusi aktual: Stadium i përfunduar Inaguruar më 18 maj 2015 Kapaciteti: 42.000 vende Arkitekti: Herzog & De Meuron – Groupe 6 Kosto e projektit: 184 mln euro


1460048465_lille.jpg

Qyteti: Lille Stadiumi: "Stade Pierre Mauroy" Statusi aktual: Stadium ekzistues Inaguruar në gusht 2012 Kapaciteti: 50.000 vende Arkitekti: Valode & Pistre Atelier Ferret Architectures Kosto e projektit: 324 mln euro

1460048663_park.jpg

Qyteti: Paris Stadiumi: "Parc des Princes" Statusi aktual: Punimet filluam në mars 2014 Përfunduan në gusht të viti 2015 Kapaciteti: 48.000 vende Arkitekti: ATSP Kosto e projektit: 75 mln euro

1460048759_lioneee.jpg


Qyteti: Lion Stadiumi: "Stade de Lyon" Statusi aktual: Vazhdojnë punimet Inagurimi në dhjetor Kapaciteti: 59.000 vende Arkitekti: Populous Kosto e projektit: 405 mln euro


1460048893_velodrome.jpg

Qyteti: Marsejë Stadiumi: "Stade Velodrome" Statusi aktual: Stadium ekzistues Inaguruar më 16 tetor 2014 Kapaciteti: 67.000 vende Arkitekti: SCAU Kosto e projektit: 267 mln euro


1460049018_lensss.jpg

Qyteti: Lens Stadiumi: "Stade Geoffroy Guichard" Statusi aktual: Punimet përfunduan në nëntor 2015 Kapaciteti: 38.000 vende Arkitekti: Cardete & Huet – Atelier Ferret Architectures Kosto e projektit: 70 mln euro

1460049130_parisss.jpg


Qyteti: Sent-Deni Stadiumi: "Stade de France" Statusi aktual: Stadium ekzistues Inaguruar në janar 1998 Kapaciteti: 80.000 vende Arkitekti: SCAU Kosto e projektit: 290 mln euro
 
Titulli: Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

Po shqyrtohet qe te luhen ndeshjet pa tifoz, per shkaqe sigurie. Do te ishte mekat nese ndodh.

Me mire t'a anulojne kampionatin se te veprojne ashtu.
 
Titulli: Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

Po shqyrtohet qe te luhen ndeshjet pa tifoz, per shkaqe sigurie. Do te ishte mekat nese ndodh.

Me mire t'a anulojne kampionatin se te veprojne ashtu.

Ama behen pa tifoz i humb shija ndeshjes me thene drejten.

Averooo :) e kam nda mendjen me qene tifoze kete kompionat..:p
Me thuaj me skuader je ti,t"jem dhe une ahhahaha (duke perjashtuar Albanian ) :p
 
Titulli: Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

Ama behen pa tifoz i humb shija ndeshjes me thene drejten.

Averooo :) e kam nda mendjen me qene tifoze kete kompionat..:p
Me thuaj me skuader je ti,t"jem dhe une ahhahaha (duke perjashtuar Albanian ) :p

Besoj se ne fund do te vendosin qe te kete tifioz. Tamam puna qe t'i dorezohen terrorizmit.

E pse duke perjashtuar Albanine uooj Nev? Albania do te shpallet kampione :p

Por pooor, nese ndodh ndonje bafasi :p dhe bie Albania.. atehere bej tifo per Zvicren. I kemi nja 5 motra qe luajne aty. :p
 
Titulli: Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

A e ka kush zemren e madhe te me pres 50% te biletes?
 
Titulli: Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

Ishalla te jene te sigurt stadiumet thuaj, dhe spo ndodh noi shperthim.
 
Titulli: Ja 10 stadiumet e Euro 2016...(FOTO)

Mezi po pres te filloje dhe tre ndeshjet e Shqiperise do ti shoh ne Stadjum ,
flm nje miku qe mi gjeti biletat se nuk me rane nga aplikimi qe bera .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top