J.Lo perseri singel !

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Bëhuni gati djem J. Lo është përsëri beqare. Ajo po për përkujdeset për pamjen e saj të re dhe është në kërkim të burrit të saj të ri kështu shkruan revista “Vanity Fair”.
Si më e votuara nga femrat më të mira në botë pas ndarjes së saj nga këngëtari Mark Antoni është shprehur se edhe pse martesa e saj ka mbaruar ajo nuk ka hequr dorë nga dashuria. Aktorja dhe këngëtarja e njohur ka pasur edhe dy martesa të tjera të cilat kanë qenë po ashtu fytyra publike, janë ata P didy dhe Ben Afleck.
Ajo tani ka njoftuar se martesa e saj ka përfunduar dhe tani gjykata po e trajton procedurën për divorc nga burri i saj.
Lopez për Vanity Fair është shprehur se martesa është e vështirë por ende beson në dashuri. Ajo më tutje tha se nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si dëshiron por unë jam dhe mbetem përjetësisht optimiste për dashurinë dhe vazhdon të jetë ëndrra ime më e madhe”.
Megjithatë, J Lo thotë se ajo me të vërtetë e donte Anthonin. Por ajo thotë se vendosi të largohet nga martesa e saj kur e kuptoi se nuk ishte një gjë e mirë më për të dhe nuk po funsikononte si duhet.
Ajo është njëra ndër aktoret më të paguara në Hollywood e cila nga filmat që ka luajtur është paguar deri në 15 milionë dollar ndërsa nga kariera e saj muzikore pagesa e saj ka arritur deri në 12 milion dollarë. Gjatë kohës që ajo po shpallte fundin e martesës së saj ajo ka kënduar në një darsëm në Ukrainë ku pagesa e saj kapi vlerën afër 1milion dollarë që do të ti largoj asaj mendjen nga përfundimi i martesës për një minutë apo dy, ka shkruajtur Vanity Fair.
J.LO ka zbuluar pothuajse të gjitha në Vanity Fair, madje edhe është fotografuar lakuriq, përveç një pallto gëzofi dhe sandale ngjyrë ari. Në foto dukej madhështore si gjithëherë, ndërsa fotot e saj u bënë nga fotografi i njohur Mario Testino për albumin e saj të rradhës që pritet të dal në shtator.

j.lo.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top