Republic Of Kosovo
Ado !
Izraeli nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe për momentin nuk ka arsye për ndryshimin e këtij qëndrimi, ka deklaruar ambasadori izraelit në Beograd, Artur Kol.
"Kohë pas kohe na pyesin se sa është i qëndrueshëm dhe i fortë ky vendim, por fakti tregon se ka kaluar më shumë se një vit dhe nuk ka pasur ndryshime në pozicionin e Izraelit. Populli dhe qeveria serbe duhet ta vlerësojnë pozicionin e Izraelit, i cili shpreh miqësinë mes dy vendeve", ka vlerësuar ambasadori izraelit.
Ai megjithatë ka shprehur zhgënjimin e tij me politikën shtetërore të Serbisë sa i përket Iranit, duke thënë se Beogradi nuk ka dënuar shtetin (Iranin) i cili "inkurajon dhe mbështet terrorizmin". /QIK/