Izraeli nuk do ta njohë paravarësinë e Kosovës

legjenda

Tetova
Izraeli nuk do ta njohë ekzistimin e Kosovës si shtet i pavarur.

Kështu së paku ka thënë ambasadorja e sapozgjedhur e Izraelit në Serbi, Alona Fisher, e cila përsëriti qëndrimin e shtetit të saj rreth mosnjohjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Unë do ta them shumë qartë, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ajo është mosnjohja e Kosovës”, ka thënë Fisher për gazetën beogradase Blic, transmeton Telegrafi.

Përveç Izraelit, edhe pesë shtetet evropiane, Sllovakia, Qipro, Greqia, Spanja dhe Rumania nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Kujtojmë se pavarësinë e shtetit kosovar e kanë njohur 111 shtete.
auto_alonaaa-e1475215091811-780x4391475218307.jpghttp://zeri.info
 

Attachments

  • auto_alonaaa-e1475215091811-780x4391475218307.jpg
    auto_alonaaa-e1475215091811-780x4391475218307.jpg
    63.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Izraeli nuk do ta njohë paravarësinë e Kosovës

Punë e madhe.
Bile me një shtet kriminel si Izraeli as që duhet
të ketë njeriu marrëdhënje.
 
Titulli: Izraeli nuk do ta njohë paravarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq thotë se Izraeli nuk do ta njoh kurrë Kosovën si shtet të pavarur, dhe për këtë ai shprehet se merita të mëdha ka ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres, i cili vdiq dy ditë më parë në Izrael.
Nikoliq: Ish-presidenti Peres më garantoi se Izraeli s’do ta njoh kurrë Kosovën

I pari i shtetit serb, Tomislav Nikoliq, morri pjesë në funeralin e vdekjes së ish-presidentit të Izraelit Shimon Peres, ku tha se Peres është arseja kryesore përse Izraeli nuk e njohu Kosovën.

Nikoliq tha se ish-presidenti i Izralit nga viti 2007 deri në vitin 2014, ka bindur edhe të tjerët se “Kosova nuk duhet njohur si shtet, pasi ka shpallur pavarësinë e njëanshme shtetërore”.

“Ai dhe unë u takuam në vitin 2013, derisa ai shërbente ende si president i vendit. Unë kuptova se mendimi i tij është i tillë, se Izraeli nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. AI më tha se Iraeli do t’i qëndroj prapa Serbisë”, tha Nikoliq, raporton transmetuesi publik serb, njofton Gazeta Online Insajderi.

Nikoliq po ashtu tha se Serbia i ka borxh ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peres. /Insajderi.com
shimon-730x440.jpg
 

Attachments

  • shimon-730x440.jpg
    shimon-730x440.jpg
    48.4 KB · Shikime: 0
  • shimon-730x440.jpg
    shimon-730x440.jpg
    48.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Izraeli nuk do ta njohë paravarësinë e Kosovës


Ndjehem perplot me nder, kur nuk na pranojn të tillët. :D

Ne jemi shum të mir në krahasim me....ta​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top