Itali, hyn në fuqi vendimi për emigrantë sezonalë

Зngjεll

___________
Itali, hyn në fuqi vendimi për emigrantë sezonalë
Nga: ARDIT BIDO

80,000 emigrantë do të presë Italia
Ndarja e plotë në bazë të rajoneve

Prej ditës së djeshme, ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë italiane për punësimin sezonal të 80 mijë shtetasve të huaj, përfshi edhe shqiptarët. Aplikimi kryhet nga punëdhënësit italianë në bazë të procedurës së përcaktuar në këtë vendim. “Shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas. Duke nisur nga e shtuna, 11 prill, punëdhënësit që dëshirojë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh, mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen (si do të shpjegohet më poshtë, sa i takon rrugës dhe procedurës), duke filluar nga ora 8:00 e 15 prillit 2009”, – bëri dje të ditur Ministria e Punës, اështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Kërkesat

Sipas ministrisë, si të gjitha kërkesat e deritanishme edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve etj.
“Siç del edhe nga përmbajtja e dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit, në dhjetor 2008”, – bën të ditur ministria.

Aplikimi

Vendet prej nga do të kryhet emigrimi janë të ndara në dy kategori, ku Shqipëria ndodhet në kategorinë e dytë, që janë vendet më të favorizuara. Kjo kategori parashikon punonjës sezonalë jo shtetas të BE-së, nga vende që kanë nënshkruar ose janë gati të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit për emigracionin, përkatësisht Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti.

Kategoria tjetër ka të bëjë me të punësuarit sezonalë jo shtetas të BE-së, që përfshin Serbinë, Malit e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë, Kroacinë, Indinë, Pakistanin, Bangladeshin, Sri Lankën dhe Ukrainën. Më të favorizuar do të jenë ata të cilët mbajnë një leje qëndrimi për punë sezonale në subjekt për vitet 2006, 2007 ose 2008.

Aplikimi do të mund të kryhet vetëm nga punëdhënësit italianë, në zyrat përkatëse. Ata do të duhet të plotësojnë formularët e gjendur në adresën e Ministrisë së Brendshme, www.interno.it. “Duke nisur nga ora 8:00 e datës 11 prill mund të hartohen kërkesat për të thirrur në Itali dhe për të punësuar 80 mijë punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së. Kërkesat mund të dërgohen vetëm nga punëdhënësit, përmes internetit, duke u nisur nga ora 8:00 e 15 prillit 2009”, – bën të ditur ministria.

Kuotat sipas provincave të Italisë

Rajoni Liguria
Provincat:

Xhenova 100
Imperia 250
La Specia 50
Savona 400
Totale 800

Rajoni Piemonte
Provincat

Alesandria 450
Asti 450
Biela 20
Kuneo 2000
Novara 50
Torino 800
Verbania C.O. 15
Verçeli 15
Totale 3800

Rajoni Val d’Aosta
Provincat


Aosta 50

Rajoni Lombardia
Provincat


Bergamo 90
Breshia 550
Komo 20
Kremona 100
Leko 20
Lodi 100
Mantova 2600
Milano 200
Pavia 200
Sondrio 100
Vareze 20
Totale 4000

Provinca Autonome Trento

Trento 3000

Provinca Autonome Bolcano

Bolcano 1000

Rajoni Veneto
Provincat


Beluno 150
Padova 450
Rovigo 600
Trevizo 160
Venecia 1000
Verona 5500
Viçenza 90
Totale 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia
Provincat


Goricia 50
Pordenone 150
Trieste 50
Udine 450
Totale 700

Rajoni Emilia Romanja
Provincat


Bolonja 400
Ferrara 400
Forlى - اezena 2000
Modena 600
Parma 200
Piaçenca 300
Ravena 2500
Rexhio Emilia 100
Rimini 1500
Totale 8.000

Rajoni Toskana
Provincat


Areco 250
Firence 180
Groseto 2500
Livorno 115
Luka 110
Masa Carrara 60
Piza 90
Pistoia 80
Prato 5
Siena 510
Totale 3900

Rajoni Marke
Provincat


Ankona 550
Askoli Piçeno 450
Maçerata 400
Pezaro-Urbino 450
Totale 1850

Rajoni Umbria
Provincat


Peruxhia 270
Terni 80
Totale 350

Rajoni Lacio

Frozinone 100
Latina 6530
Rieti 90
Roma 1000
Viterbo 180
Totale 7900

Rajoni Abruco
Provincat


Kieti 400
L’Akuila** 3500
Peskara 300
Teramo 300
Totale 4500

**Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.

Rajoni Molize
Provincat


Kampobaso 440
Izernia 60
Totale 500

Rajoni Kampania
Provincat


Avelino 80
Benevento 750
Kazerta 2500
Napoli 1250
Salerno 2520
Totale 7100

Rajoni Puljia
Provincat


Bari 700
Brindizi 250
Foxhia 4500
Leçe 700
Taranto 350
Totale 6500

Rajoni Bazilikata
Provincat


Matera 300
Potenca 950
Totale 1250

Rajoni Kalabria
Provincat


Katanxaro 400
Kozenca 1450
Krotone 2900
Rexhio Kalabria 600
Vibo Valentia 50
Totale 5400

Rajoni Siçilia
Provincat


Agrixhento 50
Kaltaniseta 140
Katania 300
Ena 150
Mesina 180
Palermo 180
Raguza 3100
Sirakuza 1500
Trapani 100
Totale 5700

Rajoni Sardenja
Provincat


Kaljiari 130
Nuoro 500
Oristano 20
Sasari 50
Totale 700/G.Standart/

 
Titulli: Itali, hyn në fuqi vendimi për emigrantë sezonalë

Keto bllokuan ligjin qe ishte per unallosta, qe u bere para 1 viti vaj me det keto per Sezonal ,qe jan vetem per ato Artigian qe kan, Bujsi dhe Agriturisem . Boo na mbajne kot me shpresa :konfuz:.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top