Itali, bllokohet gomonia me shqiptarë e kosovarë

Ado

FISEBILIL-LAH
Tridhjetë emigrantë klandestinë, shqiptarë dhe kosovarë, që udhëtonin në një varkë janë ndaluar të hënën nga autoritetet portuale italiane në brigjet e Garganos.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave agjentet e Guardia di Finanza zbuluan vendndodhjen e varkës me vela, 13 metra të gjatë, përpara se ajo të prekte tokën.

Sipas burimeve, në bord ndodheshin tre të rritur, një grua në muajin e tretë të shtatzanisë dhe rreth 20 fëmijë.

Anijet e GDF i kane ardhur ne ndihme varkës. Gruaja shtatzënë është dërguar në spital për një kontroll, ndërsa një prej tre te rriturve është arrestuar pasi dyshohet të jetë skafisti. /TOP-Channel/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top