Itali, 45 vjecari vret dhe sharron të ëmën

LoSsT

VIP
V.I.P
iud.jpg
Ngjarje e denjë për filmat horror në Itali. Një burrë 45-vjeçar ka vrarë të ëmën e moshuar dhe më pas me një sharrë i ka prerë disa pjesë të trupit dhe i ka futur në frigorifer.


Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave disa pjesë të tjera të trupit të të moshuarës janë gjetur nga policia në një zgarë, ku dyshohet se autori i aktit makabër do t’i piqte. Të parët që hynë në shtëpi dhe që bënë zbulimin ishin agjentët e hetuesisë së Salernos, në Rajonin e Kalabrisë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes pas një telefonate anonime që sinjalizonte rrjedhjen e gazit nga apartamenti i familjes.

Gruaja ishte 70 vjeç, ndërsa i biri, me sa është mësuar deri tani, vuan nga probleme mendore dhe i është nënshtruar një seri terapish. Ai u gjet nga agjentët e policisë në shtratin e tij, tërësisht **** dhe gjatë arrestimit nuk hapi gojë. Mediat italiane shtojnë më tej se disa pjesë të trupit të 70-vjeçares u gjetën në dyshemenë e banjës së shtëpisë, ndërsa në sobën elektrike të kuzhinës ishin vendosur zorrët dhe pjesë të tjera të brendshme. Prokuroria lokale ka hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa mjeku ligjor do të zhvillojë një ekzaminim të jashtëm të kufomës.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top