Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit për mbret të Shqipërisë

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ismail bej Qemali, gjatë një interviste të dhënë ditët e fundit në lidhje me sugjerimin që kolonel Ruzvelt e ftoi atë të që bëhej kandidat për fronin e Shqipërisë, tha se kjo çështje doli përmes korrespondentit të një gazete amerikane kur e pyeti nëse ai, duke qenë ish-president, a mund t’i përmbushë detyrimet për mbret të Shqipërisë? Ai tha se preferon ta trajtojë sugjerimin si një lojë dhe nuk mendon që të jetë një gjë e përshtatshme për ta marrë seriozisht në konsideratë.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 11 maj 1913

____________________________________________________________________________________

Mediat, Princ Vidi e refuzoi propozimin për t’u shpallur mbret

VJENث – “The Allgemeine Zeitung” thotë se princ Uiliam Vidi hezitoi ta pranonte fronin e Shqipërisë the besohet se sipas qarqeve të mirinformuara, ai do ta refuzojë përfundimisht atë. Princi Uiliam, që ishte përzgjedhur nga Fuqitë e Mëdha për fronin e Shqipërisë, është 38 vjeç dhe është vëllai i princit mbretëror të Wied-it. Aktualisht ka tre pretendentë të njohur për fronin mbretëror në këtë fushë: Esat Pasha, Ismail bej Qemali dhe Izet Pasha. Ekzistojnë armiqësi midis tyre për çështjen e hapjes së kufijve shtetërorë.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 8 janar 1914
____________________________________________________________________________________

Italia bllokon planet e Izet Pashës për t’u shpallur mbret

BRINDIZI – Informacione të pakonfirmuara janë duke qarkulluar se Izet Pasha, ish-ministër i Luftës, ka mbërritur këtu për të kryesuar një ekspeditë drejt Shqipërisë. Policia po mbante nën mbikëqyrje të _kujdesshme një numër shqiptarësh që kishin zhvilluar disa takime në hotele të ndryshme, ku ata ishin regjistruar si oficerë.
ثshtë deklaruar nga shqiptarët se myslimanët në Shqipërinë Veriore, nën udhëheqjen e Esat Pashës, janë në favor të Izet Pashës, pretendent për fronin mbretëror, ndërsa shqiptarët e Jugut mbështesin Ismail Qemalin. Thuhet se plani origjinal i Izet Pashës është që ta bëjë Brindizin bazën e tij të operacioneve për një sulm brenda në Shqipëri. Ai për veten e tij kishte udhëtuar në mënyrë sekrete drejt Vlorës, një port shqiptar në Adriatik dhe hyri në komunikim me mbështetësit e tij në brendësi të vendit, që kjo nënkuptonte që ai të deklarohej dhe të shpallej princi i Shqipërisë nën protektoratin e sulltanit të Turqisë.
Autoritetet italiane arritën të siguronin informacionin e këtyre planeve dhe ndërhynë, duke ndryshuar në këtë mënyrë skemën dhe në këtë mënyrë sollën zvogëlimin e numrit të ndërlidhësve, të cilët ishin të detyruar të vepronin drejtpërdrejt nga Kostandinopoja drejt Vlorës, në vend që të vepronin nga brigjet italiane. Kur mbërritën dje në Vlorë ata ishin të rrethuar dhe të çarmatosur.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 9 janar 1914
______________________________________________________________________________________


Italia bllokon planet turke për rianeksimin e Shqipërisë

ROMث – (Lajm i marrë nga London Mornin Post). Dërgimi i anijeve të luftës “Dandolo”, “Climene” dhe anijeve të tjera drejt Vlorës është njoftuar nga qeveria si një skemë e nisjes së një agjitacioni, që po tenton të nëpërkëmbë vendimin e Konferencës së Londrës, e cila e shpall Shqipërinë vend neutral.
Ismail bej Qemali, i cili e ka parë një gjë të tillë, u shpreh i kënaqur me veprimin e Italisë për ofrimin e ndihmës politike dhe humanitare. Ai nuk mendon hapin që mund të çojë në ndërlikime dhe i përshkroi kushtet e popullit në Vlorë si tejet të mjerueshme. “Tribuna”, duke komentuar njoftimin e qeverisë, deklaroi se qëllimi aktual i Italisë është thjesht humanitar, meqenëse kushtet e mjerueshme në Vlorë kërkojnë ndihma të nevojshme shëndetësore.
Në lidhje me ruajtjen e bregdetit, qeveritë e Francës dhe Italisë e kanë paralajmëruar Italinë se dyshohet për një lëvizje myslimane në Portin e Smirnës. Turqit kanë nisur dhe po vazhdojnë me dy vaporë të marrë me qira nga Komiteti për Shqipërinë, me synimin e ngritjes së flamurit turk dhe ripushtimin e Shqipërisë nga Turqia. Në një linjë perfekte me të gjitha shtetet firmëtare të Konferencës së Londrës, Italia ka ndër mend që ta ndalojë këtë përpjekje.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 28 tetor 1914


Albania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top