Ismail Kadare nderohet “Princi i Asturias për letërsinë”

Зngjεll

___________
Ismail Kadare nderohet “Princi i Asturias për letërsinë”
Shkruar nga: Elberta Spaho

اmimi i madh spanjoll, një vlerësim elitar për kulturën shqiptare

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është nderuar me اmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsinë”. Lajmi u konfirmua dje nga ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio. Ky është një çmim elitar që nderon kulturën shqiptare dhe Ismail Kadarenë, çmimi i madh spanjoll "Princi i Asturias për Letërsinë" (Prince of Asturias Award for Letters), që fitoi të mërkurën paradite mes 31 autorëve të nominuar nga 25 vende të botës, ndër të cilët dhe shkrimtari çek Milan Kundera. Kadare është i pari shkrimtar shqiptar që fiton çmimin "Princi i Asturias për Letërsinë", një nga më prestigjiozët në botë, i krijuar në vitin 1981. Në radhën e kandidatëve që synonin vlerësimin me këtë çmim ishin shkrimtarë nga Argjentina, Belgjika, Kanadaja, Kuba, Republika اeke, Franca, Holanda, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, etj. Juria vlerësoi si më të mirën veprën e Kadaresë, mes shkrimtarëve si Milan Kundera, italianit Antonio Cabucchi, holandezit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.

اmimi elitar

Kadare, bëhet kështu shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Mbretërinë e Spanjës. Ndërkohë ambasada spanjolle dha detaje për çmimin e akorduar, duke evidentuar faktin se mjeshtri i letrave shqipe, Ismail Kadare, u nderua me اmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsinë”, mes kandidaturave të 31 emrave të njohur të penës botërore, si shkrimtari çek, Milan Kundera, apo ai japonez Haruki Murakami, si dhe ai nga Uruguai Eduardo Galeano. Kandidatura të forta për të fituar trofeun që “rrëmbeu” Kadare, ishin shkrimtarja hungareze Agota Kristof dhe ai holandez Cees Noteboom. Ndër kandidatët spikaste edhe romancieri italian Antonio Tabucchi, shkrimtarja kanadeze Alice Munro dhe ajo meksikane Elena Poniatowska.

Shkrimtari Kadare

Fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjioz në botën anglishtfolëse, Kadare thotë pa mëdyshje se krahasuar me vendet e Ballkanit, letërsia shqipe është absolutisht më e njohur në Evropë. “Letërsia shqiptare, krahasuar me vendet e Ballkanit, është një nga letërsitë më të njohura në Evropë. Absolutisht po”, cilëson Kadare, ndërsa sjell në vëmendje faktin se letërsia shqipe është tashmë e vlerësuar me dy çmimet më të njohura në botë, pas Nobelit, "Man Booker International Prize" dhe “Prince of Asturias Award for Letters”. Ismail Kadare, 73 vjeç, është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letrave shqipe. Kandidat disa herë i çmimit “Nobel” në letërsi, ai është autor i disa romaneve të konsideruara legjendë në letërsinë shqipe si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i përkthyer të paktën në tetë gjuhë të botës, "Muzgu i perëndive të stepës", "Koncert në fund të dimrit", por edhe i një serie poezish, përmbledhjesh, novelash. Kadare është nderuar me titullin e lartë "Nderi i Kombit", ndërsa bën pjesë në Akademinë Franceze, ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie, apo edhe i Akademisë së Berlinit. ثshtë fakt që Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit që prej viteve '60. Edhe pse në fund të vitit 1990, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, ai jeton mes kryeqytetit francez dhe Tiranës.

Vepra e tij

Veprat e shkrimtarit të madh shqiptar janë përkthyer në 40 gjuhë të botës. Kjo e ka bërë Kadarenë dhe veprën e tij të njohur e të vlerësuar nga akademike e lexues të vendeve të ndryshme. Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare u nderua paraditen e së mërkurës me çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias Award for Letters), një nga çmimet me prestigjioze në botë në këtë fushë. Gazeta e njohur spanjolle, "El Mundo" njoftonte se kandidati shqiptar për çmimin "Nobel" e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianit Antonio Cabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë. Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon “atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë". Duke iu referuar "El Mundo-s", gazeta e cilëson dhe një herë Kadarenë si një shkrimtar, i cili filloi të fitojë famën e tij me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963, roman, sipas së cilës, "Kadare arriti njohje brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe që sot materializohet me një nga çmimet më të rëndësishme në qarqet letrare të botës". “Kadare është një studiues i madh i traditës shqiptare dhe i këtij vendi Ballkanik”, shkruan "El Mundo", duke cituar se veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës. Vitin e kaluar, fituesja e اmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave. Shkrimtari i madh Ismail Kadare, që jeton mes Shqipërisë dhe Francës, ka mbërritur një ditë më parë në Tiranë.
 
hahahah do i marr autograf kesaj cupkes qe e ka shkruajtur kete artikullin hahahahahahahahahaha
 
U emocionova edhe une kur mesova se shkrimtari Ismail Kadare ka marre leter urimi me rasin e marrjes se çmimit “Princi i Asturias për letërsinë” nga kryeministri spanjoll Zapatero dhe mbi te gjith nga lartesia e tije mbreti Huan Carlos. Do te mjaftonte vetem urimi i mbretit Huan Carlos per nje njeri qe te ndihet i lumtur dhe krenar. Si shqiptar dhe si artedashes jam i lumtur per zotin Kadare qe eshte dekoruar me nje çmim nderkombetar, duke pare se ka vite qe ndjek çmimin Nobel, ku ka qene kandidat disa here. Dhe duhet te thene per hire te vertetes se çmimi Nobel jo pak here ka qene i diskutueshem si nga menyra si nga kriteret qe jane ndjekur per dhenien e tije. Mund te themi se mund t'a vendosim ne te njejtin nivel me Topin e Arte per futbollistet, ku jo gjithmone e fiton me i miri.
Ne shqiptaret zakonisht jemi nje popull autolezionist, ku nuk ngurojme te veme ne diskutim figurat tona te njohura historike, shembujt jane te shumte bile jane bere edhe banal, si Nene Tereza, Gjergj Kastrioti apo ndonje tjeter. Pamvarsisht nga vlersimi qe shqiptaret i japin Kadarese ai mbetet padyshim figura me e rendesishme shqiptare ne rangun nderkombetar. Ne fund te fundit Jezus Krishti na meson se "askush nuk mund te behet profet ne atdhe" e njejta gje vlen edhe per Kadaren.
 
:dong::dong:Edhe nje cmim per kulturen Shqiptare :dong::dong:
 
Eshte nje nder krenarite tona me te medha Ismail Kadare...u shtofshin keto cmime per te dhe per te tjeret :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top