Islami nuk e mohon identitetin kombëtar-Ulemaja shqiptare në mbrojtje të atdheut

Ado

FISEBILIL-LAH
”Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptarë do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptarë…”

E hëne 3 Tetor 2011 9:33
Dr.Fahrush Rexhepi

Mbështetur në shumë argumente Kur’anore , mund të themi se burimet themelore të islamit si dhe vet feja islame kanë qëndrim pozitiv dhe të pranueshëm ndaj kombit.Nocioni “komb” nga arabishtja “kavm” përmendet në shumë vende në Kur’an, e që nënkupton se islami e njeh fenomenin komb pasi që vet dëshira e Krijuesit të gjithësisë ishte që njerëzit të jenë të ndarë në popuj, në raca e në fise të ndryshme . Kështu në Kur’an thuhet: “Dhe në mesin e argumenteve të Tij, që dëshmojnë për ekzistencën e All-llahut, janë edhe krijimi i qiejve dhe i tokës si dhe llojllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave tuaja. Në këto pa dyshim se ka fakte për dietarët”.(Kur’an, 30: 22).
Në Kur’an nocionin “kavm” (komb) e gjejm edhe në ajetin : “Ne asnjë nga të dërguarit nuk i dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet , ashtu që ai t’u shpjegoj atyre (në atë gjuhë)”.(Kur’an, 14:4).
Vet fakti se në këto ajete Kur’anore përmenden nocionet ”komb”, “popull”, “racë”, gjuhë”, jep me kuptu të drejtën e njerëzve për manifestimin e ndjenjës kombëtare dhe për përdorimin e gjuhës amtare në rrafshe të ndryshme të jetës që është një prej komponentëve kryesor të kombit.
Shprehjen e nacionalizmit apo dashurinë ndaj kombit të vet e vërejmë edhe te profeti Muhamed(a.s),te shokët e tij dhe te halifët musliman. Ja si e përshkruan Hafiz Ali Korqa , profetin Muhamed (a.s) në vjershën e tij “Muslimanizma dhe nasjonalizma”, të ushqyerit me dashuri për kombin e vet: “ I math pejngamberi nur (dritë) i gjithësisë unë jam areb (arab) thoshte faqe njerzisë”. “Nder të math e njihte kombësinë e vet.Që këtë e thotë edhe Kur’ani vet”. “Nasjonalist them pejngamberët ishin se librat në gjuhët e veta i kishin”. Ndërsa për ndjenjat nacionaliste të halifit Ebu Beker ai shkruante: “Edhe Ebu Beqri kombin e lëvdonte, fenë-mëmëdhenë dë dyja i donte”.
Rreth ndjenjës kombëtare kur e kan pyetur Profetin (a.s) se a është fanatizëm kur njeriu e don kombin e vet ? Ai është përgjigjur: “Jo”, por “ثshtë fanatizëm nëse dikush ndihmon popullin e vet kur ai është në rrugë jo të drejtë”.
Me gjithë njohjen e devirzitetit të kombeve, të kulturave, të gjuhëve, të traditës e historisë të popujve nga ana e islamit, megjithatë ka disa kundërthënie ndërmjet tij dhe shkollës së nacionalizmit për nga koncepti.
Gjersa nacionalizmi çmon vetëm traditat historike, kulturën, qytetrimin, gjuhën , racën dhe personalitetet historike të popullit të vet, vizioni i islamit nuk mbështetet vetëm në kufij e raca, fise dhe popuj, por synimi i tij është besimi i pastër në Zotin, dëvotshmëria, paqja, siguria dhe mirëqenja univerzale e njerëzve. Ketë objektiv sot e synonë edhe bota demokratike përmes integrimeve ndërkombetare dhe përmes globalizimit.
Dallimet në raca, fise, kombe dhe tradita, sipas islamit janë vlera shoqërore dhe që kanë për qëllim lehtësimin e mardhënjeve reciproke dhe njohjen ndërmjet njerëzve. Në Kur’an shkruan: “O ju njerëz vërtetë Ne ju krijuam juve prej një burri dhe një gruaje, ju
bëmë popuj dhe fise që të njiheni ndërmjet veti, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershëm ndër ju është ai që më tepër është ruajtur nga të këqiat…”.(Kur’an, 49:13).
Në qoftëse islami synon bashkimin e njerëzve në baza shpirtërore dhe të bësimit, kjo nuk do të thotë se ai menjanon anën nacionale të shoqërive. Këtë mendim e mbështesim në faktin se një numër i madhë i dijetarëve islam janë të bindur se të dy ideologjit edhe feja edhe kombi mundë të jenë në pajtueshmëri njëra me tjetrën dhe mundë të luajnë rol pazitiv në integrimin e shoqrive dhe popujve. Duke u mbëshëtetur në këto principe raportet ndërmjet fesë dhe kombit te shqiptarët janë zhvilluar normalisht duke qenë si një binom i pa ndarë në mes veti e që kanë luajtur rol të rendësishëm tek shoqëria jonë. ثshtë e pa analizuar mirë dhe e pa logjikshme pyetja që shtrohet shpeshëherë nga disa individ si :”Cila është më e rëndësishme, feja apo kombi ?” Këtë pyetje pothuajse dinë ta shtrojnë vetëm disa pseudopatriot dhe pseudointelektual shqiptarë. Kur shtrohet kjo pyetje sikur insistohet menjanimi ose eliminimi i njërit apo tjetërit identitet, e veçanërishtë i atij fetar. Mendojmë se çdo individ që mundohet me u ngritë në aspektin kombëtar duke mohuar apo injoruar fenë, nuk është patriot i vërtetë me plotë kuptimin e fjalës. Prandaj vlerësimet e disa pseudopedagogëve, pseudohistorianëve dhe pseudointelektualëve që i ndajnë në “bardh e zi” raportet ndërmjet fesë dhe kombit janë së pari tendencioze por, edhe të padrejta dhe të paargumentuara shkencërisht. Të perkujtojmë se dikur komunizmi në Shqipëri kishte zhvilluar një propagandë të rrejshme, kinse feja nuk njeh kombin, se ajo pengon arsimimi, se feja është një opijum për popujt, se ajo e pengon unitetinë dhe zhvillimin e shoqërisë etj.. Nepërmjet luftës kundër fesë komunizmi shpeshëherë ka nxitur konflikte dhe urrejtje ndërfetare, me pasoja për popullin shqipëta, ashtu siq po veprojn sot në Kosovë disa letërnxirës nëpër gazetat tona, disa mbeturina me element të ideologjisë ateisto-komuniste.
Nëse feja bie ndesh me kombin dhe me shkencën, dhe pengon zhvillimin dhe arsimimin e shoqërisë, dhe nëse Shqiptarët asnjëherë nuk paskan qenë të lidhur për feje, veçmas për islamin siq deklarojnë disa individ me mentalitet të së kaluarës, dhe nëse feja ishte ndaluar edhe me kushtetutë përplot gjysmë shekulli në Shqipëri, atëher kush janë shkaktarët të cilët e lanë Shqipërin vendin më të pa zhvilluar, më të prapambetur dhe më të izoluar në Evropë dhe më gjerë? A thua mos vallë feja pa pas fare të drejtë ushtrimi përplot 50 vite në Shqipëri?!.
Gjatë zhvillimit historik të kombit shqiptar, krahas rolit që kanë luajtur personalitetet e shquara historike, kulturore e politike, një vend të merituar në lëvizjen tonë kombëtare të shek.XX e deri në ditët e sotme, zënë edhe shumë personalitete dhe figura të shquara fetare patriotke e hoxhallarë, të cilët dhanë një kontribut të çmuar si në fushën e kulturës islame ashtu edhe në kulturën e gjuhës e arsimimit shqip si dhe morën pjesë aktive në lëvizjen kombëtare për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Prandaj fetë tek shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë faktor që kanë penguar zhvillimin e proceseve në shoqëri. Përkundrazi ato kanë ndihmuar në zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe në integrimin gjeopolitikë të shqiptarëve. Islami si programë dhe sistem i të jetuarit në kuptimin e gjërë të fjalës kurrë nuk ka qenë përjashtues, as ndaj elementëve të kombit, as ndaj feve tjera. Pikërishtë mbi këto parime edhe është bërë më i lehtë kalimi masiv i shqiptarëve në islam gjatë kohës së perandorisë Osmane. I nisur fillimishtë si rezistencë ndaj dhunes asimiluese sllave dhe interesit për integrim, kalimi në islam me koh mori rolin e ruajtjes së identitetit shqiptarë nga aspiratat antishqiptare të popujve përreth. Të vërteta të qëndrueshme janë fjalët e Faik Bej Konicës, i
cili thotë :”Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptarë do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptarë…”.
Një fakt tjetër historik i pa kontestueshëm është se serbët, gjatë viteve 1340-1347, kishin pushtuar të gjtha trojet shqiptaro-ilire. Sllavët barbar, shqiptarëve që nuk pranonin fenë ortodokse u bënin dhunë dhe tortura të llojllojshme. Nga ky shkak më vonë osmanlinjët në Rumeli u pritën dhe u konsideruan në shumë raste si çlirues.
Ata të cilët minimizojnë dhe fyejn trashegiminë historike, kulturore, fetare dhe politike osmane ndër shqiptarët janë të ndikuar nga propaganda e mveshur me petkun krishter islamofob e cila e paraqet shqiptarinë muslimane si “prapambetje turke”, ose si musliman formal të çveshur nga ndjenja fetare duke e shndrruarë atë gati në laik ose me nuancë të varfëra islame. Katoliko centristët e tillë me emra musliman, krishterimin e paraqesin si feja e të të parëve të tyre duke përdorur sllogane se çdo shqiptarë në brendinë e tij ka botkuptim të krishter. Duke përdorur të krishterët si heronjë kombëtar vihet theksi mbi themelimin e një ideologjie për brezat e ardhshëm që konsiston në paralelizmin e kombit dhe heronjëve të tij me krishterim dhe krishter.
Këta të gjithë harrojnë poetin e madh shqiptar, priftin katolik françeskan Gjergj Fishtën, i cili duke e parë rrezikun nga vendet fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria , në veçanti nga Serbia dhe Mali i Zi, në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë” u drejtohet shqiptarëve me këto fjalë:

“Por, pse na të vegjël jemi
Pse fis e vëlla nuk kemi
Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
puth po do t’na përpijë gjallë,
Prandaj, thon se e lyp e mara
puth dhe sod na si perpara,
Të rrim njit me mbret t’Stambollit
Për me i bamën ballë Nikollit…”

Poeti i madh i kombit, prifti Gjergj Fishta, vetë e shikonte mbretin, sulltanin, Turqinë, në atë periudhë të vështirë për shqiptarët dhe trojet e tyre si shpëtimtarë dhe si një faktor të bashkimit kombëtar, përballë fqinjëve serbo-malazez…
Sindromin antiturk e hasim edhe në një shkrim të botuar në gazetën “infopres” të datës 16 shtator 2011, në rubrikën “opinione” ku në ekstrem fyhet femra muslimane shqiptare për shkak të të mbulesës “Futës së zezë” siç e quan autori i këtij shkrimi, e që konsiderohet barrë e rëndë për femrën shqiptare e ardhur nga robëruesit osman. Me këtë propagandë sikur dëshirohet të arrihet deri te shlyerja e kujtesës së shqiptarëve për vuajtjet që u janë shkaktuar atyre nga pushtimet tjera e veçmas nga gjenocidi grek në اamëri dhe nga gjenocidi shumë i freskët serb në Kosovë përfshirë këtu edhe veprimet e dhunshme amorale të kriminelëve serb. Konstatimi i autorit të shkrimit në fjalë se “kleri musliman her pas here e ka humbur identitetin e tij kombëtar” nuk është i vërtetë dhe për këtë nuk ofron asnjë fakt historik. Prandaj më duhet të them se historinë e kombit shqiptar nuk mund ta shkruajnë njerëzit e prishur dhe të humbur të cilët vuajnë nga një veturrejtje e quditëshme, e cila s`mund të quhet ndryshe përpos patologjike. Historinë e kombit shqiptar dhe rolin e ulemasë shqiptare në zhvillimin e kësaj historie e shkruan lufta dhe gjaku i tyre i derdhur gjithnjë në mbrojtje të lirisë dhe pavarsisë së vendit.
Gjatë historisë së zhvillimit të islamit, krahas përhapjes së tij në trojet shqiptare ka filluar edhe procesi i arsimimit dhe i përhapjes së kulturës dhe civilizimit islam, si komponente përbërëse e të pandashme të fesë islame dhe qytetërimit islam. Mbështetur në vlerat civilizuese, arsimore dhe edukative që proklamonte feja islame, në shumë pjesë dhe qendra të trojeve shqiptare, nisën të themelohen institucione fetare arsimore si: xhami, medrese, mejtepe, biblioteka etj., të cilat u vunë në shërbim të popullit shqiptar dhe në shërbim të kombit e atdheut.
Të dhënat burimore dhe kujtimet e historisë së popullit të shumëvuajtur shqiptar, vërtetojnë se krerët e komunitetit musliman shqiptar ishin frymëzues dhe drejtues, komandant shtabesh e njësish të vullnetarëve për mbrojten e Shqipërisë Etnike nga sulmet qetnike e synimet komuniste për ripushtimin jugosllav të Kosovës e të viseve tjera shqiptare në vitet 1941-1945.
Realisht, hoxhallarët që përbënin pjesën absolte të intelegjencës shqiptare në viset e çliruara nga Jugosllavia me shumë zellë dhanë prej vetës atë që mundën në atë kohë, duke e luajtur rolin e unitetit midis tri besimeve fetare shqiptare, mbi një pikë të vetme lirinë dhe unitetin e atdheut Shqipër: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi mbrojtjen e atdheut, të kufirit të Shqipërisë, këtu përballë armikut shekullor”, ishte amanet i Mulla Idriz Velekincës, komandant i shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të nënprefekturës së Gjilanit, e myfti i vendit, që ua shqiptoi oficerëve të rexhimentit IV të Mbretërisë Shqiptare në Prishtinë.
Për ta vërtetuar faktin se dijetarët islamist shqiptar ishin mësues të denjë të kauzës kombëtare, kujtojmë edhe disa vlerësime politike të artikuluara në programin e mbrojtjes kombëtare të Shqipërisë Etnike nga vaizi (ligjërata) e mulla Vejsel Gutës, të mbajtur në xhaminë “Bajrakli” të Prizrenit, më 17 prill 1943, në dy vjetorin e çlirimit nga pushtuesit jugosllav, citojmë: “Pas pesë shekujsh robnie të vështirë, Kosova nga traktati i turpshëm i Versajit hangri grushtin ma të rëndë, u nënshtrua nën zotimin mizuer të një pakice t`egër. Mbeti pothuaj 30 vjet rresht nën shkelmin serb e shkëputën prej nanës Shqipëri…Por, durimin nuk e humbi, shpresën e kishte të gjallë se dikur për hirë të së drejtës hyjnore do të binte edhe për Kosovën buria e lirisë”. Kjo buri e lirisë të cilën sikur e kishte parandjerë mulla Vejseli para 65 viteve, për Kosovën bie më 17 shkurt 2008.
Në anën tjetër, përsonalitetet fetare islame shqiptare patriotike, me kohë e kishin denoncuar tradhëtinë kombëtare, që mund të vinte veçanërisht nga partia komuniste. Mulla Mustafë Bara, pas formimit të aradhës partizane të Shalës, pasi fali namazin e xhumasë, kishte kërkuar nga xhemati të betoheshin mbi kur`an se do të luftojnë deri në fund kundër partizanëve në tokat shqiptare etnike, ndërsa partizanëve nga rradhët e shqiptarëve u tha: “Të ktheheni në shtëpi, ose të dilni në Sërbi, përndryshe në çdo moment u pret plumbi i Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë”.
Lista e hoxhallarëve të viseve shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze që la gjurmë të pa shlyeshme në historinë e mbrojtjes kombëtare të “Shqipërisë Etnike” është shumë e gjatë dhe kalon numrin mbi 300 hoxhallarë.
Në rrethanat e pas Luftës së Dytë Botërore, tani në Jugosllvinë e Re, nën regjimin komunist, shqiptarët do të përjetonin drama tragjike edhe për gjysmë shekulli. Vetëm gjatë viteve 1945-1950 nën urdhërta e pushtetit sllavokomunist të Beogradit u rrahën dhe u masakruan rreth 50.000 vetë vetëm pse ishin shqiptar. Në këto rrethana të rënduara për shqiptarët, ulemaja shqiptare atdhetar të shquar si: mulla Hysen Statovci, Mulla Mehmet
Dobrosini, mulla Kadri Llashtica, mulla Sadri Prestreshi, muderriz Tahir efendi Thaçi, mulla Adem Ibrahim Maloku, muderriz Hasan efendi Nahi, mulla Riza Osmani, hafiz Jakup Muqeziu, mulla Iljaz Broja, mulla Ibrahim Polaci, mulla Nurë Gjinoci, mulla Ahmet اunaku dhe shumë të tjerë, u vunë përsëri në shërbim të popullit shqiptar, duke u bërë pjesëmarrës të rezistencës popullore kundër dhunës ushtarake dhe policore serbo-sllave. Madje shumë prej këtyre hoxhallarëve ishin veprimtar të dalluar në organizatat politike Nacional-Demokratike shqiptar, si dhe të dënuar e të përsekutuar nga regjimi pansllavist.
Roli i ulemasë shqiptare sipas të dhënave ekzistuese ishte shumë i rëndësishëm ndoshta edhe vendimtar në pengimin e shpërnguljes së shqiptarve nga Kosova për në Turqi, pas “marrëveshjes gjentellmene” në Split në vitin 1953, e cila kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe shpërnguljen e tyre nga jugosllavia për në Turqi. Për këtë arsye në planet sekrete serbe, ekzistonin lista të gjata me emra të hoxhallarëve, që duhej likuiduara pa asnjë hamendje, nese nuk do të shpërnguleshin nga Kosova.
Mbështetur në të gjitha burimet relevante faktografike të historisë së kombit shqiptar, institucionet fetare islame dhe prijësit fetare shqiptar të këtyre institucioneve gjithherë kanë qenë në vijë kombtare-në shërbim të popullit dhe të tolerancës ndërfetare. Këtë rrugë institucionet e Bashkësisë Islame dhe liderët e tyre fetar kanë vazhduar ta ndjekin edhe gjatë periudhës së fundit të historisë më të Re të popullit shqiptar. Të përkujtojmë me këtë rast se nga vitet e `90 e gjerë me përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, qindra hoxhallarë kanë qenë të kyqur në lëvizje e në parti politike të cilat në programet e tyre kishin për objektiv lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Institucionet e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës-këshillat e tyre, xhamitë e veçmas Medrseja “Alaudin” ishin shndërruar në qendra të organizimit kombëtar dhë këtë e dinë të gjithë me përjashtim të ndonjë shpirtligu i cili nuk don ta pranoj realitetin.
Edhe gjatë zhvillimit të luftës së fundit në Kosovë shumë nga teologët islamist që po i quan dikush kanë qenë të rreshtuar në rradhët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës e dhjetra të tjerë kanë rënë dëshmorë në altarin e lirisë. Karakteristikë edhe e luftës së fundit është se një pjesë e madhe e dëshmorëve tanë rrjedhin nga familje të mesme e të varfëra me traditë dhe orientim fetar. Madje, edhe në këtë luftë nuk është shënuar asnjë hoxhë të ketë qenë në anën e pushtuesit. Mu përshkak të pozicionimit kombëtar të hoxhallarëve sulmi i politikës neofashiste serbe mbi objektet fetare islame nëpër Kosovë, ishte shumë i egër e që rezultoi me djegien dhe rrënimin e mbi 200 xhamive, ashtu sikur se më 1919, kur 80% të xhamive, Serbia i shndërroi në shtalla kuajsh.
Të harrosh këtë kapitull aq të freskët të historisë së Kosovës dhe të akuzosh BIK-un dhe kreun e saj për ekstremizëm islamik dhe heqje dore nga shqiptarizma për shkak të kërkesave ligjitime të besimtarëve islam, është më tepër se absurd dhe injorancë. Të përkujtojmë faktin se kreu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mr. Naim efendi Tërnava i cili rrjedh nga një familje e njohur nacionaliste në kohën kur në medresenë “Alaudin” mbaheshin qindra tubime me karakter kombëtar politik, atdhetar, kulturor e arsimor, ai ishte drejtues i këtij instituioni fetar i cili edhe pas fillimit të luftës në Drenicë mbështeti dhe ndihmoi në çdo aspekt UاK-ën e cila tani më po zhvillonte luftën dhëmbë më dhëmbë me forcat kriminale serbosllave.
Të akuzosh Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe kreun e saj për ekstremizëm duke i keqinterpretuar dhe duke i devijuar përmes shpifjeve e gënjeshtrave deklaratat e tij publike, është e pandërgjegjshme dhe jomorale. ثshtë e vërtetë se myftiu Tërnava në ceremoninë e hapjes së katedrales ka kërkuar publikisht ndërtimin e xhamisë
përballë saj por, ai këtë e ka bërë me qëllim të promovimit të toleranës ndërfetare në vendin tonë, e jo siq e interpretojnë disa demagog e hipokrit të cilët duke e fshehur brendin e tyre ateiste mundohen të fusin përqarje ndërfetare mes popullit shqiptar në Kosovë.
Në fund u bëjmë me dije të gjithë atyre që pa argumente e akuzojnë dhe e identifikojnë BIK-un me individ a grupe ekstreme islamike, dhe atyre që e akuzojnë për lojalitet ndaj interesave të besimtarëve se, Bashkësia Islame e Kosovës dhe kreu i saj nuk përkrah veprimet e asnjë grupi i cili dëmton imazhin dhe interesat e shtetit të pavarur të Kosovës. Ne mendojmë se zhvillimi dhe konsolidimi i shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës është jetik për të gjithë ne. Por, paralelisht me këtë Bashkësia Islame e Kosovës nuk do të pranoj të jetë servil i askujt pra, as i politikës ditore në dëm të interesave të besimtarëve islam që jetojnë në Kosovë. Ne besojmë se të bashkuar në një rrugë mund të ecin edhe shteti edhe feja drejt integrimeve evropiane aty ku e ka synimin edhe shteti sovran i Kosovës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top