Islami - fe e paqes

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nga: Jusuf el KARDAVI


- Ne jemi të parët që e përshëndesin paqen.
- Kur`ani famëlartë e cilëson Islamin me paqe.
- Islami me doktrinat e tij (besimin) ngriti paqen individuale.
- Islami, fe e natyrës njerëzore.
- Besimtari jeton nën përkujdesin e All-llahut.
- Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.
- اdo gjë që është në gjithësi i është nënshtruar njeriut.
- Paqeja fillon nga ndërgjegja e njeriut.


Ne jemi të parët që e përshëndesin paqen

Vëllezër musliman!

Kombet e Bashkuara këtë vit e shpallën vit të “Kulturës së paqes”, se
njerëzit duhet të jetojnë mes vete me kulturë të paqes, në vend se të
përdorin kulturën e luftës. Pa dyshim se ne jemi të parët të cilët
mirëpresim një paqe të tillë, nëse ajo është paqe e vërtetë, paqe e drejtë
ku çdo njërit i jipet ajo që e meriton, ku zullumçarit i pengohet zullumi,
ndërsa të uzurpuarit i kthehet e uzurpuara.

Islami është fe e paqes së vërtetë, e assesi paqes së trilluar; ajo nuk
është fe e paqes, nga e cila njerëzit bëhen qesharak, nuk është fe e paqes e
cila vjedhësit i jep atë që ka vjedhur. Paqen e vërtetë drejt muslimanëve e
përkrahim me përkrahje të plotë. ثshtë e vërtetë se ata na akuzojnë se ne
muslimanët jemi popull apo ummet i luftës, se Islami është përhapur me
shpatë dhe se ummeti islam nuk njeh asgjë tjetër pos shpatës. Kjo pa dyshim
paraqet trillim dhe shpifje për ummetin islam dhe trillim për fenë e shenjtë
- Islamin, sepse shpata nuk hap dot zemrën e as mendjen; ajo ndoshta çliron
dhe uzurpon tokën, mirëpo asnjëherë nuk do të hap mendjet dhe zemrat për të
besuar… Nuk është shpata ajo e cila bën një gjë të tillë.

Islami qysh prej ditës së parë e nxorri shpatën nga këllëfi, edhe atë vetëm
kur përballë kishte armikun i cili e luftoi atë po me shpatë dhe ashpërsi.

Islami e nxorri shpatën për vetëmbrojtje, për mbrojtjen e shenjtërive të tij
dhe thirrjes, ndaj së cilës qëndruan përballë armiqtë, duke u orvatur që ta
pengojnë.

Muslimanët e Mekes trembëdhjetë vite të plota qëndruan nën thundrën e
ashpërsisë së dënimeve dhe fatkeqësive, duke thithë idhtësinë e mjerimit dhe
dhembjes, duke u munduar nga çdo anë. Ata, të rrahur, të plagosur dhe me
eshtra të thyer vinin te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem dhe i thonin: “O i Dërguari i All-llahut, na lejo që të marrim armët
e ta mbrojmë veten tonë“, kurse ai u thoshte: “Mosni (ndaleni veten tuaj nga
armët - mos ngritni duart e juaja ndaj tyre), mos bëni një gjë të tillë dhe
faleni namazin.”

Kështu, derisa nuk lejoi All-llahu i madhëruar që muslimanët të jenë të lirë
për ta mbrojtur vetveten dhe derisa atyre nuk iu lejua lufta, kur All-llahu
i madhëruar zbriti: “Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të
luftojnë, për shkak se u është bërë e padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t`u
ndihmuar atyre (muslimanëve). ( U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm
pse thanë: ‘All-llahu është Zoti ynë!’ u dëbuan prej shtëpive të tyre pa
kurrëfarë të drejtë…”

Muslimanët janë ata të cilët u persekutuan dhe përjetuan mundime e
padrejtësi, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe pasurisë pa
kurrëfarë faji dhe mëkati të bërë, pos që thanë: “All-llahu është Zoti ynë!”

Krimi i tyre ishte deklarimi i Njësimit (tevhidit) të All-llahut dhe
mënjanimi dhe rrefuzimi i putave dhe zotërave të trilluar të cilët nuk
posedojnë fuqi për të sjellur dëm ose dobi dhe të cilët as që japin jetë e
as që sjellin vdekjen.

Mëkati i muslimanëve qe: “… vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!”



Kur`ani famëlartë e cilëson Islamin me paqe

All-llahu i lartësuar në Kur’anin famëlartë thotë: “O ju që besuat, hyni në
Islamin (paqen) të tërësishëm, e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është
armik i juaj i hapët.”

Islami në ajetin përkatës komentohet me “Paqe” - e cila e kaplon tërë
gjithësinë. Kur`ani famëlartë e krahason Islamin me paqe, sepse ai paraqet
paqe për njeriun… paqe për vetë atë dhe shtëpinë e tij, paqe për shoqërinë
dhe për të gjithë atë që e rrethon.

Nga emrat e bukur të All-llahut fuqiplotë është edhe emri “Es-Selam”
(Paqëdhënësi - Shpëtimtari). All-llahu i madhëruar thotë: “Ai është
All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i pastër
(prej të metave që i mvishen), Shpëtimtarë ( që i shpëton njerëzit nga
ndëshkimi i padrejtë duke i sjellë në paqe).”

Në mesin e muslimanëve është i përhapur emri Abdu-Selam (robi i
Shpëtimtarit). All-llahu është i vetmi Shpëtimtarë dhe paqedhënës. Gjthashtu
edhe Xhenneti është selam (shpëtim) dhe quhet

“Daru-s- Selam” (vendi i shpëtimit - paqes).

Përshëndetja e besimtarit në këtë dhe në botën tjetër është selami
(shpëtimi); kur besimtari e takon vëllaun e vet besimtar, i thotë:
“Es-selamu alejkum - shpëtimi i All-llahut qoftë mbi ty”, ndërsa ai ia
kthen: “Ve alejkumu-s-selam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu - edhe mbi ty
qoftë shpëtimi, mëshira e All-llahut dhe begatia e Tij.”

Ndërsa në botën tjetër: “Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre
është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.”

Muslimanët gjatë luftës janë të përgatitur që të pranojnë dhe t`i përgjigjen
thirrjes për paqe, me kusht që ajo të jetë me vend: “E në qoftë se ata
anojnë për paqe, atëherë edhe ti ano kah ajo, dhe mbështetu në All-llahun,
se me të vërtetë Ai është i gjithdijshëm dhe dëgjues.”

Islami është fe e paqes dhe shpëtimit, dhe ai gjithmonë fillon me shpëtim
dhe paqe, por së pari fillon nga vetë shpirti i njeriut besimtarë.

Nëse dëshiron që të formosh dhe ngritish paqen dhe shpëtimin, atëherë fillo
nga vetë individi, nga shtylla e parë, nga fryti i parë. Ngrite paqen dhe
shpëtimin në vetë shpirtin e njeriut dhe ndërgjegjen e tij, në qenien e tij
të brendshme dhe të fshehur, kështu që ai të mos hasë në kontrast mes vetes
dhe shpirtit të tij; mundohu që ta shuajsh zjarrin e luftës së tillë,
mundohu të formosh paqen e brendshme shpirtërore në shpirtin e çdo
besimtari.
 
Islami me doktrinat e tij (besimin) e ngriti paqen individuale

Doktrina e parë e Islamit, përmes së cilës ai e ngriti paqen individuale,
është besimi në All-llahun e lartëmadhëruar - të besuarit në Njëshmërinë e
Tij dhe se Ai është Krijuesi dhe Zoti i të gjithëve, se Ai është rregulluesi
i çdo çështjeje në krijesë, dhe se vetëm Ai posedon përsosmëritë e larta dhe
emrat e bukur: “All-llahut i takojnë emrat e bukur, andaj me to luteni
Atij.” Ai është i Gjithdijshëm, i Urtë, Mëshirues e Mëshirëbërës, është
Bujar e i Mirë, Furnizues, është Sundues i përgjithshëm, pa të meta dhe
Shpëtimtarë. Emrat e Tij të bukur bëjnë që në ndërgjegjen e njeriut besimtar
të jetë e ngritur dhe formuar paqeja.

Besimtari, këtë qetësinë dhe paqe e has thellë në natyrën e vet, sepse çdo
njeri lind në natyrën e njohjes së All-llahut fuqiplotë, në natyrën e
besimit në All-llahun dhe Njëshmërinë e Tij, natyrë e All-llahut (fenë) në
të cilën Ai i krijoi njerëzit: “Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë,
i larguar prej çdo të kotë, (e ajo fé) feja e All-llahut në të cilën i
krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të
krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e
dinë.”



Islami - fe e natyrës njerëzore

Njeriu në asnjë moment nuk mund të qëndrojë i mënjanuar nga imani, sepse po
të jetë i mënjanuar nga besimi në All-llahun, ai me siguri do të kishte
hulumtuar për ndonjë besim tjetër, e nëse mënjanohet nga Zoti i vërtetë,
atëherë do të kishte hulumtuar për zotëra tjerë të cilët do t`i kishte
adhuruar.

Mu për këtë edhe shohim se shumica e ateistëve janë politeistë, njerëz të
cilët besojnë në shumë zotëra. Ateizmi nuk është në përputhshmëri me natyrën
e njeriut, sepse natyra e pastër e njeriut nënkupton besimin, ndërkaq
ateizmi paraqet dalje nga kjo natyrë.

Thirrja e Pejgamberëve të All-llahut ishte thirrje kundër shirkut
(politeizmit). اdo Pejgamber thirrjen e tij të parë e pati: “O populli im,
besonie All-llahun (Një), nuk keni zot tjetër pos Tij.”

Të menduarit e njeriut nuk ishte shkaktarë për mosbesimin e All-llahut, por
mashtrimi (fitneja) i popujve ishte ajo që bëri që ata t’i përshkruajnë shok
All-llahut.

Ata të cilët mohojnë ekzistimin e All-llahut, polemizojnë pa të drejtë, janë
dyshues të fakteve, dhe mu për këtë themi: Imani i plotë e ngopë natyrën e
cila gjithmonë kërkon njohjen e All-llahut, i Cili e rregullon gjithësinë
dhe kujdeset për të. Me këtë besimtari bëhet i qetë, i pushuar kur ai
udhëzohet në natyrën e tij të pastër, në besimin në All-llahun; ai nuk e
mohon dot natyrën e tillë, dhe me këtë ai është i gatshëm të përgjigjet në
pyetjet e lashta të cilat e hutuan njeriun qysh prej kur kishte filluar të
mendojë: Prej nga? Kah? Pse?

Prej nga kam ardhur unë dhe prej nga ka ardhur kjo gjithësi që më rrethon?

Kush është Ai që e solli këtë gjithësi, dhe atë që është lartë dhe poshtëë
saj?

Prej nga vijmë dhe kah do të shkojmë?

Pas kësaj jetë përplot të mira dhe të këqija, pas këtyre gjërave të ëmbla
dhe të idhëta, pas veprave të mira dhe të këqija, pas pasurisë dhe
varfërisë, pas paqes dhe luftës, a thua ku do të shkojmë pas tërë kësaj?

Do të vdesim… Por, a thua vdekja është fundi i udhëtimit apo fillim i një
udhëtimi tjetër, dhe vallë jemi krijuar vetëm për ca ditë e që pastaj të
shndërrohemi në tokë… A thua vetëm kaq është rrëfimi për jetën?!

Apo pas jetës së kësaj botë ekziston ndonjë jetë tjetër, në të cilën njeriu
do të jetë i përhershëm me veprat e tija?

Ateistët jetën e kësaj botë e menduan të shkurtër. Sipas tyre, me vdekjen e
njeriut përfundon edhe rrëfimi i tij: “Ata edhe thanë: ‘Nuk ka tjetër, vetëm
se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na
shkatërron tjetër pos kohës’. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm
fantazojnë.”

Ndërsa besimtarët besuan se vdekja nuk është gjë tjetër, pos udhëtim në një
jetë të re, transferim nga një vend i përkohshëm në një vend të përhershëm.

Edhe Omer bin Abdu-l-Azizi radijall-llahu anhu njëherë kishte thenë: “Ju
jeni të krijuar për përhershmërinë (për jetën e ahiretit), ndërsa me vdekjen
ju vetëm transferoheni nga një vend në një vend tjetër.”

Andaj besimtari nuk jeton për këtë jetë të shkurtë, ai jeton për jetën e
përhershmërisë; sa do që ai të jetojë, jeta e tij nuk është për këtë kohë të
shkurtë, e as veprat e tija nuk janë për këto ditë të numëruara. Ai beson
thellë se për veprën e tij do të shpërblehet me fruta të mira në jetën e
ahiretit, në vendbanimin dhe vendqëndrimin e përhershëm.
 
Besimtari jeton nën përkujdesin e All-llahut

Besimtari nuk jeton i vetëm ( i lënur në pakujdes); ai jeton nën përkujdesin
e Zotit të vet, ai e ndjen përkujdesin e lartë, gjë kjo e cila bën që ai të
ndihet i sigurtë kudo që të jetë… Në Lindje ose Perëndim, në të djathtë ose
në të majtë, në Jug apo Veri. Kudo që të jetë, All-llahu është me të: “Të
All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga përëndimi, dhe kahdo që të
ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në
bujari) e i dijshëm.”

“A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?!
Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as
mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as
mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në
Ditën e Kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë
çdo send në dijen e vet.”

“E Ai është me ju, kudo që të jeni.”

Me përkujdesin e tillë ndihet afërsia dhe shoqërimi me Të… Të shoqëruarit
dhe përkujdesje e ndihmës dhe përmbajtjes, gjë e cila bën që besimtari të
përfiton fuqi mbi fuqi dhe ta rritë qetësinë e tij mbi qetësi, dhe sa do që
ndodhitë dhe fatkeqësitë e kësaj botë të shkaktojnë dhembje te ai,
përkujdesi dhe afërsia e All-llahut bëjnë që ai të mos jetë i dëshpëruar dhe
të ndihet i qetë dhe i lumtur.

Shiko qëndrimin e Pejgamberit të All-llahut, Musaut alehis-selam, kur atij i
erdhi faraoni duke e ndjekë me ushtrinë e vet, deri sa nuk i arritën dhe për
pak sa nuk i kishin kapur, kur shokët e Musaut alejhis-selam kur e panë se
deti ishte para tyre ndërsa armiku pas tyre, thanë: “Dhe kur u panë dy
grupet, shokët e Musait thanë: “Me siguri na zunë.” Ai tha: “Kurrsesi, me
mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë.”

Në momentin kur shokët e tij thanë: “Me siguri na zunë”, Musai alejhis-selam
tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë.” Kursesi nuk
ndodhë që faraoni dhe ushtria e tij të na zënë, sepse: “Me mua është Zoti
im…”, dhe Ai do të më udhëzojë në zgjidhje.

Këtë porosi të lartë Musai alejhis-selam e kishte kuptuar, qysh kur e dërgoi
All-llahu atë dhe Harunin te faraoni: “Shkoni që të dy te faraoni, se ai
vërtet e ka tepruar.”

“Dhe tha: “Mos u frikësoni se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj dhe
shoh.”

All-llahu e udhëzoi atë dhe i tha: “Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin
tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.”

Musai shpëtoi, ndërsa faraoni mbeti i fundosur.

Njësoj ndodhi edhe me Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në çastin
kur ai ishte futur në shpellë, pasi që All-llahu i kishte lejuar
shpërnguljen për në Medine, edhe atë së bashku me shokun e tij të afërt, Ebu
Bekrin r.a. Kur ata dy hynë në shpellë dhe u fshehen nga Mekasit, të cilët
kishin dalur për t`i kërkuar, Ebu Bekri radijall-llahu anhu i frikësuar dhe
i brengosur tha: “O i Dërguari i All-llahut, sikur ndonjëri prej tyre të
shikon nën këmbët e tija (po të ulë shikimin e tij) me siguri se do të na
sheh.” Ndërsa i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me
iman të thellë dhe bindje të besimtarit të fortë, i tha: “O Ebu Bekr,
ç`mendon ti për dy vetë, i treti i të cilëve është All-llahu! Mos u brengos,
se All-llahu është me ne.”

All-llahu i madhëruar e zbriti qetësinë në të, dhe e përforcoi atë me ushtri
të cilën ata nuk e kishin pare. Kjo qetësi ishte “Qetësia e shpirtit “, gjë
që paraqet fryt prej fryteve të imanit, fryt prej fryteve të ndjenjës se
All-llahu është gjithmonë me ty: “I treti i tyre është All-llahu”, andaj,
“Mos u brengos, se All-llahu është me ne.”

Me të vërtetë All-llahu ishte me ta dhe i përforcoi ata me ushtri të cilën
ata nuk e kishin parë.
 
Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër

Besimtari ndjen thellë përkujdesin e afërt të All-llahut të madhëruar, andaj
edhe nuk brengoset dhe nuk pikëllohet kur të tjerët brengosen dhe
pikëllohen; ai nuk hidhërohet kur të tjerët përjetojnë hidhërime të
ndryshme, dhe nuk i humbë shpresat kur të tjerët i humbin ato. Jo! Ai beson
thellë se All-llahu është gjithmonë me të, kurse asnjëherë nuk humbë ai me
të cilin është All-llahu i madhëruar, Zoti i qiejve e i Tokës, Ai i cili
posedon ushtritë e qiejve e të Tokës: “Askush nuk e di ushtrinë e
All-llahut, pos Tij.”

Besimtari ndjen thellë përkujdesin e afërt të All-llahut, e ndjen edhe
përkujdesin e afërt dhe prezencën e të Dërguarve të All-llahut, të
sinqertëve, besnikëve, dëshmorëve (shehidëve) dhe të mirëve; ai nuk jeton i
vetëm, por jeton në një karvan të gjatë historik, historia e të cilit nuk
është histori e njeriut apo individit, e as që është histori e shoqërisë apo
ummetit; ajo është histori e besimit (imanit), prej se janë dërguar të
Dërguar, përgëzues dhe tërheqës të vërejtjes, e deri në fundin e kësaj botë,
në ditën kur All-llahu do të trashëgojë Tokën e qiejt; kjo është histori e
gjatë dhe përfshirëse, me rrënjë të thella dhe të shtrira kudo, ajo jeton me
besimtarët kudo që ata të jenë, me të Dërguarit e All-llahut të madhëruar;
ajo jetoi me Ibrahimin alejhis-selam në momentin kur ai po hudhej në zjarr,
e All-llahu tha: “O zjarr, bëhu i ftohët dhe shpëtim për Ibrahimin”; ajo
jetoi me Musain alejhis-selam dhe me Jusufin alejhis-selam, dhe me të gjithë
të Dërguarit tjerë të All-llahut; ajo jetoi edhe me të Dërguarin e fundit,
Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me familjen e tij, me shokët e
tij të pastër; ajo jeton në shoqëri të të gjithëve.

Një amerikan, që kishte pranuar Islamin dhe kishte dëshmuar se: “Nuk ka zot
tjetër përveç All-llahut, dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut”, e
pyeta: “اka përfitove nga Islami?”, kurse ai mu përgjigj: “Përfitova
udhëzimin (hidajetin).” I thashë: “Sa udhëzimin e mirë që ke përfituar, por
njëkohësisht ke përfituar edhe më shumë se një miliard vëllezër muslimanë në
tërë botën; ata të gjithë janë vëllezërit tu; ata të duan ty dhe ta duan të
mirën tënde, ata luten për ty; të gjithë këta vëllezër, të cilët ti i njeh
apo nuk i njeh, janë shoqëruesit tu dhe ti je shoqëruesi i tyre, shoqërues
shpirtëror; ata nuk janë me ty fizikisht, por janë me ty me lutjen që bëjnë:
“O Zot, na fal neve dhe vëllezërve tanë të cilët ishin besimtarë para nesh.”

Ne lutemi për ata që ishin para nesh, dhe lutemi edhe për ata që janë
gjallë: “O All-llahu ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe
besimtaret, ata të cilët janë të gjallë, edhe ata që prej tyre kanë vdekur.”

Lutja e tillë paraqet fuqi shpirtërore, përfitim jo i thjeshtë e as i lehtë;
kjo do të thotë të jetosh në shoqërinë dhe prezencën e qindra miliona
njerëzve (vëllezërve të tu muslimanë).



اdo gjë që është në gjithësi i është nënshtruar njeriut

Besimtari gjithashtu jeton edhe në prezencën dhe shoqërinë e ekzistencës në
përgjithësi; ai ndjen kënaqësi të veçantë në afërsinë e saj, qoftë asaj që
është lartë ose poshtëë; çdo gjë në gjithësi e bën atë të ndihet i kënaqur.

All-llahu fuqiplotë për të e nënshtroi gjithësinë, qiejt e tokën, diellin,
hënën, yjet, natën, ditën dhe detrat e tërë: “Dhe nëse përpiqeni të numëroni
begatinë e All-llahut, nuk do të keni mundësi të përkufizoni atë.”

E tërë gjithësia është me besimtarin musliman, dhe edhe ajo i përulet vetëm
All-llahut të madhëruar, ashtu siç përulesh edhe ti: “All-llahut i bëjnë
sexhde çdo gjë që është në qiej e në tokë.”

Ajo e lavdëron dhe madhëron All-llahun, ashtu siç e madhëron dhe lavdëron
edhe ti: “Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe
çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë),
duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre
(pse nuk është në gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.”

Gjithësia, pra, bie në sexhde dhe shpreh lavdërim e falënderim për
All-llahun, andaj ajo është për ty dhe me ty, e assesi kundër teje… Ajo nuk
është armiku yt.

Dijetarët e Perendimit e shprehin mendimin se, ata janë të cilët me fuqinë e
tyre e kanë nënshtruar natyrën dhe e mundën atë, dhe kinse njeriu përmes
diturisë moderne arriti të nënshtron dhe përfiton natyrën. Islami një gjë të
tillë nuk e konsideron të saktë, sepse natyra nuk paraqet armik për njeriun
në mënyrë që të meriton të mposhtet ose përfitohet; natyra është prej
krijesave të All-llahut të madhëruar, dhe ajo i është nënshtruar njeriut me
urdhërin e Krijuesit të saj.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, një lidhje të tillë dashurie
mes njeriut dhe asaj që e rrethon (natyrës), e shprehi në luftën e Uhudit,
në momentin kur iu drejtua shokëve të vet dhe u tha: “Kjo është kodra e cila
na do dhe e duam.”

Edhe pse muslimanët në këtë kodër përjetuan disfatë në luftë, kjo nuk
shkaktoi aspak ndjenjë neverie ndaj saj, dhe ajo mbeti kodër “e cila na do
dhe e duam.”

Kjo është çështja e besimtarit që beson All-llahun e madhëruar. Të gjitha
krijesat që janë në gjithësi janë në prezencë dhe afërsi të besimtarëve,
bile edhe melekët, të cilët janë pjesë e ushtrisë së All-llahut, e që janë
të shpërndarë kudo në gjithësi, lartë e poshtëë, në tokë e në qiej. All-llahu
i madhëruar i nënshtroi melekët që të luten për besimtarët dhe të kërkojnë
falje për ta. Për këtë ushtri të madhe, të cilën askush nuk e përkufizon
përveç All-llahut, All-llahu i madhëruar thotë: “Ndërsa ata (melekët) që e
bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e
tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë):
“Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj
falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi
i Xhehennemit!”

Ata i luten Atij që t`i falë ata që besuan… Melekët luten për ata që besuan
dhe për ta kërkojnë falje nga All-llahu i madhëruar: “Ndërsa ata (melekët)
që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim
Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke
thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo
send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata
nga dënimi i Xhehennemit!”

“Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata edhe kush
ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre.
Vërtet, Ti je Ngadhnjyesi, i Urti. Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë
që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është
shpëtimi i madh.”

Melekët janë të preokupuar me lutje për besimtarët. A thua ka diç që është
më e mirë se kjo, për besimtarin i cili jeton me kuptimet dhe ndjenjat e
tilla në qiellin e mbushur përplot ëmbëlsi e respekt, në qiellin e Zotit të
madhëruar, të Cilin nuk e njohin ateistët, skeptikët dhe mohuesit.
 
Paqeja (shpëtimi) fillon nga ndërgjegja e njeriut

Besimtari është i shpëtuar nga vuajtjet e hutisë dhe xhehennemi i
skepticizmit të cilën e përjetojnë ata që nuk janë të kënaqur me All-llahun
për Zot të tyre, dhe që nuk janë të kënaqur që Islami të jetë feja e tyre
dhe Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të jetë i dërguar i tyre.

Besimtari është gjithmonë i qetë dhe i sigurtë; ai e din qëllimin e vet dhe
rrugën që ka zgjedhur: qëllimi i tij është kënaqësia e All-llahut të
madhëruar, ndërkaq rruga e tij është drejtimi të cilin e trasoi vetë
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmes asaj që iu shpall nga Zoti
i tij, rruga e vërtetë dhe e drejtë (siratu mustekim), përmes së cilës
besimtari i lutet Zotit të vet për çdo ditë: “Udhëzona për në rrugën e
drejtë.”

Besimtari, me njohjen e rrugës dhe qëllimit ndihet i qetë dhe i pushuar, i
pushuar nga dyshimi dhe i i qetë nga hutia.

Poeti Mehxheri, në poezinë e vet të cilën e quajti “Talasim” (Shkrimi
sekret), thotë:

Kam ardhë, nuk e di prej nga, por unë erdha

Para meje shikova rrugën dhe fillova të eci

Do të vazhdojë të eci, desha apo nuk desha

Si erdha dhe si shikova rrugën time, nuk e di

Ai nuk e di se prej nga ka ardhë, nuk e di se përse erdhi, e as që e di se
kah do të shkojë. Ai jeton në vuajtjet e dyshimit, vuajtje nga e cila
besimtari musliman është i shpëtuar që ditën kur qëndroi pranë pragut të
imanit, kur me këtë e ndriçoi rrugën e vet dhe u udhëzua në rrugën e drejtë,
dhe vazhdoi në të duke qenë i kënaqur me All-llahun.

Me këtë besimtari jeton në shpëtim, në shpëtimin e vërtetë.

Besimi i vërtetë nuk ngritet në trillime, bestytni dhe të pavërteta; ai nuk
mënjanon mendjen dhe të logjikuarit, por ngritet në themelet e logjikës së
shëndoshë dhe ndërgjegjes. Vahji nuk është kundër logjikës. Jo. Ne
konsiderojmë se transmetimet e vërteta hyjnore ngriten mbi parimet e
logjikës, sepse përmes të logjikuarit kemi mundësi të njohim All-llahun,
përmes të logjikuarit kemi mundësi të njohim besnikërinë e Muhammedit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; te ne nuk ekziston kontrast mes logjikës
dhe transmetimeve hyjnore. Mu për këtë ne vazhdojmë të ecim në rrugën e
drejtë, të kapur fortë për litarin dhe lidhjen më të fortë e cila nuk ka
këputje, duke besuar se ne jemi në të drejtën e qartë, siç i thotë All-llahu
i lartëmadhëruar pejgamberit të Tij, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem: “Dhe mbështetu në All-llahun, se ti me të vërtetë je në rrugë të
qartë (drejtë).”

“Dhe kapu fortë për atë që ne të kemi shpallur ty. Me të vërtetë ti je në
rrugë të drejtë.”

Pa dyshim se ne jemi në rrugë të drejtë, jemi në sirati mustekim, dhe për
këtë falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve.



Fjala e Bukur - Shkëndija që sfiket
 
sic e kam "kuptuar" apo "keqkuptuar" une islamin kjo eshte fe e paqes vetem me islamiket , sepse shumm ben thirje per luft kunder jo islamikve .
 
sic e kam "kuptuar" apo "keqkuptuar" une islamin kjo eshte fe e paqes vetem me islamiket , sepse shumm ben thirje per luft kunder jo islamikve .

Lufta ka qene e ndaluar (Haram) per muslimanet, deri ne momentin kur kane zbritur ajetet te cilat flasin per rregullat e luftes ne Islam. Te mbrosh fene tende, nderin, pasurine, familjen, atdheun, eshte detyre e cdo kujt. Islami ben thirrje per paqe. Nese me te vertete deshiron ta vertetosh kete, shiqo historine kur Mekka u pushtua nga muslimanet. Muhammedi a.s. u fut ne Mekke pa derdhur asnje pike gjaku, dhe se t'gjitheve aty u dha liri te jetojne. Ishte nje kohe kur jetuan ne paqe muslimanet me jo-muslimanet, deri sa u shkel marreveshja nga jo-muslimanet dhe filluan luftimet perseri.
 
Pershendetje braziljania,

Pash qe keni sjellur shume shkrime qe flasin per paqen, por me sa pash nuk keni dhene ndonje referenc-verset kuranor qe flasin per paqen.

A mendon se me te vertet doktrina islame e perkrahe paqen?
Ne forum, patjeter qe do me thuash PO, por une nuk jam shume i sigurt per kete.
Cila fe thote se nuk eshte fe e paqes?
Nuk mendoj se duhet ndaluar vetem ne kete fushe. Duhet pare se cila thote te verteten per Perendine.

Te uroj kohe te mira,
asopaj
 
Pershendetje braziljania,

Pash qe keni sjellur shume shkrime qe flasin per paqen, por me sa pash nuk keni dhene ndonje referenc-verset kuranor qe flasin per paqen.

A mendon se me te vertet doktrina islame e perkrahe paqen?
Ne forum, patjeter qe do me thuash PO, por une nuk jam shume i sigurt per kete.
Cila fe thote se nuk eshte fe e paqes?
Nuk mendoj se duhet ndaluar vetem ne kete fushe. Duhet pare se cila thote te verteten per Perendine.

Te uroj kohe te mira,
asopaj

perderisa dergoj kaq shum tema per islamin domethene se e ndjej vertet ate,dhe nuk kam pse te perdor forumin per te then po,dhe ne jet reale t emos jem e bindur!
respekte
 
allahu i do te gjith njesoj!!!!!!!!!!!!!!!!

Nuk jam i sigurt per kete.
Me i sigurt jam se Allahu nuk i don te gjithe njesoj, madje kerkone te vriten. "gjysmen" e kuranit e ke qe ben thirrje per vrasje!

Sido qe te jet, te oruj kohe te mira,
asopaj
 
Nuk jam i sigurt per kete.
Me i sigurt jam se Allahu nuk i don te gjithe njesoj, madje kerkone te vriten. "gjysmen" e kuranit e ke qe ben thirrje per vrasje!

Sido qe te jet, te oruj kohe te mira,
asopaj

nga fjalet nuk ngjan qe je mysliman...si ka mundesi te kesh lexuar kuranin?
 
Nuk jam i sigurt per kete.
Me i sigurt jam se Allahu nuk i don te gjithe njesoj, madje kerkone te vriten. "gjysmen" e kuranit e ke qe ben thirrje per vrasje!

Sido qe te jet, te oruj kohe te mira,
asopaj

Gabim e ke. Mos deshe te thuash per terrorizmin qe flet Bibla ? Sdq, nuk eshte tema ketu t'flasim per citatet biblike qe flasin per terrorizmin.

Ja cfare thote Zoti ne Kur'an ne lidhje me luften:

"Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e All-llahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata (muslimanët). (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.” (El-Haxh: 39-40)

E sheh cfare thuhet ketu ? Nuk po thote Zoti, SULMONI ata te cilet nuk ju sulmojne.

Kurani e ndalon qarte perdorimin e gjerë te se drejtes se vetembrojtjes per te filluar luften:

"Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). (El-Bekare:190).

Ne Islam nuk ka lufte te shenjte, sic ka tek ju (Pasiqe jeni i krishter, shihet). Lufta e kryqezatave ishte lufte e shenjte sipas jush etj etj..!

Me t'mira =)
 
Gabim e ke. Mos deshe te thuash per terrorizmin qe flet Bibla ? Sdq, nuk eshte tema ketu t'flasim per citatet biblike qe flasin per terrorizmin.

Ja cfare thote Zoti ne Kur'an ne lidhje me luften:

"Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e All-llahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata (muslimanët). (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.” (El-Haxh: 39-40)

E sheh cfare thuhet ketu ? Nuk po thote Zoti, SULMONI ata te cilet nuk ju sulmojne.

Kurani e ndalon qarte perdorimin e gjerë te se drejtes se vetembrojtjes per te filluar luften:

"Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). (El-Bekare:190).

Ne Islam nuk ka lufte te shenjte, sic ka tek ju (Pasiqe jeni i krishter, shihet). Lufta e kryqezatave ishte lufte e shenjte sipas jush etj etj..!

Me t'mira =)

Faleminderit per konkretizimin!:)
 
Islami shum e vertet eshte qe eshte fe e paqes per ata Muslimanet nga te tjeret dallohem me Selam kur te pershendet muslimani te Pershendet me Selam :ciaoo:
 
Nje fjale e urte thote, Te lindesh ne nje familje muslimane, nuk don te thote qe je musliman... Kjo vlen per ato qe dyshoj tek Islami....
Islami eshte fe e paqes, dhe muslimani eshte paqedashes, keshtuqe ketu nuk perfshihet cdo njeri qe thote jam musliman, pasi ka prinder musliman, ose ka lind ne Islam... Ai mund te jete vetem me fjale e jo me zemer... Feja askend nuk ka bere kriminel e ku di une... eshte vet njeriu qe ndjek udhen e gabuar, dhe iden e keqe...
Ben mire te lexoni me shume rreth Islamit dhe muslimanit te vertet, e jo te flitni si nje pule kur i pret koken, sdi ku shkon ashtu edhe ju... flitni per Kuran e Islam, ate qe keni degjuar e jo qe keni mesuar....
Es Selam Alejkum .....
 
Nje fjale e urte thote, Te lindesh ne nje familje muslimane, nuk don te thote qe je musliman... Kjo vlen per ato qe dyshoj tek Islami....
Islami eshte fe e paqes, dhe muslimani eshte paqedashes, keshtuqe ketu nuk perfshihet cdo njeri qe thote jam musliman, pasi ka prinder musliman, ose ka lind ne Islam... Ai mund te jete vetem me fjale e jo me zemer... Feja askend nuk ka bere kriminel e ku di une... eshte vet njeriu qe ndjek udhen e gabuar, dhe iden e keqe...
Ben mire te lexoni me shume rreth Islamit dhe muslimanit te vertet, e jo te flitni si nje pule kur i pret koken, sdi ku shkon ashtu edhe ju... flitni per Kuran e Islam, ate qe keni degjuar e jo qe keni mesuar....
Es Selam Alejkum .....

Rrofsh :) Allahu t'shperblefte per kete postim me vlere !
 
Ne fe nuk ka dhune, eshtë sqaruar e verteta nga e kota. E kush nuk i beson te pavertetat e i beson All-llahut, ai eshte kapur per lidhjen me te forte, e cila nuk ka keputje.
 
i kisha than diqka atyne qe e krahasojn ose ma mir e identifikojn Islamin permes terrorizmit
Radovan Karagjiq eshte nje nder kriminelet me te medhenj serb , njihet per masakren e Srebrenices ku dha urdher per te masakruar me se 7000 njerez te pambrojtur e te pafajshem
dhe po ju kujtoj se ai i perket fes se krishter nuk e di cilit sekt veq e di se eshte i krishter
a t'u themi ne ju te krishtereve tash terrorista e kriminela e masakrues vetem per shkak te ketij njeriu te lig i cili deklarohet si i krishter nuk e dijm a eshte
prandaj kujdes nga mediat , sepse jo qdo kush qe i thont vetit musliman eshte musliman...
 
i kisha than diqka atyne qe e krahasojn ose ma mir e identifikojn Islamin permes terrorizmit
Radovan Karagjiq eshte nje nder kriminelet me te medhenj serb , njihet per masakren e Srebrenices ku dha urdher per te masakruar me se 7000 njerez te pambrojtur e te pafajshem
dhe po ju kujtoj se ai i perket fes se krishter nuk e di cilit sekt veq e di se eshte i krishter
a t'u themi ne ju te krishtereve tash terrorista e kriminela e masakrues vetem per shkak te ketij njeriu te lig i cili deklarohet si i krishter nuk e dijm a eshte
prandaj kujdes nga mediat , sepse jo qdo kush qe i thont vetit musliman eshte musliman...

Te nderuar,

Duket se jeni ne keqkuptim te ides se islami fe e paqes, apo qe nuk eshte i dhunshem.

Argumente si ky i fundit ne lidhje me Karagjiqin eshte jashte kuptimit rrenjesor.
Nuk po flasim per persona se si e kan perdorur veten e tyre ne jete. Te tille qe jane turp per njerzimin ke ne te gjitha anet, jo vetem ne islam.

Nuk duhet mbeshtetur mendimet ne element te tille apo ne histori te tilla njerzore.
Duhet pare se cfare flet kurani per paqen dhe jo paqen.
Komete te tilla si te Karagjiqit nuk gjejn mbeshtetje dhe nuk duhet pare per te kundershtuar besimin e krishter apo cilido qoft ai.
Ajo se cfare bej une ne jeten time, nuk do te thote se feja ime qenka e till.

Une nuk thash gje per "boten" islame qe po e shkaterron boten sot, por thash qe kurani flet dhe e mbeshtet dhunen, vrasjet.

Postimi origjinal është bërë nga Loverboy Shiko postimin
Gabim e ke. Mos deshe te thuash per terrorizmin qe flet Bibla ? Sdq, nuk eshte tema ketu t'flasim per citatet biblike qe flasin per terrorizmin.

Ja cfare thote Zoti ne Kur'an ne lidhje me luften:

"Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e All-llahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata (muslimanët). (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.” (El-Haxh: 39-40)

E sheh cfare thuhet ketu ? Nuk po thote Zoti, SULMONI ata te cilet nuk ju sulmojne.

Kurani e ndalon qarte perdorimin e gjerë te se drejtes se vetembrojtjes per te filluar luften:

"Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). (El-Bekare:190).

Ne Islam nuk ka lufte te shenjte, sic ka tek ju (Pasiqe jeni i krishter, shihet). Lufta e kryqezatave ishte lufte e shenjte sipas jush etj etj..!

Me t'mira =)

Kush e sulmoj Muhamedin kur u kthyen nga Medina ne Meke?
A erdhi ai e i sulmoj njerezit apo shkuan ata ne Medine?

Me duket se qenke jasht islamit edhe ti. Islami e perkrahe luften e shenjt qe Muahameri nisi, Xhihadin Islamik. Lexo kuranin ndonje dite per te mesuar.

Lufta e kryqezatave nuk perkrahet e as nuk eshte thene ne bibel, ajo ishte pjelle e klerit katolik, turp per ta. Xhihadi Islamik, lufta e shenjt, mbeshtetet me kuarn.

Cdo te mire,
asopaj
 
Te nderuar,

Duket se jeni ne keqkuptim te ides se islami fe e paqes, apo qe nuk eshte i dhunshem.

Argumente si ky i fundit ne lidhje me Karagjiqin eshte jashte kuptimit rrenjesor.
Nuk po flasim per persona se si e kan perdorur veten e tyre ne jete. Te tille qe jane turp per njerzimin ke ne te gjitha anet, jo vetem ne islam.

Nuk duhet mbeshtetur mendimet ne element te tille apo ne histori te tilla njerzore.
Duhet pare se cfare flet kurani per paqen dhe jo paqen.
Komete te tilla si te Karagjiqit nuk gjejn mbeshtetje dhe nuk duhet pare per te kundershtuar besimin e krishter apo cilido qoft ai.
Ajo se cfare bej une ne jeten time, nuk do te thote se feja ime qenka e till.

Une nuk thash gje per "boten" islame qe po e shkaterron boten sot, por thash qe kurani flet dhe e mbeshtet dhunen, vrasjet.



Kush e sulmoj Muhamedin kur u kthyen nga Medina ne Meke?
A erdhi ai e i sulmoj njerezit apo shkuan ata ne Medine?


Me duket se qenke jasht islamit edhe ti. Islami e perkrahe luften e shenjt qe Muahameri nisi, Xhihadin Islamik. Lexo kuranin ndonje dite per te mesuar.

Lufta e kryqezatave nuk perkrahet e as nuk eshte thene ne bibel, ajo ishte pjelle e klerit katolik, turp per ta. Xhihadi Islamik, lufta e shenjt, mbeshtetet me kuarn.

Cdo te mire,
asopaj

Muhammedi a.s. me muslimanet te cilet kishin pranuar Islamin ate kohe, ishin ata qe u SULMUAN nga fisi Kurejsh, me gjeresisht, nga jo-muslimanet. Kjo ishte edhe arsyeja perse emigruan muslimanet nga Mekkeja ne Medine, dhe nga ajo kohe, si ngjarje historike Islame, filloj kalendari HIXHRI (I shpernguljes/Lecitjes) Musliman, per arsye te trysnive te medha, maltretimeve te shumta qe perjetuan muslimanet. Do t'thote, ketu muslimanet u SULMUAN. Ndersa kur u kthyen nga Medina ne Mekke, me c'rast cliruan Mekken muslimanet, nuk u derdhe asnje PIKE gjaku, as nga ana e muslimaneve, e as nga ana e jo-muslimaneve, thene me shkurt: Fitoreja u arrit me PAQE, fale Islamit si fe e Paqes.

Edhe ne Bibel ka raste te luftes !

Rruga drejt paqes se shenjte eshte gjithmone e hapur dhe tre besimet monoteiste japim baza te forta per kete. Por paqja e shenjte kerkon qe te jesh i drejte, i ndershem dhe i urte. Ajo kerkon gjithashtu nje interpretim me te mire te teksteve fetare, duke i lexuar keto tekste brenda kontekstit te madheshtise, meshires dhe bujarise se Zotit.

Sa i perket Xhihadit, edhe ne Bibel ka plot raste ku flitet per lufte (lexo Xhihadin) si ne rastin:

Ligji i perterire 2:34
Respekt =)
 
Redaktimi i fundit:
sic e kam "kuptuar" apo "keqkuptuar" une islamin kjo eshte fe e paqes vetem me islamiket , sepse shumm ben thirje per luft kunder jo islamikve .

Aum, na trego se çka ke lexuar e ne do të të tregojmë nëse e ke kuptuar apo keqkuptuar Islamin.

Peace!
 
Pershendetje braziljania,

Pash qe keni sjellur shume shkrime qe flasin per paqen, por me sa pash nuk keni dhene ndonje referenc-verset kuranor qe flasin per paqen.

A mendon se me te vertet doktrina islame e perkrahe paqen?
Ne forum, patjeter qe do me thuash PO, por une nuk jam shume i sigurt per kete.
Cila fe thote se nuk eshte fe e paqes?
Nuk mendoj se duhet ndaluar vetem ne kete fushe. Duhet pare se cila thote te verteten per Perendine.

Te uroj kohe te mira,
asopaj

اdo fe flet për paqen. Feja islame gjithashtu. Por nuk mund të gjesh tek pjesëtarët e religjioneve tjera të flasin aq shumë për paqe sesa tek një mysliman i sinqertë. Aq shumë flet për paqe sa që është e vështirë të numërohet. Ja, që ta kufizojmë kohën, do të numërojmë se sa flet për paqe një mysliman i sinqertë. اdo herë kur myslimani e takon myslimanin tjetër i thotë “Paqja qoftë mbi ju” (Selam Alejkum). Kur ndahen gjithashtu. Sa më shumë njerëz sheh aq më shumë u dëshiron dhe flet për paqe.

E dini ju që myslimani të 5 namazet (lutjet) obliguese i përfundon me këtë përshëndetje? Pas çdo lutjeje ai thotë 2 herë “Selam alejkum”. Kjo do të ishte 10 herë në ditë që myslimani flet për paqen dhe e përkujton atë. Kush tjetër përpos myslimanit në mënyrë konstante, çdo ditë, flet dhe e përkujton paqen? Bile as lëvizjet e ndryshme paqësore nuk e bëjnë këtë.
Por kjo nuk është e tëra. Përveç lutjeve obliguese, gati çdo mysliman i kryen edhe namazet vullnetare, edhe pas këtyre namazeve çdo herë thotë nga 2 herë “paqe me ju”. Dhe nëse do i numëronim edhe këto 14 atëherë do të ishin 24 në ditë. Edhe kjo nuk është e tërë. Në çdo lutje myslimani lutet: “assalamu alejna ve ala ibadil-lahi salihin” që dmth: “paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Zotit”. Ndonjëherë thotë 1 herë, ndonjëherë 2, por së paku 15 herë dhe kjo gjithsej do të ishte 39 herë, dhe kur i kryen edhe lutjet natës vonë të cilat quhen “witr”, atëherë ajo është më tepër se 40 herë. Kush tjetër, përpos myslimanit, mund të thotë që flet aq shumë për paqen gjatë 24 orëve?

Paqe dhe çdo të mirë ju dëshiroj!
Dreamer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top