Ish-diplomatët letër Samaras: Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epirin

Love

βeℓℓe â๓e
515.jpg

Kujdes Tiranën! ثshtë kjo porosia që i japin kryeministrit grek Andonis Samaras, 23 ish-ambasadorë të Greqisë në vende të ndryshme të botës. Ky grupim ish-diplomatësh, i ashtëquajtur ” Cikli diplomatik “, ndërmerr këtë nisme në kuadër të Presidencës së rradhës së Bashkimit Europian që Athina e merr në janar të vitit që vjen.

Ish-diplomatët që kanë shërbyer në vendet kryesore të botës i kujtojnë kreut të qeverisë helene se prioritet duhet të mbeten çështjet kombëtare, pavarësisht krizës ekonomike.

Letra merr me rradhë të gjitha shtetet e rajonit me të cilat Greqia ka probleme të mbetura pezull, ndërsa duke u ndalur të Shqipëria thekson se është një vend i krijuar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913 që nuk ka treguar një qëndrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë një shtet problematik për Greqine që nga formimi i tij.

“Pas zhvillimeve pozitive që kanë të bëjnë me shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë Tirana ka rritur gjithnjë e më shumë rivalitetin me Athinën. Ndihma në anëtarësimin në NATO pa asnjë shkëmbim si dhe mbështetja për integrim në BE në të njëjtën mënyre, duke lënë të ngrirë çështjen vorioepiriote, ka rritur ambiciet e Shqipërisë dhe kjo duket në radhe të parë me udhëheqësit Berisha dhe Rama, udhëheqës tipikë-ballkanikë, të zhdërvjellët, që më shumë kanë korrur fitime të konsiderueshme politike, pa asnjë shkëmbim nga kontaktet me Athinën zyrtare.”


23-ish-ambasadorët shkruajnë në letrën e tyre se hezitimi i Greqise per te ngritur çeshtjen e vorio-epirit kundërpërgjigjet me harta që përfshijnë Follorinën, Kosturin, Janinën dhe Prevezën në një Shqipëri të Madhe.

Letra është firmosur edhe nga Konstantinos Politis, ish-ambasador i Greqisë në Shqipëri.
gazetadita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top