Irak, 90 të rinj u vranë me gurë sepse kopjuan Perëndimin

BAGDAD-U vranë me gurë sepse ishin më tepër modern sesa duhet. Numërohen rreth 90 të rinj irakienë të vrarë për vdekje me gurë sepse mbanin modele të cuditshme flokësh apo pantallona të ngushta, ashtu si të rinjtë perëndimorë.

14 prej tyre janë vrarë në Bagdad vetëm 3 javët e fundit kurse autoritetet policore vendase janë ngritur në alarm pasi po dyshojnë për një fushatë shfarosjeje ndaj të rinjve modernë.

Trupat e 14 të rinjve u dërguan në spital dhe nga shenjat e plagëve u dallua qartë se ata ishin gjuajtur me gurë deri sa kanë dhënë frymën e fundit.

Militantë shiitë kanë varur nëpër ferra lista me emrat e të rinjve të tjerë që sipas tyre do të vriten nëse nuk ndryshojnë mënyrën e të veshurit.

Cunat modernë irakienë që ndjekin modën më të fundit dallohen lehtë mes të tjerëve. Ata veshin pantallona të ngushta, flokët i ngrejnë përpjetë me xhel apo llak.

(d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • irak.jpg
    irak.jpg
    32.4 KB · Shikime: 5
Pe: Irak, 90 të rinj u vranë me gurë sepse kopjuan Perëndimin

Eh medet...Kjo eshte injorance e paster...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top