Intervistë përpara ekzekutimit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
emisionikine.jpg

ثshtë shndërruar në një prej programeve më të ndjekur në Kinë, por edhe ndër më të debatueshmit jashtë vendit, ku konsiderohet si një emision që përdhos të drejtat elementare të jetës.

Bëhet fjalë për programin “Intervistë përpara ekzekutimit”, që sjell çdo të premte një intervistë me një të dënuar me vdekje, vetëm disa ditë ose orë përpara se ai të nxirret përpara një skuadre pushkatimi.

Sipas drejtueses së emisionit të ndjekur mesatarisht nga 40 milionë shikues, Ding Yu, programi ka një vlerë të dyfishtë, humane dhe edukuese. E para, sepse lejon të burgosurit të kërkojnë falje dhe të komunikojnë për herë të fundit me familjet, të cilave nuk u lejohet të takohen me të afërmit e tyre në pritje të ekzekutimit.

Nga ana tjetër, ajo pretendon se nëpërmjet programit, rritet ndërgjegjësimi i njerëzve kundër krimeve. Megjithatë, kritikët e akuzojnë se është bërë e famshme duke dhunuar të drejtën e një njeriu, sado të keq, për të kaluar çastet e fundit të jetes në paqe.

Në serinë e fundit të shfaqjes, “Intervistë përpara ekzekutimit” solli dy raste të bujshme, atë të një bashkëshorti xheloz që kishte therrur gruan përpara syve të prindërve të saj dhe atë të një homoseksuali, që kishte vrarë dhe përdhosur trupin e nënës pasi ajo nuk pranonte prirjet e tij seksuale.

Drejtuesja, Ding Yu, bëri bujë kur refuzoi t’i shtrëngte dorën vrasësit të nënës, të cilit i tha se meritonte plumbin dhe vdekjen pa asnjë mëshirë.

Në Kinë, çdo vit ekzekutohen mesatarisht dy mijë persona, më shumë se në të gjithë vendet e tjera të botës marrë bashkë. Në vendin komunist, dënimi me vdekje mund të jepet në total për 55 akuza penale, ku përveç vrasjes, spiunazhit apo tradhëtisë së lartë, përfshihen edhe krime të konsideruara si më të lehta, si korrupsion, vjedhje apo përdhunim.

B.freetime
 
Pe: Intervistë përpara ekzekutimit

Kjo me duket dicka kot...Ai eshte ne hall te vet keta bejne programe e shfrytezojne gjendjen shpirterore dhe psikologjike te njerezve per emisione,ncncncncn sme pelqen...
 
Pe: Intervistë përpara ekzekutimit

Drejtuesja, Ding Yu, bëri bujë kur refuzoi t’i shtrëngte dorën vrasësit të nënës, të cilit i tha se meritonte plumbin dhe vdekjen pa asnjë mëshirë.


Nga nje fatkeqesi private ka kalu ne sulm total ,,,kjo ka nevoje per psikologe .........

Ku ndoll kjo gje?, vetem ne vendet ish komuniste .......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top