sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Ashtu si cdo fundviti, revista shkencore “Wired” ka publikuar listen me speciet e panjohura qe jane zbuluar nga njeriu gjate 12 muajve qe lame pas.
Zogu i vecante
Kjo specie ben pjese ne listen e 10 zbulimeve me te medha te vitit, pasi zogu ka permasa mjaft te vogla dhe eshte nje specie e familjes “Stiphrornis pyrrholaemus”. Zogu eshte zbuluar ne Gabon nga shkencetaret e Smithsonian Institute. Analizat e ADN-se u kane lejuar studiuesve ta dallojne kete zog nga specie te tjera te ngjashme.
Miu-elefant
Shkencetaret kane ngelur te mahnitur edhe nga miu-elefant qe ben pjese ne familjen “Rhynchocyon udzungwensis”. Ekzemplari eshte zbuluar nga ekipi i zbuluesve te Muzeut te Trentos ne Itali. Kjo specie eshte zbuluar ne Tanzani dhe sipas banoreve vendas quhet “Sengi”. Miu gjigand ka ngjallur interes te madh, pasi specie me te tilla permasa mendohet se jetonin rreth 100 milione vjet me pare ne Afrike. “Sengi” mund te konsiderohet edhe se kusheriri i larget i elefantit.
Gjarpri me i vogel ne toke
Jeton ne pyjet e Barbados dhe shkencerisht ben pjese ne familjen “Leptotyphlops carlae”. Nje specie me permasa te vogla pa helm, i gjate pak centimetra dhe i holle sa nje fije makarone. Ky gjarper eshte perfaqesuesi me i vogel i familjes se shumllojshme te kusherinjve te tij, pasi sipas shkencetareve, nuk jane zbuluar me te vegjel deri tani. Zbulimi eshte bere nga biologu Blair Hedges, i cili ne vitin 2001 po ne Barbados zbuloi ate qe mund te quhet zvarraniku me i vogel i zbuluar deri tani dhe qe ben pjese ne familjen “Sphaerodactylus ariasae”.
Paraziti i rrezikshem
Paraziti i species “Myrmeconema neotropicum” ka terhequr shume vemendje pasi shkakton deme tek kafshet e tjera. Ai infekton milingonat dhe i ben me te ngadalta, duke shkaktuar edhe nje semundje tek to. Pasi milingonat e infektuara me kete parazit gelltiten nga zonjte, keta te fundit behen bartes te parazitit te rrezikshem. Kjo specie eshte zbuluar nga nje ekip entimologesh te Universitetit te Berkleit dhe Universitetit te Arkansasit.
Milingonat 120 milione vjecare
Ne amazone jane gjetur te milingona ekzemplare te familjes “Martialis heureka”, te cilat jane specie shume antike e evoluar ne 120 milione vitet e fundit. Te medha sa nje kokerr orizi, krijesat e zbuluara jane gjahtare te verteta. Zbulimi eshte bere nga Christian Rabeling i Universitetit te Teksasit.
Bakteri i Groenlandes
I fundit ne liste por jo per nga rendesia eshte bakteri i zbuluar ne Groenlande nga shkencetaret e Penn State University. Permasat e tij jane aq te vogla, sa zbulimi nuk do ishte bere i mundur as me ane te filtrave mikrobiologjike. Specia e rralle ben pjese ne familjen “Chryseobacterium greenlandensis” dhe eshte zbuluar ne rreth 3 km thellesi mes akujve qe jane krijuar rreth 120 mije vjet me pare. TCH