Inter konfirmon bisedimet për Eriksen, po ashtu edhe për Giroud dhe Moses

Vajza

Antarë i Respektuar
Inter konfirmon bisedimet për Eriksen, po ashtu edhe për Giroud dhe Moses
inter-600x360.jpg


Gjiganti italian e sheh mesfushorin e Spurs si synimin e tyre numër 1 si dhe dy lojtarët e Chelsea me të cilët Antonio Conte ka luajtur në Stamford Bridge

CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka treguar se ata kanë filluar bisedimet me agjentin e Christian Eriksen, me kontratën e tij me Tottenham që do të skadojë në fund të sezonit.

Eriksen është lidhur me një kalim në San Siro që disa muaj, kurse trajneri Conte e ka pranuar se ai e dëshiron lojtarin në ekipin e tij.
Pas raundit të tretë të Tottenhamit në FA Cup ku fituan kundër Middlesbrough në mesjavë, trajneri Jose Mourinho kishte thënë se Eriksen “mund të largohet me kokën larg nga klubi”, por ai e ka kritikuar Conte kur ka folur për 27 vjeçarin.
Marotta tani ka konfirmuar që Interi ka mbajtur negociata me përfaqësuesit e Eriksen për një transfer të mundshëm, por nuk ka qenë i sigurt se a do të arrihet marrëveshja që ai të transferohet këtë muaj.
“Eriksen është një lojtar i Tottenhamit, por kontrata e tij skadon në qershor, kështu që është e ligjshme që ai të bisedoj me klube të tjera në këtë periudhë”, ka thënë shefi i Interit për Sky Sports Italia.
“Ende është herët të themi se ai do të vjen në janar apo qershor, për shkak se është një garë e madhe dhe edhe skuadra të tjera e donë atë kështu që ne nuk e dimë çfarë do të ndodh.
Marotta po ashtu ka thënë se Interi ende është duke e shqyrtuar mundësinë e transferit të Giroud derisa po shikojnë mundësinë e largimit të Mateto Politano.

“Është normale që menaxhmenti është duke punuar në negociata të ndryshme dhe duke shikuar alternativa. Nuk e mohoj që ne po bisedojmë me Giroud, ne po e shqyrtojmë tregun. Po ashtu edhe Moses është një kandidat tjetër që po e kërkojmë”. /GazetaExpress
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top