Rritja ekonomike 9.9 perqind
17/12/2008 16:50
Matjet e fundit per rritjen ekonomike te Shqiperise gjate vitit 2008 kane dhene rezulatate suprize.
Sipas Institutit te Statistikes ne fund te shtatorit rritja ekonimise shqiptare eshte edhe me e larte se se ajo e gjigantit aziatik, te Kines, qe konsiderohet aktualisht si ekonomia me agresive ne bote, duke arritur nivelin 9.9 perqind.
Niveli mesatar i rritjes ekonomike ne Shqiperi, vitet e fundit, sipas te dhenave zyrtare eshte luhatur rreth nivelit 6 per qind, por INSTAT thote se ne 2008 ekonomia ka perjetuar bum, duke dhene dhe sektoret qe po e sjellin ate
"Sektoret qe kane dhene me shume kontribut jane sektori i ndertimit, telekomunikacionit dhe sherbimet", u shpreh Ledio Shahini, specialist i sektorit te PPB-se.
Rikthimi surprizues i rritjes dyshifrore, e parlajmeruar me pare nga qeveria dhe vete kryeministri, vjen pikerisht ne nje kohe kur ekonomia globale po perballet me krizen me te rende qe nga depresioni i 1929.
Por INSTAT thote se shifrat e tia jane te besueshme, pasi ne perllogaritjen e tyre ka marre pjese dhe nje ekspert i Fondit Monetar. Rezultatet e fundit te INSTAT i referohen vetem nje pjese te vitit, ndersa rezultuati final se si ka qene ecuria e rritjes ekonimike ne vitin 2008 pritet te publikohet ne fillim te vitit tjeter.
Rritja ekonomike 9.9 perqind / top-channel.tv
mund te shikosh ketu,te dhena statistikore apo grafike nuk kishte.
(dhe per me teper as mua vete nuk mu besua por ja qe keshtu eshte)