Ingridi: Do të më shihni ndryshe

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pas "Puçi-puçit" me اiljetën, këngëtarja seksi Ingrid Gjoni po punon për një tjetër videoklip. Nuk ka më zhveshje, nuk ka më performanca sensuale dhe kjo është zgjedhja që ajo ka përqafuar së fundmi, për të ardhur ndryshe në sytë e publikut.Nëse shikon pamjen e re të Ingrid Gjonit, mendon se ke të bësh me një vajzë intelektuale, aspak ekstravagante, që bie në sy me thjeshtësinë që e karakterizon nga maja e flokut deri tek gishti i këmbës.

Syze optike, flokë të prera shkurt në ngjyrë të zezë, një veshje e rastit që të shtyn të pyesësh veten është apo nuk është ajo! Në fakt, një habi e tillë vjen plotësisht e përligjur në momentin kur dihet se Ingrid Gjoni është një nga femrat më të nxehta dhe më të lakmuara në ekranet shqiptare, kjo jo vetëm për performancat e saj seksi, por edhe për atmosferën që krijon në çdo skenë ku ajo ngjitet.

“Unë po punoj për tri këngë të reja, por ende nuk e kam vendosur se cilën prej tyre do ta bëj videoklip. E rëndësishme është që do të ndryshoj stilin tim, sepse mendoj se ka ardhur koha që të prezantohem me më shumë risi".
"Ideja ime është që edhe në videoklipin e radhës që do të lansoj, do të më shihni ndryshe dhe besoj se kjo do të ndikojë në shijet e fansave të mi".
"Shumëkush është mësuar që të më shohë sa më ekstravagante, por ka ardhur koha që të pozicionohem më tepër tek muzika e vërtetë dhe jo tek pjesa e dukshme”, thotë me bindje Ingridi.

E thënë ndryshe, në videoklipin për të cilin këngëtarja po punon momentalisht, nuk do të ketë asnjë grimë të ngjashme me videon e fundit “Puçi-puçi”, që erdhi si një bashkëpunim muzikor me saj dhe mikeshës së ngushtë, اiljetës. Sigurisht duke iu përshtatur edhe kohës, pasi nuk bëhet fjalë më për temperatura të larta, për detin apo rrobat e banjës, Ingridi thekson se ka zgjedhur një tjetër metodë të suksesshme për të thithur edhe më tepër fansa rreth vetes.

“Kënga ka përfunduar në studion e regjistrimit dhe pas disa ditësh do të filloj punën për realizimin e klipit".
"Këtë herë kam bashkëpunuar me një kompozitor shumë të dëgjuar, emrin e të cilin nuk preferoj ta zbuloj, por e sigurt është që do jetë një klip shumë interesant, ku unë do t’i këndoj një historie dashurie dhe një situate speciale nëpër të cilën besoj se kanë kaluar shumë femra”, vijon Gjoni.

Ndërsa këngëtarja e njohur vijon të jetë pjesë e koncerteve të shumta të organizuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, për asnjë moment ajo nuk harron që të angazhohet me përgatitjet e klipit të radhës. Nuk heziton të përmendë faktin se kjo verë ka qenë një nga sezonet më të suksesshme në karrierën e saj, pasi nuk ka pasur ditë që ajo nuk ka kënduar nëpër klube nate përpara publikut të gjerë, dhe sigurisht para bashkatdhetarëve tanë që jetojnë larg vendit.

Koncertet e shumta nuk i kanë krijuar aspak mundësinë për të marrë ca rreze diellore. Por Ingridi kurrsesi nuk pendohet, pasi ka planifikuar që pas pak ditësh të niset me pushime jashtë shtetit.
E rrethuar gjatë gjithë kohës nga njerëzit e saj më të dashur, këngëtarja shpesh është bërë objekt i faqeve rozë të gazetave shqiptare, sidomos pas daljeve të shpeshta me Bleron, ku ata të dy janë bërë objekt i aparateve fotografikë të paparacëve të ndryshëm. Lidhur me këtë, Ingridi shprehet e prerë se dy këngëtarët kosovarë, Blero dhe Shpat Kasapi, janë dy nga miqtë më të ngushtë me të cilët atë e lidh vetëm puna.

“Jo vetëm kaq, por unë nuk kam aspak kohë për histori të reja dashurie”, përfundon këngëtarja, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj nuk ka ende ndonjë mashkull që mund t’ia ketë rrëmbyer zemrën! /korrieri/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top