Një infermiere mori në makinën e saj një nxënës shkolle, shkoi në bregdet dhe kreu marrëdhënie seksuale me të. 36 vjeçarja Victoria Horsley siç mësohet tanimë nga gjykata kishte patur një lidhje tre vjeçare me një adoleshent 14 vjeçar, lidhje e cila përfundoi vetëm pasi u zbulua nga prindrit e fëmijës. اifti ishte parë nudo nga një mik i 14 vjeçarit në dhomën e gjumit ndërsa kishte patur edhe një rast kur ishin shfaqur publikisht me të brendshme. Në gjykatë u deklarua se mes të dyve ishte kryer së paku 10 herë marrëdhënie seksuale. Në seancë u tha se në një moment të lidhjes, adoleshenti kishte menduar se kishte lënë shtatzënë infermieren. Kjo e fundit u përball me ekipin e disiplinës për të dhënë llogari për këtë rast por mohoi të ketë krijuar marrëdhënie seksuale me djalin. 36 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve e cila jetonte me bashkëshortin e saj punonte si infermiere distrikti në Uellsin e veriut që prej vitit 2003. Lidhja sekrete me 14 vjeçarin ndodhi në vitin 2005 dhe që prej aty ata frekuentoheshin në mënyrë sekrete.
lajmifundit