Tuana
Nada é por acaso!
Me qindra indianë amerikanë nga të gjitha viset e SHBA ia kanë mësyrë një ferme në Konektikat, ku ditë më parë është lindur një bizon i bardhë, që për vendasit amerikanë paraqet ngjarje të shenjtë.Festimi i kësaj ngjarjeje do të mbahet në fund të muajit, ndërsa siç raporton AP, bizoni me lëkurë të bardhë , sipas pohimeve të ekspertëve, lindë një herë në 10 milionë raste dhe për indianët paraqet simbolin e shpresës dhe të bashkimit.
Organizatorët presin që më 28 korrik, kur do të mbahet manifestimi qendror për këtë ngjarje, të grumbullohen një numër i madh udhëheqësish të fiseve indiane nga mbarë Amerika.
Dikur më moti, në rrafshnaltat e Amerikës kanë jetuar me dhjetëra milionë bizonë , por me gjuetinë e pakontrolluar ndaj tyre, numri i tyre n fund të shekullit 19 kishte rënë në rreth 1000.
Sot ka disa qindra mijëra bizonë në Amerikë./koha/