Incident në mitingun e PD-së në Lezhë, plagoset 27-vjeçari

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
LEZHث- Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri, nisur për simbolet e parive. Ngjarja ndodhi në fshatin Torovicë të Lezhës, fill pas përfundimit të mitingut të PD-së në këtë fshat. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se në sherr janë përfshirë të rinjtë K. B, 15 vjeç, dhe E. M 21 vjeç, e më pas pjesë e konfliktit janë bërë edhe familjet, ndërkohë që i dëmtuar mbeti 27-vjeçari N.Jaha, i cili u godit me mjete të forta në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Policia e Lezhës në një deklaratë për shtyp njofton për incidentin e ndodhur në mitingun e PD-së, duke theksuar se "Pas përfundimit të takimit dy shtetas me iniciale përkatësisht K.B 15 vjeç dhe E.M 21 vjeç që të dy banues në fshatin Torovisë janë konfliktuar mes tyre. Shtetasi 15 vjeçar pas mitingut të PD-së ka mbajtur një flamur të PS-së duke e ngritur lart. Shtetasi tjetër 21 vjeçar i ka kërkuar adoleshentit të largonte flamurin e PS-së pasi ky ishte mitingu i Partisë Demokratike. Ky i fundit nuk ka pranuar të bindet dhe kjo ka provokuar dhe sherrin mes tyre"- thonë burimet policore.
Sipas tyre, në këtë grindje janë përfshirë dhe familjarët e dy të rinjve të cilët sulmuan njëri-tjetrin. Mësohet se policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhe pjesëtarët e të dy familjeve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Shekulli
 
اfarë injorantësh ncncnncncn
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top