Incident në Komunën e Shtërpcës

Ado

FISEBILIL-LAH
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në mëngjes disa qytetarë serbë kanë hyrë me forcë në zyrën e Gjeodezisë dhe Kadastrës e cila është e vendosur në ndërtesën e Komunës së Shtërpcës, në pjesën jug-perëndimore të Kosovës, rreth 60 km larg Prishtinës.

Menjëherë pas këtij akti, punonjësit shqiptarë kanë njoftuar organet policore. Sipas tyre, arsyeja e hyrjes me dhunë e serbëve në godinën e Komunës së Shtërpcës ishte rikthimi me forcë i një qytetari serb në vendin e tij të punës. Policia ka marrë në pyetje dy persona, ndërsa ka filluar hetimet për rastin.

Momentalisht, zyra është mbyllur deri në një vendim të Gjykatës Komunale të Ferizajt për rihapjen e saj. Sipas policisë së Kosovës, situata në qytetin e Shtërpcës paraqitet të jetë e qetë. Në këtë qytet periferik të Kosovës jetojnë qytetarë shqiptarë dhe serbë.

Që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në këtë rajon situata mes dy etniteteve është konsideruar të jetë e qetë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top