Inaugurohet ura më e gjatë dhe më e lartë në mbarë botën(Foto)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Urë e magjishme mes dy tuneleve (Foto të mrekullueshme)


ure-noa.jpg


Fotot që shihni ju shtojnë adrenalinën dhe ju ngjallin dëshirën për ta parë nga afër. ثshtë ura e re që përuroi bashkia e Hunan dhe quhet ura e Aizhan në Kinë.
Ura, e cila quhet Aizhai, bashkon mes tyre dy galeri që gjenden në një largësi prej 1 mijë e 176 metrash dhe ndodhet në një lartësi prej 255 metrash mbi kanionin Dehang.

Pas ceremonisë së inaugurimit, ura ka pritur grupin e parë të vizituesve dhe më pas gjatë fundjavës ka qenë rregullisht e hapur dhe për trafikun.

Lidhja bëhet në bazën e katër korsive, ku shpejtësia maksimale arrin deri në 80 kilometër/orë.

Gjatë natës ura ndricohet nga 1 mijë e 188 drita. Ndërtimi i saj ka nisur në tetor të 2007 dhe ka përfunduar në fund të vitit 2011 dhe ditët e fundit u përurua.

Ura është ndërtuar në një terren shumë të vështirë, sa duket sikur lidh dy male, ka për qëllim që të lehtësojë trafikun duke i shërbyer zonës së Jishou, një lokalitet në provincën e Hunan.

ura-Aizhai-noa-4.jpg


ura-Aizhai-noa-5.jpg


ura-Aizhai-noa-3.jpg


ura-ne-kine-noa.jpg



ura-Aizhai-noa.jpg





B:/NOA
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Inaugurohet ura më e gjatë dhe më e lartë në mbarë botën(Foto)

Ura më e lartë në botë


urakinelajmiiii.jpg
Kjo është një javë e veçantë për arkitektët dhe inxhinjerët kinezë, që krenohen me hapjen e urës më të lartë të varur në botë.

Mbi një kilometër e gjatë dhe rreth 350 metra e lartë, struktura e mrekullueshme lidh dy shpate malore në krahinën e Jishous, në Hunan, duke shkurtuar dukshëm rrugën ekzistuese.

Puna për këtë kryevepër inxhinjerike nisi në tetor 2007 dhe ajo përfundoi në fund të vitit 2011. Megjithatë, inagurimi u shty me disa muaj, deri në përfundimin e të gjitha testeve mbi sigurinë e saj.

E ndriçuar gjatë natës nga 1 888 drita, ura është e katërta e varur që përshkron një luginë, por më e gjata dhe spektakolarja nga të gjitha. Me dy korsi për secilin sens lëvizje, ajo u ofron makinave mundësinë që të qarkullojnë me 80 kilometra në orë, ndërsa poshtë rrugës së makinave, ndodhet edhe një rrugë për të gjithë këmbësorët.

Kina gjithashtu krenohet edhe me urën më të gjatë në botë, urën gjigante të Danyang Kunshan, 160 kilometra të gjatë dhe që shërben për të lidhur me trena të shpejtësisë së lartë Pekinin me Shangain./Tch
 
Titulli: Inaugurohet ura më e gjatë dhe më e lartë në mbarë botën(Foto)

Ciles me i besu tash?! Nevertit thote 255 metra lartesi e zinna 350 metra. LOL

Megjithate, inxhinjeret kinez, rrugendertuesit, urendertuesit kinez me projektet e fundit te tyre dhe realizimet kam pershtypjen se kan bere hapa te medhenje apo revulucion ne kete drejtim. Kjo dhe vepra e tyre e ures oqeanike vetem para dy-tre vitesh ishin endrra per njerezit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top