Imami i moderuar shqiptar shpallet "Zvicerani i Vitit"

Arfenilla

Themelues i Forumit
20141228184114906646.jpg
I njohur për pikëpamjet e tij të moderuara mbi islamin dhe për qëndrimin pa kompromis ndaj rrymave ekstreme të islamizmit, imami shqiptar Mustafë Mehmeti, është nderuar nga gazeta “SonntagsZeitung” me titullin “Zvicerani i vitit” .
Mustafë Mehmeti është edhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës dhe imam në xhaminë shqiptare të Bernës. Ai është treguar i zëshëm dhe kompetent në të gjitha çështjet që trajtohen në opinionin zviceran që prekin myslimanët ose në mënyrë indirekte edhe shqiptarët e këtij besimi.

Si rezistencat e disa besimtarëve kundër lejimit të vajzave në sportin e notit, bartja e mbulesës (burka) apo rekrutimi i të rinjve në grupet e IS-it, ashtu si dhe shumë paraqitje tjera në mesin e myslimanëve në Zvicër kanë qenë në thumb të kritikës së imamit të guximshëm shqiptar, përcjell albinfo.

Gjuha e tij ndaj zhvillimeve negative dhe prapanike në emrin e islamit asnjëherë nuk ka qenë e butë dhe i ka krijuar edhe probleme në ushtrimin e punës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë, zyra e tij kishte qenë objekt sulmuesish të paidentifikuar, por me indikacione se vijnë nga skena e islamit ekstrem.

Duke e shpallur “zviceran të vitit” redaktorët e gazetës SonntagsZeitung duan të japin një shenjë për bashkëjetesën paqësore të religjioneve. Kjo gazetë e nderon Mustafë Mehmetin “për guximin e tij dhe angazhimin në debatet më të mprehta të kohës sonë”. Imami u ka apeluar shumë herë bashkëbesimtarëve të tij që të angazhohen kundër ekstremizmit dhe për një islam modern.

“Ne si myslimanë nuk duhet të kontestojmë se ekziston ekstremizmi në emër të islamit”, ka thënë ai në një intervistë të gjatë që e ka publikuar në numrin e sotëm gazeta. “Ne duhet të flasim hapur, si në mesin tonë, të myslimanëve ashtu edhe me vendësit. Heshtja nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është as jeta në të kaluarën”, ka thënë veç tjerash Mustafë Mehmeti, me prejardhje nga Lugina e Preshevës, shtetas i Zvicrës nga viti 2005.B expres...
 
Titulli: Imami i moderuar shqiptar shpallet "Zvicerani i Vitit"

Hallall i qofte !
 
Titulli: Imami i moderuar shqiptar shpallet "Zvicerani i Vitit"

20141228184114906646.jpg

Si rezistencat e disa besimtarëve kundër lejimit të vajzave në sportin e notit, bartja e mbulesës (burka) apo rekrutimi i të rinjve në grupet e IS-it, ashtu si dhe shumë paraqitje tjera në mesin e myslimanëve në Zvicër kanë qenë në thumb të kritikës së imamit të guximshëm shqiptar, përcjell albinfo.

:yep::yep:Tregoje asaj bote mbare se Islami tradicional shqiptar eshte vlere europiane :bravo::bravo::bravo:
 
Titulli: Imami i moderuar shqiptar shpallet "Zvicerani i Vitit"

Tregoje asaj bote mbare se Islami tradicional shqiptar eshte vlere europiane
\

Thomson ne ‘Muslimanet ne Andaluzi’:

Evropa ishte teresisht ne terr pas perendimit te diellit, Kordova shkelqente nga llampat e rrugeve; Evropa ishte e piset, Kordova pati ndertuar nje mije banja;..., Kordova nderronte nderresat per dite; Evrope rrinte ne batak, rruget e Kordoves ishin te shtruara; Pallatet e Evropes kishin vrima per tymin ne tavan, arabeskat e Kordoves ishin te mrekullueshme; Fisnikeri Evropiane nuk mund te hidhte dot firmen, Femijet e Kordoves shkonin ne shkolle; murgjerit Evropiane nuk lexonin dot as sherbimin e pagezimit, Mesuesit e Kordoves paten krijuar nje biblioteke te dimensioneve Aleksandriane. (800 – 1000 e.r)

-Sigurisht se ato vlera qe i ceke, gjinden ne keta rreshta looooool:gjyshja:
 
Akoma je duke i rene telit te viteve 1000. Bjeri o bjeri se akoma ne te 1000-ten je por bota ka ike large dhe eshte disa ore para 2015. Gezuar me gjithe imamin shqiptare ne Zvicerr i cili pikerisht pse eshte ne te 2015 ka marre nje cmime aq meritor.
 
Pe: Titulli: Imami i moderuar shqiptar shpallet "Zvicerani i Vitit"

:yep::yep:Tregoje asaj bote mbare se Islami tradicional shqiptar eshte vlere europiane :bravo::bravo::bravo:

Akoma po merresh me zbulimine Amerikës???

Ka vetëm një Islam, ai i vërtetë. Leri pallavrat.
 
Titulli: Pe: Titulli: Imami i moderuar shqiptar shpallet "Zvicerani i Vitit"

Akoma po merresh me zbulimine Amerikës???

Ka vetëm një Islam, ai i vërtetë. Leri pallavrat.

Per ate Islamin e vertete ketij far Imamit, Zvicrra nuk ja kish dhene lejen as me qendru brenda saj, e le mo dicka tjeter. Lexone shkrimin cfare po shkruan e mos hapni syte si maca ne fllanik se jo rralle ju i sillni shkrimet pa lexu. :vesyze:
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Imami i moderuar shqiptar shpallet "Zvicerani i Vitit"

Per ate Islamin e vertete ketij far Imamit, Zvicrra nuk ja kish dhene lejen as me qendru brenda saj, e le mo dicka tjeter. Lexone shkrimin cfare po shkruan e mos hapni syte si maca ne fllanik se jo rralle ju i sillni shkrimet pa lexu. :vesyze:

Mu aty është problemi se për disa si shoku yt
Islamin e vërtetë e përfaqësojnë terroristët
dhe e ekstremistët.

Unë djalë i mirë fola për fshisat e tuaja,
ti çfarë ke thonë, nuk shkrova asgjë me postimin.
Dhe a e lexoj a jo, është punë e e imja.
Mjaft u more me maca e qenë.

Edhe sa për traditat shqiptaro europiane,
ti s'je as s'ke për të qenë duku akoma, deri
sa ti heqim ç'ato etikeme negative, që i kemi fituar prej
90-ve e këndej. Akoma ka kohë për krenari.
Shumë çka ka ndryshuar pozitivisht, por akoma
kur i tregoj dikujt se jam "albaner", ka reagimet
ndër më të ndryshmet.

Mandej, ne nuk jemi musliman prej dje,
por me qindra vite. Ne jemi po ata të moçmit.
Ku ishim oër Europën? A shtet s'do të kishe qenë
për Europën. Athua s'kishim vlera atëherë?

Më shkurt, Islami është plot me vlera, vetëm
duhet punë e mësim.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top