Ilion Lika drejt Vllaznisë

CooL

Search
vllaznia-gezim.jpg




Ilion Lika drejt Vllaznisë: Kjo është hipoteza e fundit rreth të ardhmes të ish-gardianit të portës së Dinamos dhe Terek Groznit.
Ish-portieri i kombëtares së Shqipërisë ka mundësi që në gjysmën e dytë të kampionatit shqiptar te aktivizohet me Vllaznine. Lika i cili kishte kontratë me Terek nuk luajti asnjë ndeshje gjatë vitit 2009 për skuadrën e tij në kampionatin rus, i cili ka përfunduar në fund të muajit nëntor.

Duke patur parasysh edhe problemet që Vllaznia ka patur në mbrojtjen e "katërkëndëshit" interesimi për Likën dhe afrimi i tij pranë ekipit "kuqeblu" duket një mundësi konkrete.

Deri tani Vllaznia ka provuar plot pesë portierë, por asnjëri duket se nuk ka bindur trajnerin e ri të shkodranëve, Edi Martini. Vllaznia ka përfunduar pjesën e parë të fazës përgatitore në Malin e zi dhe në fundjavën e ka kaluar në Shkodër. Por sot do të niset sërish për në Malin e Zi, ku do të rinisë sërish një tjetër minifazë përgatitore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top