Ihsanoglu premton mbështetje për Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, të shtunën u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanoglu. Gjatë këtij takimi, Ihsanoglu theksoi që e njeh mirë çështjen e Kosovës dhe se mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën.

Gjatë takimit në Jeddah të Arabisë Saudite, ministri Hyseni e ka njoftuar Ihsanoglun me proceset në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë, historinë e Kosovës, karakterin kulturor e etnik të saj, luftën në Kosovë, Kosovën nën administrimin e OKB-së, pastaj për procesin negociator, deri te pamundësia për të pasur një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Pjesë qendrore e fjalës së ministrit Hyseni, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishte Kosova pas pavarësisë në dritën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Hyseni kërkoi nga sekretari Ihsanoglu që të përdorë ndikimin e tij te vendet anëtare të Konferencës që ta bllokojnë rezolutën e Serbisë, paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Po ashtu, ai kërkoi angazhimin e Ihsanoglut e të Organizatës që drejton ai, për shtyrjen përpara të procesit të njohjes së Kosovës nga vendet islamike.

Në anën tjetër, Ihsanoglu shprehu mirëkuptim ndaj qëndrimeve të ministrit Hyseni. Ai, më tutje, theksoi që e njeh mirë çështjen e Kosovës dhe se mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën.

Gjatë vizitës në Jeddah, ministri Hyseni është takuar edhe me kryetarin e bordit të drejtorëve të Bankës Islamike për Zhvillim, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit financiar ndërmjet Kosovës dhe kësaj banke.

Ministri Hyseni po qëndron në Jeddah me ftesë të sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top