Idrizi versus Dule dhe اamëria në mes

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Idrizi versus Dule dhe اamëria në mes


Alfred CAKO

"Mos ju beso grekërve edhe kur të bëjnë dhurata". Kjo ishte një maksimë homerike të cilën ia pati kujtuar Dhimitër Berati, kolonel Telini, italianit që kryesonte grupin e KNK-së (Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve), përpara se ai të shkonte në Janinë për një vizitë pune gjatë një udhëtimi fatal, i cili do t‘i kushtonte atij jetën në vigjilje të dhjetëvjeçarit të tretë të shekullit të kaluar. Përfaqësuesi ortodoks shqiptar që mbronte interesat e shtetit të brishtë shqiptar pranë KNK-së e ndiente erën e pacak të pabesisë që kutërbonte në eterin ballkanik. Dhe vrasja e Telinit dhe 2-3 bashkëpunëtorëve të tij do t‘i kushtonte atëbotë Greqisë dorëzimin e Korfuzit tek Italia, kapjen dhe varjen e ‘sharrëxhinjve të fshatit Zhepë" (pasi atentatorët nacionalistë korfuziotë ishin maskuar si sharrëxhinj dhe kishin bllokuar rrugën me pemë në këtë fshat pranë Kakavijës, ndërsa përfaqësuesit grekë në KNK, ju "prish" makina në Delvinaq) nga Kryeministri italian i sapofronëzuar, Benito Musolini. Kjo ngjarje kishte ndodhur 7 vjet pas tangos së ‘dashurisë‘, risi dhe thuajse të rrallë, midis italianëve dhe grekëve, që kishte pasur si nun pagëzimi anglezët, në Kongresin e fshehtë të Londrës më 1915. Tokat shqiptare ishin përdorur në thelb si një karrem dhe si një urë lidhëse midis dy shemrave rajonale detare (Italisë dhe Greqisë, pasi Italia synonte të trashëgonte suzerenitetin venecian e gjenovez të ishujve të Dodekanezit duke i njohur Greqisë të drejtën mbi اamërinë, një tokë me shumicë shqiptare) për ta futur Italinë në luftë në krahun e Aleatëve të Anglisë dhe Greqisë. Ndërkohë, perandoria britanike që dukej si një luan i përgjumur në rajonin e asaj kohe, e mbante një syhapur dhe nuk toleronte shumë në siujdhesën shqiptare. Ajo linte të kuptohej me stratagjemën e saj se nga ish-perandoria osmane lakmonte vetëm tokat naftëmbajtëse arabike, burime të cilat do t‘i milte nëpërmjet xhandarit të saj në rajon, Izraelit, shtet të cilin po e krijonte në Palestinë. Gjithashtu, dukej sikur Anglia ishte e interesuar për trekëndëshin e artë të opiumit, Pakistan, Hong Kong, Kinë për minierat e arit në Afrikë të Jugut dhe dominimin e SHBA-së në politikën e jashtme. Por ajo e prishi statuskuonë që vendosi Kongresi i fshehtë i Londrës për Shqipërinë nëpërmjet një roli të fshehtë që luajti me një diplomat dhe agjent të saj (ka pasur edhe me italianët një ‘Lorenc të Arabisë‘ që punonte në favor të shqiptarëve) në organizimin e Kongresit të Lushnjës dhe Luftën e Vlorës, dy veprime të cilat e kishin prishur statuskuonë e pas Luftës së Parë në terrenin shqiptar për palën italiane në favor të interesave të shqiptarëve; por kjo nuk ndodhi me tokat në shumicë shqiptare të اamërisë dhe kështu çamët ngelën për një intermexo midis dy luftërave botërore të kruspullosur me pelerinën e tyre të mynxyrtë të vulosur me vulën e kuqe tragjike të shtetit grek, i cili përdori një matricë ngjarjesh të zakonshme për të gjithë popujt e asaj kohe si kuaj trojanë për t‘i shkulur me vdekje, zjarr dhe barut, këtë popullsi të paasimilueshme, nga trojet e veta të lashta. Ka me dhjetëra harta të kohës para napoleonike që këto toka i quajnë shqiptare, brenda tokave të islamit. Madje, dihet shprehja e famshme e Tukididit i cili thotë se 300 spartanët i pritën persët ‘në Termopile, aty ku mbaron Greqia‘. Megjithatë, ka historianë të cilët duke i dhënë më shumë rëndësi elementit religjioz i llogarisnin popullatat sipas regjistrimeve fetare që ato i bënin në kishë apo xhami dhe duke ngatërruar kështu ortodoksët e shumtë shqiptarë me grekët, gabim që e bën edhe Pukëvili.
Dihet më tutje se si kërkoi që ta zhbënte Italia realitetin e vendosur në dobi të grekëve mbi trojet shqiptare të اamërisë, të sanksionuara nga 2 kongreset e Londrës. Marrja e اamërisë për llogari të Mbretit Viktor Emanuel do t‘i jepte një impuls Luftës së Dytë dhe rifitimit të nderit të humbur të luftës nga Italia në luftën italo-greke, me ndihmën e Gjermanisë. Madje, mund të ketë qenë edhe zhgënjimi ndaj pabesisë së anglezëve për tokat shqiptare, një nga arsyet për të cilat Italia u hodh në prehrin e Gjermanisë në Luftën e Dytë, përfundimi i së cilës dihet, por shkaqet e kësaj lufte ende vazhdojnë të jepen të gënjeshtërta në thelbin e tyre, shkaqe të cilat pak a shumë i ka theksuar në Testamentin e vet Politik Hitleri (në prani të pesë dëshmitarëve), një muaj para se forcat aleate të hynin në Berlin. Hitleri bazohej te filozofia e Spenglerit dhe kërkonte mandat për kontrollin tokësor të Europës ndërsa Britanisë kërkonte t‘i njihte mandatin perandorak detar dhe të dyja të bënin atë që ne sot e quajmë Bashkim Europian dhe të kontrollonin SHBA-në (të cilën nuk e quante më një shtet perëndimorist që funksiononte sipas parimeve kristiane të etërve themelues, por një shtet që kontrollohej nga çifutët) dhe barbarët sllavë. Por shtëpia Uindsor e Anglisë nuk pranonte ndarje pushteti; ajo i donte të gjitha për vete dhe ky oreks i ndërsjellë solli luftën dhe rreshtimet e saj përkatëse, ku popujt e vegjël si grekët dhe shqiptarët ishin të turbulluar dhe me grupe-grupe u sollën politikisht me mënyra të ndryshme, sjellje të cilat shkaktuan edhe luftëra civile. Por lufta që iu bë çamëve nga forcat qeveritare nacionaliste nuk mund të quhej e tillë, pasi ajo nuk u bë për pushtet dhe për t‘i nënshtruar politikisht ata ndaj një regjimi, por për t‘i shfarosur; ajo fushatë ishte një pogrom për shfarosje totale dhe për dëbim. Urdhri i pamëshirshëm i qeverisë greke ngjante me një urdhër për ushtrinë të dhënë nga Kajzeri gjerman kundër "lëvizjes së boksierëve" të Kinës: "nuk dua të dëgjoj fjalën mëshirë; nuk dua të emocionoheni nga fjala pleq, gra dhe fëmijë; dua që të kujtohem tek ta për 1000 vjet ashtu siç kujtohet te ne Timurlengu i tyre". Por shqiptarët nuk kishin pasur ndonjë Timur për grekët. Ata kishin pasur një Akil; kishin pasur një Aristotel; kishin pasur një supernjeri me gjak të përzier greko-shqiptar si Aleksandërin e Madh; kishin pasur një Pirro. Këta kishin qenë vëllezër me grekët dhe kishin ndarë së bashku historinë si popujt më të vjetër sa vetë historia e rajonit. Histori e cila deri me shfarosjen e çamëve kishte pasur interesa të përbashkëta nën perandori të përbashkëta, çati të përbashkëta ekonomike dhe politike, si dhe aspirata të përbashkëta. Madje edhe skema e mbretërisë greke para luftërave ballkanike ka qenë për një bosht aleance greko-shqiptare për t‘u mbrojtur kundër sllavo-bullgarëve në rajon. Por strategjia e Elitës botërore të shekullit të 19-të e Iluminizmit për shkatërrimin e dinastive perandorake konvencionale nëpërmjet zgjimit të ndërgjegjes dhe shteteve kombëtare, i pati përçarë popujt ballkanikë sidomos ata ortodoksë të cilët iu hodhën shqiptarëve si ujq të uritur mbi shpinë, madje duke i dhënë kësaj lufte edhe karakterin e një kryqëzate kristiane ballkanike.
Duhet thënë paraprakisht se Ahmet Zogu, dhëndri i Elitës, në raport me grekët kishte qenë në ekuilibër forcash për 14 vjet, pasi grekët në Shqipëri dhe çamët në Greqi i mbanin shtetet të kujdesshme reciprokisht dhe në balancë të veprimeve diplomatike. Tash kjo balancë është e prishur dhe që të ruhet përkorja diplomatike, duhet të rivendoset, edhe si funksion i korrigjimit të fajit të tmerrshëm historik nga ana e shtetit grek. Por pogrom nuk është bërë vetëm në اamëri. Nën tehet e thertores së kasaphanës greke e kanë ndier veten edhe kolonjarët e përtej Gramozit dhe ata të Thesprotisë.
Edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Greqia mendoi se erdhi koha e ëndrrave të Jani Koletit për një Greqi të Madhe dhe të çmendurit e Athinës, të cilët frymëzimin më të madh e marrin nga duhma religjioze e Fanarit, ndërtuan strategjitë e tyre të asimilimit të shqiptarëve. Me sa duket ata nuk e kishin dhe nuk e kanë kuptuar ende një të vërtetë të thjeshtë me shqiptarët: ata janë të paasimilueshëm! U duk sikur Greqia po fitonte terren në ëndrrën e saj të Megali Idhesë. Madje, në vitin e mynxyrtë të shqiptarëve, 1997, gjysmë i ftilluari Kosta Simitis do t‘u ulërinte në fytyrë disa ‘kolonelëve‘ të vjetër të cilët i quajti të çmendur dhe që nuk kuptojnë asnjë gjë nga politika, kur ata do t‘i kërkonin atij futjen e ushtrisë greke në juglindje të Shqipërisë. Madje ustai i tyre, Janis Kranidiotis (ish-zëvendësministri i Jashtëm grek që hynte pa droje si në tokat e entitetit të vet politik atëbotë në Shqipëri), mund t‘i jetë goditur më pas avioni gjatë rrugës për në Rumani, kur udhëtonte së bashku me djalin e vet, me predha elektromanjetike me frekuencë të ulët dhe që nuk lenë shenjë, ashtu siç thuhet se ja kanë bërë edhe Ul Haq të Pakistanit dhe ndonjë tjetri. Natyrisht, nëse është e vërtetë kjo hipotezë që pëshpëritet, një nga arsyet mund të ketë qenë edhe teprimi në protagonizëm dhe futja e hundëve në çështjen e "Epirit të Veriut" më 1997(ndoshta edhe 2-3 çështje të tjera të Egjeut për të cilat ai kundërshtonte planet e Elitës). Pra, kjo histori e mbarsur me elektricitet nacionalist dhe kaq e komplikuar në dukje, por që në fakt me pak vullnet ndërkombëtar mund të jetë shumë e thjeshtë, rizbriti në tapetin e politikës shqiptare; për hir të së vërtetës jo për herë të parë. Madje, autori i këtyre radhëve, si ish-deputet, ka kontribuar në hartimin e një projektrezolute të bujshme për اamërinë në legjislaturën 2001-2005, rezolutë e cila u hodh poshtë me një vendim politik të PS-së, pas një komunikimi intensiv të deputetëve të mazhorancës rozë të asaj kohe me ish-liderin e tyre, F.Nano, i cili ndodhej atëbotë me pushime në Greqi!!!
Edhe në atë seancë, Vangjel Dule, ish-përkthyesi i Janullatosit, frymëzonte të njëjtën rezistencë kundër projektezolutës dhe interesave të çamëve dhe midis 2-3 iniciatorëve, edhe unë pata qenë një objekt nominal sulmesh. Këta nuk e kuptonin se drejtësia është drejtësi dhe ka një parim të thjeshtë që në politikë të mos quhesh maskara: kur ke interes të përfitosh nga një padrejtësi, hesht dhe lëri ngjarjet të shkojnë sipas vulosjes që u bën lumi i fatit; kur ke interes të përfitosh nga një veprim i drejtë, mbroje në mënyrë aktive kauzën tënde. Konservatori ortodoks me mbiemër mysliman duket se ka zgjedhur variantin e parë. Shqiptarët dhe grekët e Shqipërisë, në fakt, nuk kanë aspiratë të kundërta apo të kithta; përkundrazi ata janë në një anije dhe më duket se grekët e Shqipërisë janë trajtuar me një delikatesë dhe altruizëm të thekshëm nga çdo qeveri në Tiranë dhe kjo nuk është temë për ndonjë ese. Por, fatkeqësisht, lidershipi i vet ka përqafuar skemën më antishqiptare të helenizimit të qarqeve më reaksionare dhe antishqiptare dhe kjo formulë do ta rrudhë edhe më tej Dulen, çka do të sjellë një rreshtim të qytetarëve shqiptarë me origjinë greke, që të rreshtohen në parti mbi baza ideologjike dhe jo nacionaliste të mykura si ajo e Dules. Ky duket shumë qesharak kur paraqitet nëpër ekranet shqiptare i ngrefosur sikur ka marrë flamurin dhe ‘çelësat‘ e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike dhe i ka mbushur mendjen vetes se është një lojtar mbretëreshë në lojën e madhe të shahut që luhet midis Greqisë, Shqipërisë dhe Perëndimit, por unë kam droje se ai me veprimet e veta që i pandeh si të Shën Kozmait, nuk është as si një ushtar që mezi bie në sy në fushën e këtij shahu reciprok. Dhe u duk qartë se si u shit Dulja me partinë e tij nga vizita e dy kryeministrave të fundit grekë para zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti te ne, të cilëve ju duhej shumë më tepër një deal me lidershipin politik të të dy krahëve të Tiranës se sa interesat e paprincipta të disa maxhordomëve të Janullatosit që përfaqësojnë një pakicë të vogël konvencionale që po vjen duke u rrudhur.
Po kështu, edhe z.Idrizi i cili ka nën skalpin e vet adrenalinën e nxehtë të trashëguar me të drejtë nga prindërit dhe gjyshërit e tij, duhet ta përmbajë pak më shumë veten e të mos merret shumë me Dulen, por me ata që vendosin këtë çështje të drejtë. Ai lipset të kuptojë se çështjet e trojeve ndonjëherë zgjidhen pas shekujsh; kujtoni atë të Izraelit, e cila u zgjidh pas 20 shekujsh. Madje, tokat çame kanë një histori me ‘Abrahamë‘ dhe "Moisinj" që vinë nga historia e regjistruar dhe jo nga legjendat e librave të shenjtë. Aty ka jetuar Akili, lakedemonasi i madh. Aty flitet se jetonte اirçja e cila i shndërroi në derra shokët e Odisesë, të cilët ishin në kërkim të Itakës. Aty në gjirin e Aktiumit u bë beteja detare që ndërroi historinë botërore nga lufta midis Oktavianit, nga njëra anë dhe Kleopatrës e Mark Antonit nga ana tjetër. Madje, në këto toka të Ilirikumit kaloi për herë të fundit duke u larguar për në Egjipt edhe Pompeu i madh. Në këto toka ka jetuar Shën Pali për tre muaj ku thuhet se ai ka mirosur edhe Papën e parë informal, çamin shqiptar, Eleuther (sipas Konicës). Madje, çamët dhe shqiptarët thesprotë kanë pasur edhe tempullin më të rëndësishëm pagan para kristian, atë të Zeusit në Dodonën (disa historianë mendojnë se ajo ndoshta ka qenë në malin e Miçikelit pranë Janinës, por unë mendoj se mund të jetë edhe mali i Tomorit, por kjo është temë tjetër). Pra, zotit Dule mund t‘i bëhet një pyetje nga ana e ime: a ka ndonjë popull që mund ta falë këtë histori emocionuese kaq kollaj vetëm se fati i keq i vendosi gurin e muhaxhirit për gjysmë dekade? Po ja edhe për një shekull apo dy të tilla? A mund të pranojë ndonjë popull i tillë i shndritshëm ta pijë kupën me zeher të cilën zoti Dule ja u zgjat me arrogancë për ta pirë sikur ai të ishte Zoti i tyre monoteist? Në një kohë kur zoti Dule mund të luante rolin e një "Pokahontasi" grek në Tiranë, për të zbutur zërin e statukuosë së اamërisë në Athinë.
Por unë e kuptoj se ashtu siç u bë nën hundën e anglezëve (për shkaqe ndoshta të justifikueshme në atë kohë nga imponimi i Zervës, të cilin anglezët e shikonin si një aleat të vyer) gjenocidi çam, po ashtu rikthimi i tyre në tokat stërgjyshore do të bëhet përsëri me bekimin dhe për interes të tyre. Kjo është edhe arsyeja se përse ne nuk po i zbutim dot së pari ‘derrat‘ e tjetërsuar nga ‘çirçja‘ e politikës së jashtme të Tiranës dhe me të cilët ka sfidën e parë z.Idrizi. Njohja e "çështjes çame" duhet të kryhet njëherë nga Berisha dhe Rama e pastaj nga Dulja. Por të gjithë këta, me sa duket, nuk duan fatin e "Jani Kranidiotis" nëse nuk ju a hap një semafor jeshil Elita londineze, e cila punon me disa standarde. Ajo në përgjithësi nuk i duron dot nacionalizmat e së kaluarës, por kur i intereson, e skërfit korren e ndonjë plage të vjetër, siç bëri me Kosovën. Pra sfida e të gjithë shqiptarëve (jo vetëm e partisë së Shpëtim Idrizit dhe e nismës së tij sizifike) është që ta ndezin këtë semafor dhe atëherë do të shohim se si urtësohen e ju zbutet zëri jo vetëm ushtarit Dule, por dhe disa ustallarëve të tij kokënxehtë të Fanarit dhe të Athinës. Ashtu siç bënë edhe për Kosovën…


Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top