I zi midis shqiptarësh

alfonci

Veri investigatio
Rastesisht hasa nje shkrim qe nuk i dedikohet shqiptareve direkt, por qe permend eksperiencen e nje studenteje me ngjyre (afrikano-amerikane) ne Shqiperi. Ajo quhet Chelsi, ben studime antropologjike dhe eshte ne Shqiperi me nje burse Fullbright, dhe ne Shtator ajo do vije per here te trete ne Shqiperi.

Kur Chelsi do udhetonte per here te pare ne Shqiperi, profesori i saj i permend si shkarazi qe shumica e shqiptareve nuk kane pare ndonjehere njerez te zinj sic jane afrikano-amerikanet. Ajo mendoi se nuk do ishte hera e pare qe do dallohej nga te tjeret nga ngjyra e lekures, dhe nuk i kushtoi shume vemendje. Por sic thote shkrimi, kur Chelsi erdhi ne Shqiperi e pa qe njerzit nuk kufizoheshin vetem me vezhgime ndaj saj. “Ata e tregonin me gisht, e pyesnin ate se si arriti ti behej lekura aq e erret, dhe bile rrinin dhe ne radhe per te bere fotografi me te.”

Po me vinte per te qeshur kur e lexova kete fjali duke perfytyruar bashkeatdhetaret tane qe nuk kishin pare ndonje te zi me pare ne jeten e tyre, dhe po mundohesha te kujtoja dhe reagimet e mia kur kam pare nje te zi per here te pare. Kur fillon mendon per te tilla gjera natyrshem te shkon mendja tek rracizmi dhe ne cfare niveli eshte kjo dukuri tek ne shqiptaret ne krahasim me popujt e tjere te rajonit dhe te botes.

Gjeja e pare qe te vjen ne mendje kur mendon qe ne jemi rracista ndaj njerzve me ngjyre eshte fakti qe ne kemi qene te izoluar, dhe deri diku disa qendrime dhe reagime justifikohen kur nuk ke pare njerez qe duken ndryshe nga ty. Por kur mendon me pas per romët (jevgjit sic quhen ne zhargonin popullor) ky argument nuk pi uje, pasi ata kane shekuj qe jetojne midis nesh. Une p.sh. nuk e dija qe romet jane me origjine indiane, dhe tani qe i krahasoj me indianet qe kam pare, ngjashmerite e tipareve dalin ne pah direkt. Jo se kjo eshte e rendesishme ne vetvete qe une ta dija, por tregon gjithsesi qe romet jane pak a shume shtetas dhe njerez te kategorise se dyte per ne, aq sa neve–ose mua te pakten ne kete rast–nuk me kishin guludisur kureshtjen per te ditur nga vijne me origjine keta njerez, te cilet jane ne fakt nga me fatkeqet e etnive apo grupimeve ne bote, pasi jane njerez pa atdhe.

Ne shqiptaret me te drejte ankohemi per rracizmin qe greket kane treguar dhe tregojne ndaj shqiptareve ne Greqi. Te gjithe ata shqiptare qe kane qene ose jane emigrante ne Greqi e dine c’do te thote te jesh viktime rracizmi dhe te cilesohesh si njeri i kategorise se dyte, jo per ndonje faj tendin personal po thjesht se u linde dhe vjen nga nje grup njerzish qe jane “ndryshe”. Per romet ama nuk mendoj se e kemi vrare shume mendjen ndonjehere te dime se si ndihen ata ne Shqiperi dhe ne trojet shqiptare. Me sa duket fakti qe ne vete kemi qene popull i shtypur dhe diskriminuar nga te huajt nder shekuj nuk na ka ndikuar dhe aq shume qe te jemi me empatike ndaj atyre qe jane ndryshe nga ne.

Deri ne kohen qe kam jetuar ne Shqiperi une p.sh. nuk e kam vrare shume mendjen qe te di apo te mundohem te imagjonoj se c’do te thote te jesh rom, apo i zi, apo nje rrace ose kombesie tjeter, dhe te jetosh midis shqiptareve. Por dhe me aq sa kemi pare si obzervatore te jashtem dhe apatike qe kemi qene ndaj romeve, padyshim qe nuk eshte dicka e kendshme te jesh “jevg” ne Shqiperi.

E nese shpejt e shpejt do justifikojme qendrimet tona rraciste duke thene se jevgjit e meritojne deri diku sepse jane keshtu e ashtu, kjo gjithsesi prap justifikon rracizmin qe egziston, pasi nese do shte nje person i rraces tone qe do bente te njejten gje te papelqyeshme qe mund te beje nje rom fjala vjen, ne do gjenim po aq lehte arsye per te justifikuar veprimin e tij; padija dhe fukarralleku keto pasoja kane, etj, pra gjithsesi do reagonim ndryshe.

Do isha kurioz te dija se si ka ndryshuar gjendja per romet ne Shqiperi dhe trojet shqiptare keto vitet e fundit, nese ka ndryshuar, dhe nese njerzit jane dicka me tolerante tashme ndaj tyre, d.m.th. me pak rracista. Pyetja dhe ceshtja qendron ne fakt dhe ndaj minoriteteve entike qe jetojne ne Shqiperi, po ketu e di qe do hapet kutia e Pandores kur te vije fjala tek minoriteti grek, dhe veshtire te gjesh opinione qe nuk ndikohen nga faktore te tjere per te analizuar rracizmin ndaj tyre ne Shqiperi, apo per mungesen e rracizmit.

peshkupauje
 
Romet nuk jane njesoj si zezaket. Une personalisht per here te pare kam pare nje te tille ne Tirane dhe madje shume vone. Nuk mund te akuzohem per kete. Per mua eshte shume e justifikueshme.

Pastaj sa per gjendjen e romeve, ne nuk po rregullojme dot gjendjen tone megjithese po rropatemi ne cdo ane te mundshme, do rregullojme te tyren qe as nuk ankohen, por madje e dashurojne prej shekujsh ate lloj jete. Jane ata qe duhet te ndergjegjesohen fillimisht per te ndryshuar, pastja edhe le te na akuzojne pa patem lene vend...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top